Lojtari më i mirë i vitit, zbulohet vota e Agollit dhe Panuccit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Cristiano Ronaldo u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA në një mbrëmje gala në Londër që mblodhi bashkë personalitetet më të njohur të këtij sporti, e një “dorë të mirë” i ka dhënë si kapiteni po ashtu edhe trajneri kombëtares shqiptare.

Pikët maksimale ka marrë Cristiano Ronaldo si nga kapiteni kuqezi, Ansi Agolli, ashtu edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci.

Në sinkron kanë shkuar edhe votat për dhënien e tre pikëve për lojtarin më të mirë, ku të dy kanë votuar Messin. Por preferencat për votën e tretë kanë ndryshuar, ku kapiteni kuqezi ka votuar Buffon, ndërsa Panucci Naymar.

Agolli dhe Panucci kanë qenë në një mendjen edhe për trajnerin më të mirë, ku të dy votuan me nga 5 pikë edhe fituesin e këtij çmimi Zinedine Zidan. Po ashtu me nga 3 pikë ata kanë votuar Massimilliano Allegrin. E ndërsa Panucci i jep 1 pikë Diego Simeones, Ansi Agolli ka votuar për Maurico Pochetino.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *