Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, fton bizneset të investojnë në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me Kryeministrin, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.

Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet.

Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.  ​

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, fton bizneset të investojnë në Shqipëri”

  1. qoka bo nomi n'Albaniston says:

    Hajde Albanistonez hajde…shume investime te mendjes per shqyptaret sunite….sic ka vertetuar jeta…

    meqe ra fjala, genjeshtra dhe mashtrimi i rradhes…se dihet sa kohe ska shtet e drejtesi nuk ka investime ,se arabet jane budallenj dhe do investojne para gjermaneve apo amerikanve….ne Albaniston.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *