Tahiri: Do rri te dera e Prokurorisë deri sa të më marrin në pyetje, jam i gatshëm të përballem me të vërtetën

24 Tetor 2017, 12:54Politika TEMA

Deputeti Saimir Tahiri u shpreh se do të qëndrojë para derës së Prokurorisë për Krimet e Rënda derisa të merret në pyetje.

Tkesa foli para mediave Tahiri i tha dhe kolegëve të tij socialistë se nëse besojnë se duhet arrestuar, le ta bëjnë këtë, duke nënkuptuar votimin pro kërkesave së Prokurorisë, për të cilën do të vedoset nesër në kuvend.

Nëse ka deputet te PD, por edhe të PS qe mendojne se une duhet te shkoj ne burg i ftoj ta bëjnë këtë punë.

Jam i gatshëm të përballem me të vërtetën. S’dua të dal nga kjo histori si njeriu që hajt po ia falim kësaj radhe e le të mos shkojë në burg.

Deputetët e PS edhe në Këshillin e Mandateve edhe në Parlament, do mbrojnë një qëndrim që ka të bëjë me të vërtetën, jo me Saimir Tahirin, nëse ka një njeri që mendon se unë duhet të arrestohem le të votojë që unë të shkoj në burg dhe unë do përballem.

Do rri të dera e Prokurorisë për Krime të Rënda deri sa të më marrin në pyetje. Unë sdo largohem” – tha Tahiri.

4 komente në “Tahiri: Do rri te dera e Prokurorisë deri sa të më marrin në pyetje, jam i gatshëm të përballem me të vërtetën”

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Jo Sajmir,ti sduhet te rrish tek dera e Prokuroris.
    Sepse ajo nuk eshte Prokuroria ne sherbim te shqiptarve por te Sali Berishes dhe Ilir Metes.
    Sot eshte dita kur Adriatik Lllalla te jap DORHEQJEN ky PUSHT KRYEPROKUROR qi perdoret nga Berisha sa her i duhet te largoj vemendjen nga krimet makabre te tij dhe te femijve .
    Pse nuk heton per ÇEZ-IN ku jan vjedh milliona Euro nga paret e shqiptareve.

  2. like says:

    Sa me zell e paske mare mor djale. Ay tjetri vrau ke dera punes e u tha me rrofshi topet, kurse ti sgjen dot rehat per nji muhabet gazetash. Sikur t isha une km, vetem per inat te atyre qe te kane inat kisha me t bo prap miniter t mrenshem.

  3. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ky trimi diten qe doli lajmi qau tek Fevziu biles tha qe do beje dhe ca kohe burg tani doli dhe thote qe dua te hetohem, ca te thuash per kete shtet qesharak i mbushur me karagjoza te kriminalizuar. Albanistan hesapi, rrofte republika e hashashit

  4. vaso says:

    Se mos besh greve urie aman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje