Sot ishte një ditë e zezë… për Prokurorinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Flogert Muça

Është mbyllur sot në sallën e Kuvendit Saga e gjyqit politik që prej ditësh bëhet ndaj Saimir Tahirit. Me 75 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e Prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë “Rama 1”.

Por, përtej votimit të ditës së sotme që ishte më shumë një formalitet, ajo që duhet parë dhe kuptuar drejt është standarti që përdori Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj rastit Tahiri. Duke parë dokumentin e Prokurorisë së Katanias që Tahiri bëri dje publik, përtej faktit që ndaj tij nuk ishte zhvilluar asnjë hetim ndaj tij, ajo që bie në sy është fakti që ajo ka hetuar intensivisht katër vite me radhë duke konkluduar më në fund me arrestimin e një bande trafiku kanabisi. Ndaj së cilës kishin me metërkub prova.

Thënë këtë, kemi treguar një procedurë që nuk do fort mend për të kupruar se sa bllof dhe se sa lakuriq del prokuroria jonë në rastin Tahiri. Pra, nëse ka indicie se po kryhet apo është kryer një krim, më parë kryhen hetime, nxirren prova dhe më pas arrestohet i dyshuari në rast se nuk ka flagrancë. Siç tregohet nga hetimi 4 vjeçar i Prokurorisë së Katanias, puna e bërë është kolosale, me përgjime dhe të tjera metoda hetimi, për të gjetur prova të mjaftueshme që më pas të arrestonin grupin kriminal. Ky është standarti i një drejtësie që do të bëjë drejtësi dhe jo politkë.

Por, ç’ndodhi me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kërkesa e së cilës u rrëzua sot në Kuvend?

Pas regjistrimeve të palës italiane, Prokuroria jonë doli dhe për 48 orë, kërkoi arrestimin e Tahirit. Sa gjeni mund të jenë prkurorët tanë që në vetëm 48 orë arrijnë të bëjnë një dosje gati, ndërkohë që palës italiane ju deshën 4 vjet hetim? Është e gjitha qesharake ta mendosh në fakt se ndodhi ndonjë hetim nga ana e prokurorisë shqiptare.

Ajo që po ndodhte u kuptua nga opinion publik sapo u mblodh Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. E gjitha ishte një strategji politike që u përdor për tu bashkuar PD dhe LSI, për t’i bërë presion bashkë me prourorinë, Vettingu-t. Një situatë absurde ku Prokuroria nuk dallohet dot se nga ndryshon nga një parti politike, është standarti më i zi (siç do shprehej Basha e Berisha) për drejtësinë shqiptare.

Mungesa e profesionalizmit në ndërtimin e dosjes, ku u pa që nuk kishte asnjë provë veç atyre që kanë dalë në media dhe pretendon Berisha, i ka dhënë dorën e fundit vërtetimit të tezës që këtu drejtësia është kapur pazgjidhshmërisht nga politika.

Sot ju dha fund një historie që edhe njëherë nxjerr zbuluar faktin që tanimë dihet botërisht, që politika që ka penguar deri sot reformën në drejësi dhe drejtësia që po i shërben sot politkës, po bëjnë çmos që Vettingu të mos bëhet siç duhet. Këtë e bëjnë duke thurur të tilla skena si kjo e Tahirit, pa asnjë provë, pa asnjë hetim, por vetëm nga të deklaratat për shtyp të partive të opozitës.

Po, sot ishte një ditë e zezë siç tha Basha, por ishte e tillë për drejtësinë. E cila nuk ka akoma fuqinë të dalë mbi politikën e të jetë profesionale. Sot nuk kishte prova prokurorie në Kuvend, por prova politike që e bëjnë drejtësinë inegzistente.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Sot ishte një ditë e zezë… për Prokurorinë”

  1. Albani says:

    Z. Muca!
    Mendoj se nuk eshte keshtu. Nuk eshte vetem nje Dite e Zeze per drejtesine, por per Sali Berishen dhe Lulzime Bashen dhe per Monika Kokemadhen! Drejtesia eshte mercenare, jo tani, por menjehere mbas Plepistave. Te gjitha ngjarjet e ndodhura gjate viteve te tranzicionit,
    kane treguar se nuk ka drejtesi dhe vazhdon te mos kete: Drejtesia eshte Sali Berisha, Ligji esghte Sali Berisha, Prokuror eshte Sali Berisha, Gjykates eshte Sali Berisha dhe policia qe arreston kriminnelet eshte Sali Beriisha. Sa te jete gjalle keshtu do te jete: te gjithe dhiten perpara tij, te brendshem dhe te huaj, sepse ky te vret! ka vrare dhe te vret, prandaj njerzezit i sherbejne me aq fanatizem.
    Njerez, kini kujdes nga ky njeri! 2 Prilli 1991, 1997, 14 Shtatori, Gerdeci, dhe 21 Janari i vitit 2011, pervec vrasjeve te Remzi Hoxhes, Azem Hajdarit,
    Kosta Trebickes, dhe Artan santos, jane vepra te Sali Berishes.

  2. Dani says:

    Cdo me thene indicje?Kur kam ikur une flitej shqip ne Shqiperi.Tani na duhet fjalor Per te kuptuar shqipen.

  3. Mihali says:

    E drejt-Alban-eshte dite e zeze sepse per cdo dite u afrohet laku i vetingut qe do te lajne gjithe hesapet qe kan me popullin Shqiptar,me vrasjen,vjedhjet dhe flaken qe i vun Shqiperis.Jan te gjithe fantazmat e fundit qe Jan kunder Shqiperis.Jan ata qe bombarduan Vloren,dhe Tepelenen,qe I vun zjarin Vendit ,qe furizuan me nafte milloshin per te shtypur Kosoven.laku kunder tyre eshte clirimi I vertet i Vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *