Pasaportat e Ballkanit “jo dhe aq të rëndësishme” sipas renditjes globale

26 Tetor 2017, 15:21Rajoni TEMA

Një indeks online që rendit pasaportat e shteteve për nga numri i vendeve që mund të vizitosh pa viza me to, i ka renditur vendet e Ballkanit diku në mes, ndërsa Shqipëria mbetet pas fqinjëve të saj.

Indeksi i Pasaportave, i renditi shtetet ballkanike anëtare të BE-së dukshëm më mirë se sa fqinjët e tyre jo-anëtar në Bashkimin Europian.

Indeksi, i cili rendit vendet bazuar te vendet që mund të vizitosh me pasaportat përkatëse mes pikëve 1 dhe 94, e kategorizoi Kroacinë në vendin e 14 pasi me pasaportën e saj mund të vizitosh 144 vende pa vizë.

Bullgaria dhe Rumania, gjithashtu anëtarë të Bashkimit Europian, zunë të dyja vendin e 15, pasi shtetasit e tyre mund të vizitojnë 143 vende pa vizë.

Vendet joanëtare në BE të Ballkanit u ndodhën në mesin e renditjes.

Serbia u rendit e 38-ta me 113 vende pa viza, ndërsa Maqedonia ndau vendin e 41 me Federatën Ruse, shtetasit e të cilëve mund të vizitojnë 108 vende. Nga ana tjetër Mali i Zi zuri vendin e 43 me 105 shtete.

Bosnja dhe Hercegovina zuri vendin e 46 me 101 vende të vizituara pa viza, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 47 me akses në 96 shtete.

Vendi i renditur më keq në Ballkan ishte Kosova, në pozicionin (84), pavarësia e të cilës është sfiduar nga Serbia duke penguar kështu angazhimin në shumë organe botërore.

Renditja e Kosovës e bën pasaportën e këtij vendi më pak “të fuqishmin” në Europë, pasi lejon akses në vetëm 41 vende.

Indeksi i Pasaportave renditi 193 vende anëtare në OKB dhe gjashtë territore, Taivanin, Makaon, Hong Kongun, Kosovën, Territoret Palestineze dhe Vatikanin, duke i pozicionuar në 94 vlerësime.

Pasaporta më e fuqishme i përket Singaporit, pasuar nga Gjermania, Suedia dhe Koreja e Jugut.

Në vendin e fundit është Afganistani, Iraku dhe Pakistani, paraprirë nga Siria dhe Somalia./birn/

4 komente në “Pasaportat e Ballkanit “jo dhe aq të rëndësishme” sipas renditjes globale”

  1. sinan diplomati says:

    askush si don shqiptaret ti vijn ne shtpi. edhe ata qe kam marrveshje I kan nga halli.

  2. Alban Hamzai says:

    Persa i perket Ballkanit ,pasaporta e Greqise renditet ne vendin e SHTATE se bashku me Zelanden e Re dhe Australine dhe me pasaporten greke (neozelandeze dhe australiane ) shkon pa vize ne 153 shtete. Keni permendur Kroacine ,Bullgarine Rumanine ,por Greqine jo. Ju lumte ! Edhe kjo eshte shprehje e patriotizmit . Dhe me nje patriotizem te tille ceshtja eshte e fituar .Ju lutem shume botoni komentin tim!

  3. Tony usa says:

    Usa passport is Number one

  4. Alban Hamzai says:

    Kisha shkruar nje koment shume korrekt dhe nuk e kini botuar ,megjithese botoni edhe fjalet me te ndyra te komentuesve te ndryshem .Eshte e drejta juaj dhe tregon nivelin tuaj .Komentin po e shkruaj edhe nje here . Pasaporta e Greqise eshte ne vendin e 7-te (se bashku me Zelanden e Re dhe Australine ) .Me te udheton ne 153 shtete pa vize . Ju keni shkruar per te gjitha vendet e Ballkanit (te BE ose jo) ,por jo per Greqine ,qe eshte vendi kryesor I Ballkanit . Sic duket edhe kjo ben pjese ne cfaqjen e patriotizmit ne Shqiperi sot . Ju lutem shume botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje