Mënyra e vetme për t’u “hakmarrë” ndaj Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi

Një kryeministër që fyen gazetarët është një shfaqje e shëmtuar që ta shpif, por kjo jo domosdoshmërisht e nxjerr atë jashtë misionit të vet. E patë besoj sot që më shumë u fol për sharjet e Edi Rames pas seancës, sesa për atë që ndodhi në sallën e parlamentit?

Kurse një gazetar që bojkoton kryeministrin, mund të prodhojë vërtetë spektakël publik, por kjo e nxjerr atë jashtë misionit të shtypit.

Sipas meje, ka vetëm një mënyrë për t’u “hakmarrë” ndaj qeverive arrogante dhe të korruptuara. Të informosh çdo ditë, çdo orë dhe çdo minut për të vërtetat përvëluese, që i nxjerrin ato zbuluar. Ku padyshim përfshihen edhe “shpërthimet” spontane ose të paramenduara të çdo politikani kundër shtypit.

Gazetarët dhe zyrtarët e lartë nuk kanë një garë të etikës së komunikimit me njëri-tjetrin, por i bashkon, po aq sa i ndan, shumë më tepër se kaq.

Ndaj, pa dashur të futem fare në një punë që nuk më takon, do t’u sugjeroja gazetarëve që t’i tregojnë vendin kësaj race politikanësh, jo duke u lënë fushën e lirë, sepse ashtu mbase do të përmbushnin pa dashje dëshirën e abuzuesve të tyre.

Por duke iu ngjitur mbrapa në çdo çast për t’i treguar publikut se çfarë ata janë realisht. Pa u kompleksuar kurrë nga fyerjet e tyre, të cilat ka raste kur ngjajnë me atë bezen e kuqe, që shërben për të marrë vëmendjen e demave.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Mënyra e vetme për t’u “hakmarrë” ndaj Ramës”

  1. Meta ik says:

    Ju qe po shkruani kunder Rames jeni nje plehre, gazetaria shqiptare mbeshtet demokracine tek krimi Berishian, ju po e flliqni demokracine me shpifje. Ju harruat se jeni pjese e krimit kur Berisha vriste per pushtet.

  2. guri says:

    O Astrit po atje do shkosh dhe ti ne ndonje gazete sepse aq e ke kapacitetin.Luli dhe Sala ta rraswn sa deshen.

  3. sala says:

    ketij ja futi Luli, ky eshte kot fare

  4. Vjosani says:

    Hahahha, leksion gazetareve nga nje gazetar qe vete nuk shkelqeu kurre ne gazetari. Po ik o Patos, se ti vet je nje “gazetar” nen mesataren. Ne kohen e xhaxhit te tillet i degdisnin ne gazetat e tipit :Fitorja” ne ndonje province shume te larget….

  5. PETRO says:

    astrit kelcyra.merru me pare me kruetarin tend apo nuk ja dole dot e fute bishtin ne shale si zagar i trembur,rames ti i mer te keqene jo vetem se nuk ka ofenduar njeri sepse konstatimet ne pergjhithesi nuk perbejne ofendim por keta gazetare brek grisur duan te blejne brek me parat e cpifjeve.rama nuk u ka bere gje ata duhet te burgosen per dizinformim bashke me ata tre prokurore ku eshte pare e degjuar te detyrosh parlamentin te jape autorizim per burgosje te nje te pa fajeshmi.dhe pikerisht pse sajmiri eshte i pa fajshem ata donin ta rrasnin nse burg kunder te gjitha regullave nderkombetARE E KOMBETARE.

  6. Ilo says:

    Rama jep besim per nje te tashme dhe te ardhme me te mire. Te mos ta humbasim shansin. Ec Rama.

  7. Agim vlora says:

    O patos ta futi sa krahu Basha,Tani le si qene rrugesh.ik rrac e keqe.

  8. Qytetari digital says:

    Shkruani sa te doni, shani sa te doni. Nuk iu lexojme ore paraziter. Rama i drejtohet direkt atyre qe e duan dhe besojne tek ai nepermjet rrjeteve sociale, facebook, twitter etj. Pellcisni. Ne prap do ta votojme Ramen dhe juve pjesmarres te krimit nuk do ju lejojme me te talleni me ne popullin.

  9. tarasi 2 says:

    ore ti paske qene rot k,,i fare , po ik o trap e mos e zere ne goje kryeministrin, se e ben pis se gojen e ke me mut

  10. Kellira says:

    O Patoz ty nuk ta pjerdh Basha dhe Sala jo më Rama.
    Ik fillo bjeri kitarres neper dasma se qe kur Olldashi doli per piknik ne Krrabe e mori rrugen e …. nuk i bie njeri më telefonit tend.

  11. Niku says:

    Po jo o z. Patozi, jo, nuk eshte ajo menyra e vetme per t’u hakmarre. Menyra e vetme eshte te ngrihet standarti I gazetarise, te shkruhet e flitet duke perdorur rregullat e drejtshkrimit shqip, te pyetet duke perdorur trurin dhe jo duke ngrene fara apo duke pare fejsbukun. Nese ti mendon se niveli I gazetarise ne Shqiperi eshte I mire dhe kryeministri ben gabim qe e evidenton kete si mangesi, atehere nuk je duke perdorur trurin as ti.
    Artikujt e gazetave apo faqeve shqiptare jane amatoreske dhe kjo eshte hiperbole, jane ne nivel thashethemesh, cfare tha njeri, c’beri tjetri, hyr ne faqen e fejsbukut apo instagramit dhe shkruaj nje “artikull” prej 3 rreshtash. Aty ku lexon per politiken, lajmi poshte tij flet per cicat e Bleones. Jane kthyer faqet shqiptare ne pornografi. Nuk shikon as lexon te flitet per asgje pozitive ne Shqiperi, vetem per vrasje, droge, politike e korrupsion a thua se kjo eshte jeta ne Shqiperi. Keta te duken gazetare te hajrit ty?

  12. Bardhi Tolabi says:

    O Astrit Patozi!
    Jam dakort me ty,qe gazetaret tu qepen si miza bythes te kalit kesaj “race politkanesh”…
    Po ti more i zi,sa i je qepur Sali Berishes?I kam lexuar shkrimet e tua kunder Lulzimit,qe nuk i ke lene llaf pa thene.
    “Te lumte”
    Por une them se mire ju tha Rama gazetareve:po a keni mend,a lexoni,a mesoni para se te shkruani apo te pyesni?
    Keshtu te them dhe une,me pyetjet e meposhtme:
    Ta merr mendja se,Luli,ju hoqi nga kandidimi per deputete me koke te tij dhe pa lejen e Berishes?
    Ta merr mendja se,u vetezgjodh me 22 Korrik,me ate palo fushate dhe votim qe u be ne PD,pa lejen e Berishes?
    Ta merr mendja se e hapi cadren pa lejen e Berishes?
    Ta merr mendja se,sic thote populli: “U gdhifte Shen Gjergj”,Lulushi befas,ne nje takim te thirur prej tij dhe aleateve,i braktisi koleget dhe u mbyll me Edi Ramen per 4-5 ore dhe bene ate marrevehjen e fameshme te 18 maijt,pa i pyetur ato kukllat e Berishes,pa lejen e Berishes?
    Ka shume pyetje per ty dhe gazetaret e kallepit tend.
    Te gjithe jeni te shitur,keni shitur bythen tek pronaret tuaj.Ti tek Berisha,sa nuk e ze ne goje per keto “mekate” pa thene per te tjerat si Gerdecin,vjedhjen e “Rruges te Kombit”,vrasjjen e 21 Janarit,shitjen e detit Greqise,etj,se te ze cerma,apo i quan gjera te vogle.Keshtu dhe te tjeret tek pronaret e medieve te shkruara apo televizive…
    Jeni race e poshter qe me shkrimet tuaja e keni damkosur Shqiperine me keq se kriminelet e llojeve te ndryshme…

  13. Janaq Pani says:

    Nga Gjonoshati: Ky Astriti shkruan e flet si e ëma e Zeqos majë thanes. E lane si tambura e shpuar dhe do të rrëfehet se është dikushi që nuk ka qënë kurrë, edhe kur e kishte një karike të thyer në PD. Me ato që thotë na provokon gazra për të pjerdhur, ndaj mos ia ndalni vrapin që ka nisë. Vazhdo Astrit, vazhdo…

  14. BUJARI JU DEGJON says:

    Sa i zgjuar ky Astrit Rrogozi,ka “zbuluar” menyren e vetme per t’u hakmarre ndaj Rames…
    “Te informosh cdo dite,cdo ore dhe cdo minut per te vertetat perveluese…”
    Po a nuk eshte ky misioni i gazetarit?
    Perse nuk informojne pa “hakmarrje”???
    Nuk dua te zgjatem por vetem po iu kujtoj gjithe lexuesve dhe komentuesve:
    Astrit Patozi,ky “zbulues i madh” ka qene MBULUESI ME I MADH i TE VERTETAVE PERVELUESE TE SALI BERISHES…
    JO VETEM KUR ISHTE KRYEREDAKTOR I RD-SE POR EDHE NE VAZHDIMESI…
    DERI SA I FUTI … HURIN LULUSHI,ne MARREVESHJE ME SALIUN…
    Mirepo si njeri i pa afte qe eshte SHPRESON AKOMA TEK NDONJE “AMNISTI” ,prandaj edhe shprehet :
    “Berisha nuk do me largonte kurre nga Parlamenti…
    E ka bere Luli me koke te tij”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *