Partia Komuniste e Kinës prezanton udhëheqjen e re, ja veçoritë

Partia Komuniste e Kinës prezantoi lidershipin e saj të ri të udhëhequr nga presidenti Si Xinping.

Por ndryshe nga tradita e ndjekur nga liderë të tjerë kinezë, zoti Si nuk ka prezantuar një pasues të qartë të tijin, gjë që dëshmon forcimin e pushtetit politik në duart e presidentit.

Kina ka prezantuar komitetin e ri udhëheqës të vendit, duke shkelur edhe traditën pasi nuk është përfshirë një pasardhës i qartë i presidentit Xi Jinping. Kjo lëvizje konfirmon forcimin e pushtetit të vendit në duart e presidentit për 5 vitet e ardhshme e ndoshta edhe më tej.

Në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike u prezantuan 5 anëtarë të rinj, teksa ky është edhe organi më i fuqishëm në Kinë. Përveç presidentit, kryeministri Li Keqiang është i vetmi anëtar i komitetit që do të mbajë pozicionin e tij. Ndërkohë, të gjithë të emëruarit e rinj të partisë janë në të 60-tat e tyre, që do të thotë se në fund të mandatit 5-vjeçar me gjasa do të tërhiqen nga skena politike.

Në dekadat e fundit, liderët kinezë zakonisht kanë caktuar një ose më shumë pasues të mundshëm në Komitetin e Përhershëm, duke treguar kështu një linjë të qartë trashëgimie.

Por mungesa e një pasuesi ngre dyshime se sa gjatë zoti Xi pretendon të udhëheqë vendin dhe cili do të jetë në fund personi që do të vijojë në hapat e presidentit.

Kujtojmë se një ditë më parë, Partia Komuniste e Kinës votoi që emri dhe ideologjia e zotit Xi të ruhen në kushtetutë, duke e vendosur presidentin në një nivel me themeluesin e partisë Mao Zedong. Kjo lëvizje forcon në mënyrë të konsiderueshme pushtetin politik të presidentit, duke e kthyer atë në një figurë të pakundërshtueshme.

/oranews.tv/

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *