Deklaratat e Yee dhe LU/ Si duhet lexuar qëndrimi i SHBA-ve për rastin “Tahiri”

26 Tetor 2017, 13:58Politika TEMA

Gjyqi politik që u synua t’i bëhej Saimir Tahirit nuk është lënë pa komentuar as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte dje në një intervistë për Zërin e Amerikës,  Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili komentoi për herë të parë çështjen “Tahiri”. Ai tha se “individi nuk duhet të sulmohet vetëm pse i përket një partie politike”, por se prokuroria duhet të bëjë punë profesionale dhe hetime serioze.

Nga ana tjetër Yee tha dje  se mbështet qeverinë shqiptare që e cila dha shembullin se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, duke mos e marrë në mbrojtje politke Tahirin dhe duke vënë atë përballë ligjit dhe drejtësisë, sipas Kushtetutës.

Në sinkron të plotë me Yee ka qenë sot edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili ritheksoi edhe njëherë se nuk mund të ketë gjyqe politike si në kohën e komunizmit.

Lu tha sot me gjuhë të drejtpërdrejtë se ndaj Saimir Tahirit po synohej të zhvillohej një gjyq politik si në kohën e komunizmit, ndërkohë që “në këto 27 vite demokraci, politikanët kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë”, u shpreh Lu. Ndërsa kryeministri Rama është shprehur në një linjë me SHBA, duke shkruan në rrjetet sociale se “Faleminderit Don?Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”

Qëndrimi i  e zyrtarëve amerikanë  është një dhe i qartë e nuk janë  qëndrime personale siç është mësuar ti anatemojë politika në Tiranë.

SHBA është e qartë se në Shqipëri duhet të bëhet drejtësi dhe të vërtetat duhet të dalin prej saj dhe jo prej politikës.

E për këtë arsye SHBA ka investuar para e burime njerëzore në Shqipëri që reforma në drejtësi të kryhet siç duhet, për t’I dhënë fund njëherë e mirë kapjes së saj nga politika dhe përdorimi i saj për gjyqe politike. Këtë e tha edhe Yee dje dhe e ka thënë e stërthënë disa herë dhe Lu. Më lejoni të them për Shqipërinë, se jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë. Jemi duke ofruar drejtpërdrejtë ndihmën tonë, ekspertizën teknike, ndihmën financiare, në ndërtimin e strukturave, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për t’u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. “, u shpreh dhe Yee, duke I vënë pikat mbi i, se problem është drejtësia.

4 komente në “Deklaratat e Yee dhe LU/ Si duhet lexuar qëndrimi i SHBA-ve për rastin “Tahiri””

  1. Vlora1912 says:

    E mori Mesazhin Mona dhe Salija !!!!

    Se ky Ambasador Luja, Flet dhe Shqip!

    Dhe kur thot ky, qe krime te shemtuara nuk jan denuar, me se pari nenkupton ate Liken me Bllok ne Dore..dosjen e te cilit e ka “zberthyer” e mberthyer FBI-ja, Gerdecin, Detin, rrugen e kombit..etc
    ……………………………
    Gjithsesi, kjo nuk do te thot qe Saje dhe te tjeret te flen mbi dafina, se u shpallen Virgjeresha nga SHBA..

    Jo per gje poor edhe keta kan ca si shum kusure..

  2. AAAAAA says:

    SHKRIMI, TË LË PA FJALË.!
    KJO ËSHTË GAZETARIA E VËRTETË,
    PARA SË CILËS DO TI MBAHEJ GOJA ÇDO BILBIL-GJYZARI.MAJTAS E DJATHTAS.
    FAJTORËT LERJANI ORGANEVE PËRKATËSE.!
    CILIDO QË DO TË SHKOJË ATJE, TË MBROHET SI TË MUND. POR,…POR, BËNI NXEMJE ,SE JENI NË RADHË.!
    NE NA LINI TË PUNOJMË, PËR VENDIN DHE FËMIJËT TANË!! ????????????????PËR GAZETARËT E VËRTETË!???????

  3. Naqja says:

    JU LUMTË!
    Me meritë,jeni GAZETA më e klikuar!
    S’besoj se jeni të ofenduar prej RAMËS!??
    Ai se kishte me GAZETARËT?!?!?
    Edhe çupkat dhe djemkat,deri sa t’ja marrin dorën punës, duhet të bëjnë ca PUNË!!
    Të studiojnë,të kulturohen, dhe të mësojnë të përdorin
    më mirë shpatën.!
    Ppolitikanët janë XHONGLERË!???
    por , kur i nxjerr vetëm për vetëm në RING,
    ????? MBAJNË ERË????

  4. Bardhi Tolabi says:

    Edhe pse perfaqesuesit e shtetit Amerikan flasin qarte dhe kuptohen prej njerzve te thjeshte e me pak arsim,”problemi” yne mbetet leximi i ndryshem i ketyre fjjaleve te Amerikaneve.Ja pershembull,si i kupton dhe interpreton opozita jone keto fjale:
    “Ne keto 27 vite demokraci politkanet,kane bere krime te tmereshme dhe i kane shpetuar drejtesise”?
    Opozita do te thote se nuk behet fjale per ne kur ishim ne pushtet,por ben fjale per kete qeverisje te krimit,te Edi Rames.
    Po une them”
    Kush pervec Gerdecit,vrasjeve ne bulevard me 21 janar,vjedhjet e 230 milion eurove ne “Rrugen e Kombit”,shitjen e 355 km2 det Greqise,lejimi i piramidave,shkaterimi i shtetit dhe hapja e depove te armeve me 1997,vjedhja e thesarit te Krrabes,apo vjedhja me bllok ne dore,mund te quhen “krime te tmershme”?
    Vetem kjo opozita e sotme:Like-Berishe-Luli-Monika,mund te lexoje ndryshe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje