Frika e Armand Dukës për rizgjedhjen në krye të FSHF-së

Kur ende nuk ka nisur gara për kreun e ri të Institucionit më të lartë të futbollit shqiptar, lind pyetja pse friksohet presidenti aktual nga kandidimi i mundshëm i Bashkim Finos.

Në Mars do të jenë zgjedhjet për kreun e ri të këtij Insitucioni dhe duket se ethet e frikës kanë mbërthyer FSHF-në dhe presidnetin Armand Duka, i cili i trembur është duke bërë të pamundurën për të marrë vesh se kush do të jetë rivali i tij.

Së fundmi portali që financohet nga i biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, kanë nxjerrë në qarkullim emrin e deputetit të njohur të Partisë Socialise Bashkim Fino, si kandidat i mundshëm përballë Dukës në zgjedhjet e këtij institucioni.

Duka i është frikësuar menjëherë këtij emri, i cili nëse do të jetë vërtet një kandidat përballë tij do të ishte një fat për futbollin shqiptar.

Bashkim Fino do të ishte një nga emrat e duhur që mund të drejtojë futbollin shqiptar, i cili gjatë drejtimit të Dukës nuk ka pasur asnjë ecuri pozitive.

Fino nuk ka nevojë aspak që të ketë mbështetjen as të Edi Ramës dhe as të Gaz Demit, pasi është një person që ka drejtuar gjithmonë i vetëm si shtetin shqiptar si kryeministër, ashtu dhe shumë qarqe ku ka kandiduar dhe ka triumfuar gjithënjë bindshëm, dhe ka një simpati të lartë në opinonin publik.

Dhe emri i Bashkim Finos e ka vënë në panik Armand Dukën, i cili i trembet një rivaliteti të tillë, pasi është mësuar që gjithnjë të zgjidhet në krye të FSHF-së pa kandidat dhe të bëjë me zgjedhjet çfarëdo që ai dëshiron të bëjë.

Për futbollin shqiptar do të ishte fat dhe privilegj që të drejtohet nga një person si Bashkim Fino nëse do të kandidojë, si një njeri që e do vërtet sportin dhe që nuk do ta shihte asnjëherë si pronë private, siç ka vite Duka që e kthyer në të tillë.

FSHF-ja është kthyer në pronën e tij dhe sot ai është një nga personat më të padëshiruar nga futbolldashësit shqiptar.

Duka është një nga zyrtarët e lartë që gëzon më pak simpati në rradhët drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe si një nga personat më të pa sukseshëm në drejtimin e këtij Institucioni.

Ai kërkon që të përdorë kualifikimin e kombëtares shqiptare në kampionatin Europian si një sukses personal për të lartësuar sadopak imazhin e tij, por që gjatë momenteve të festimeve në Tiranë ishte i vetmi që u ofendua dhe u fërshëllye në kor nga tifozat shqiptar.

Duka ka një përgjegjësi shumë të madhe përballë qytetarëve shqiptare, pasi kur të shkojë që të kërkojë votën duhet të tregojë se çfarë investime ka bërë dhe ato që do të bëjë në të ardhmen, por nuk duhet të harrojmë që mungesa e investimeve në futboll është tepër e madhe po të krahasohemi me fqinjët tanë, pasi edhe ato pak investime që janë bërë nuk janë të FSHF, por të presidentëve të cilët me pasionin për sportin investojnë tek skuaddrat e tyre.

Ndaj nëse Bashkim Fino do të ishte vërtet një emër që mund të kandidojë për kreun e FSHF-së ky mund të jetë një nga lajmet më të gëzueshme për sportin në vendin tonë.

Duka duhet të mendohet mirë për të rikandiduar, pasi në një përmbledhje të gjithë kohës së tij si president numërohen me gishtat e njërës dorë investimet e tij në sportin shqiptar, pasi 4 mandate janë vërtet shumë për të treguar se në çfarë gjendje është sot futbolli jonë, dhe një mandat i 5-të do të ishte një fatkeqësi e vërtet për futbollin shqiptar dhe për çdo sportdashës./ TemA TV /

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Frika e Armand Dukës për rizgjedhjen në krye të FSHF-së”

  1. sokoli says:

    AHAHAHAHHA JENI TE PAPAM JENI BERE SI FAQJA EXING O TEMA MEROS
    CA LIDHJE KA FINO ME FUTBOLLIN, FINO VETEM TAVULL LUAN
    MERRUNI ME SAJEN

    1. Zigur Q(K)ari says:

      Po Duka cfar ldhje ka me futbollin pervecse perfitimit personal.

  2. Iva Tici says:

    Paskeni peergatitur planin B qe Erjon Brace te behet president i FSHF ne vend te Dukes, por ky z. Fatjon Baze duhet ta dije qe Armando Duka nje pordhe te leshoje dhe Erjon Brace fluturon ne ndonje nga ato shpellat e Osumit ne Berat, se ne Kucove thuhet se Erion Veliaj ia ka ndaluar hyrjen kesaj buçes se merzitshme.

  3. Iva Tici says:

    Paskeni pergatitur planin B qe Erjon Brace te behet president i FSHF ne vend te Dukes, por ky z. Fatjon Baze duhet ta dije qe Armando Duka nje pordhe te leshoje dhe Erjon Brace fluturon ne ndonje nga ato shpellat e Osumit ne Berat, se ne Kucove thuhet se Erion Veliaj ia ka ndaluar hyrjen kesaj buçes se merzitshme.

  4. m says:

    Nuk e njihni mire Duken,duhet te bien dakort Berisha ,Rama, Meta qe te mos zgjidhet ai,per momentin futbollit shqipetar kryesisht Kombetares i duhet Duka FSHF-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *