Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Jemi avokatë të sipërmarrjes, ja mesazhi im

26 Tetor 2017, 17:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama organizoi sot mbledhjen e parë të Këshillit Ekonomik Kombëtar të qeverisë së re.

 

Në këtë mbledhje ai e vuri theksin tek përmirësimi i komunikimit me të gjithë sipërmarrësit, të vegjël a të mëdhenj qofshin.

Kreu i qeverisë tha se ministrja e Shtetit për sipërmarrjen, Sonila Qato, do të shërbejë si avokate për sipërmarrjen, duke u siguruar që çdo kompani të mos cënohet nga askush.

“Dua të nënvizoj se jemi të prirur të përmirësojmë komunikimin me sektorët e tregut. Ndërveprimi mes nesh mund të jetë më efektiv dhe efikas. Jemi këtu për të mbrojtur botën e sipërmarrjes, për të qenë avokatë të saj, për të vënë në lëvizje përmes Ministrisë së Shtetit, ministrin përkatës për çdo lloj problemi. Kemi trajtuar 49 raste komunikimi të drejtëpërdrejtë të një sipërmarrje me qeverinë, disa janë zgjidhur disa janë në proces.

Procesi udhëhiqet në çdo sektor nga ministri përkatës. Kjo vlen jo vetëm në aspektin e zgjidhjeve konkrete, por edhe në krijimin e një klime mbytëse për punonjësit e administratës që dëmtojnë sipërmarrjen. Kjo do rrisë autoritetin e çdo kompanie. Çdo kompani është pasuri jo vetëm e pronarëve por edhe e vendit, dhe si e tillë s’mund të cënohet nga askush.

Asnjë kompani s’duhet të trajtohet në mënyrë jo dinjitoze. Ne do bëjmë maksimumin që problemet të zgjidhen. Apeli im për sipërmarrësit, i vogël a i madh qoftë, është që të na vënë në provë, të përdorin avokatin e tyre në qeveri që është ministrja e shtetit për sipërmarrjen. Duhet të zgjedhin bashkëpunimin me ministren e shtetit dhe qeverinë. Edhe në rastet kur gjenden në pozitë të vështirë, pasi për shkak të kontrolleve identifikohen shkelje, nuk duhet të pranojnë asnjë arbitraritet nga e drejta e tyre,” tha Rama.

1 komente në “Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Jemi avokatë të sipërmarrjes, ja mesazhi im”

  1. Do bahet nomi says:

    Jeni avokati i l es.s it, thuaj.Mjerr ai milet qe ju mashtroni dhe ha sapunin per djath.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje