Spaho nuk i beson dokumentit të Tahirit: Duhet të arrestohet, ka një hetim nga drejtësia italiane

24 Tetor 2017, 17:57Politika TEMA

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho u shpreh në Report Tv se Kuvendi duhet të japë autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pavarsisht se dokumenti i drejtësisë italiane vërteton se ndaj Tahirit nuk ka asnjë hetim të nisur, Spaho mendon të kundërtën.

Deputeti tha se ka një hetim nga drejtësia italiane dhe se Tahiri nuk është i vetmi ministër.

“Ka një hetim nga drejtësia italiane. Besoj se nuk është i vetëm ministri, por ka edhe zyrtarë të niveleve të tjera, zyrtarë të policisë të cilët janë të përfshirë në trafikun e drogës,” tha ai.

Më tej, Spaho u shpreh se Tahiri mund të prishë provat, ndërsa solli në vëmendje nxjerrjen e emrit të dëshmitares së mbrojtur nga prokuroria, e cila sipas organit të akuzës dëshmon lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm.

“Prish provat. Doli emri i dëshmitares dhe ajo do tërhiqet. Sepse është dekonspiruar dhe kjo është garancia që të jep sistemi juridik, policia”, tha Spaho.

Sipas tij, provat për Tahirin janë të pakundërshtueshme, ndërsa shtoi se rezultojnë të implikuar edhe zyrtarë të niveleve të tjera, ndër ta punonjës të policisë. “Për Saimir Tahirin ka prova të pakundërshtueshme si i përfshirë në trafikun e drogës dhe për këtë maxhoranca duhet ta dorëzojë. Ka edhe zyrtarë të niveleve të tjera, zyrtarë të policisë të cilët janë të përfshirë në trafikun e drogës“, tha Spaho.

5 komente në “Spaho nuk i beson dokumentit të Tahirit: Duhet të arrestohet, ka një hetim nga drejtësia italiane”

  1. Meta ik says:

    Ik mor mllef se nuk keni fakte dhe popull per tju mbeshtetur ose tju besojne.

  2. Fatosi-kosove says:

    Spahi majmuni ti duhej te kerkoje arrestimin e sali beut e lul milloshit kur krijuat lazaratin dhe bashke me ta te shkoje edhe ti,ju duhej te fuyeshi ne burg edhe per Haklajt edhe gerdecin edhe per 21janarin edhe per detin edhe per plaqkitjen e bankave edhe per xjindin e trebicken edhe per shkaun fazlliq qe mbani ne pd e dikur e kishit president e kryeminister,pra majmun sado qe perpiqrsh te gjen fakte kunder Tahirit edhe ti e di se jan shpifje tuajat,prandaj per shpifje dhe fyerje duhet te pergjigjuni nje dite,gi majmun dhe kafshet tjera ne pd e deshmoni se aty jeni grumbulluar te gjithe kriminelet dhe kur ju te perfundoni ne burg Tahiri do vjen dhe do ju bej nje vizite si ne kopsht zoologjik.

  3. malesori says:

    PO si te thote se i besoj i shkreti sepse fluturon ma zi se Patosi e Imami.POr vertete do ti bente ndere ketij burri plak te mos binte kaq poshte.Po si te mos i besonte dokumentit zyrtar te Katanjes dhe faktit se drejtesia dhe policia italiane pas 4 vjete hetiesh nuk nxori Tahirin si te pandehur as si te dyshuar por te besonte lideret e partise se tij dhe argatet e tyre ne Prokurori ,te cilet nga te njejtat dokumente e pergjime per vetem 48 orekerkojne arrestimin e ish ministrit dhe deputetit Tahiri.TUrp per nje burre te urte si Spahon por interesi politik e prish si duket edhe pegajmerin.

  4. o lul e lul says:

    U ngrit nga gjumi ,s`me siguri qe e kane shtytyr qe te thote nje fjale pa tjeter qe e kane kritikuarnga kupola ,i vonuar me duket,ap[o i ve dhe ky dru zjarrit ,kur zjarri u shua. Do ti sygjeroja ti hedhi pak syt nga dosja e çezit se atje ehte GJAHU i madhe Z. Spaho .

  5. Jimi says:

    Po mire more syrgjyn Tahiri e mori per 48 ore nje dokument nga drejtesia italiane qe ti e quan fals, po ti merre nje dokument tjeter po nga kjo drejtesi qe te vertetosh ate qe ti pretendon dhe qe njekohesisht nxjerr ne drite te diellit falsitetin e dokumentit qe ka Tahiri Eshte fare e thjeshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje