Abuzimi i FSHF-së me projektin “Grassroots”, që sot Cana është ambasador

Paraditen e sotme në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, u prezantua si ambasador i projektit të UEFA-s, “Grassroots”, ish kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.

Në praninë e prezantimin nuk nguroi të mungonte as presidenti Armand Duka, i cili më së shumti kësisoj situatash i përdor për të përmirësuar imazhin e tij dhe jo se ka ndonjë interes tjetër, duke qenë se vitin e ardhshëm do të zhvillohen dhe zgjedhjet për kreun e ri të këtij Institicioni.

Emërimi i Lorik Canës në këtë projektet është diçka vërtet e mire, duke ditur eksperiencën e tij si futbollist dhe se është një personazh i dashur për sportdashësit shqiptar.

Por, duke ditur se si ka abuzuar FSHF-ja me fondet e këtij projekti emërimi i Canës duket se ka si qëllim vetëm mbulimin e shpërdorimit të fondeve.

Aktiviteti i “Grassrots” ka si qëllim movimin e futbollit tek fëmijët e çfarëdolloj moshe, në mënyrë që të masivizohet si sport dhe fëmijët të mësojnë rregullat dhe lojën e futbollit në fusha sportive cilësore.

Një aktivitet i tillë është zhvilluar në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, dhe ajo që është vënë re është abuzimi i dyshimtë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë.

Kjo për faktin se FSHF-ja nuk i është përmbajtur rregullave që ka si synim ky aktivitet, pasi ndeshjet e fëmijëve duhet të zhvillohen në fusha të improvizuara mini-futbolli me bar artificial.

Por, FSHF-ja ka bërë një aktivitet skandaloz që duket fare qartë nga fotot, të cilat jo vetëm që nuk i ka bërë me bar artificial që fëmijët të luajnë në kushte komode, por ka bërë një organizim qesharak duke e zhvilluar këtë aktivitet në trotuarë dhe rrugë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e fëmijëve.

Dhe në këtë mënyrë emërimi i Canës nga ana e FSHF-së mund të ketë si qëllim vetëm përmirësimin e imazhit të atij institucioni që drejtohet nga Armand Duka.

Më poshtë një kronikë që është transmetuar rreth një muaj më parë në TemA TV, ku shihet krahasimi si bëhet aktiviteti i “Grassroots” në vendin tonë dhe në vendët jashtë.

Dhe ta mendosh që UEFA për këtë projekt ka akorduar një fond me shumë prej 100 mijë eurosh…

 

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Abuzimi i FSHF-së me projektin “Grassroots”, që sot Cana është ambasador”

  1. shqiptari says:

    “Grassroots” ? Mire ai barkderri i FSHF-se qe nuk di anglisht ,por Cana duhet ta dije se “grass” i thone barit dhe se aktivititeti i FSHF-se u zhvillua ne asfalt.TUUUUUUUUUUUUUURP.

  2. Duka mafiozi says:

    Duka LARGOHU!! I VODHE 100’000 EURO!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *