Lothar Matthaus trajneri i ardhshëm i Kosovës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lothar Matthaus, legjenda e futbollit e Gjermanisë, do të jetë pasardhës i Albert Bunjakit, i cili u largua nga përfaqësuesja e Kosovës pas eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”

Gazeta Express ka siguruar një fotografi të Matthaus me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e shkrepur mbrëmë në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA në Londër.

Gazeta Express ka kontaktuar me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), por këta të fundit nuk kanë dashur të prononcohen.

Matthaus e udhëhoqi si kapiten Gjermaninë Perëndimore drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 1990, dhe u shpall lojtari i vitit në Evropë po atë vit.

Në vitin 1991, ai u bë lojtar i parë që fiton çmimin lojtari i vitit i FIFA-s. Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Inter.

Ndërsa si trajner, ai ka drejtuar ekipe kombëtare si Hungaria (2004-06) dhe Bullgaria (2010-11). Ai i ka drejtuar edhe skuadrat si Rapi Ëien, Partizan Belgrade, Red Bull Salzburg e të tjera.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *