Ah, kështu qenka puna! Edi Rama e paska zëvendësuar Blendi Fevziun

27 Tetor 2017, 09:17Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Ka një valë më shumë nisur nga intuita sesa fakte kundër qeverisë, 10 ditët e fundit. Pak a shumë siç ndodhin në përgjithësi ngjarjet. Nëse një burrë vret gruan, besoj keni vënë re që atë muaj do dëgjoni në lajme edhe për 3 ose 4 rastë të tjera. Nëse një fëmijë luan lojën “Balena blu”, atë muaj do ketë edhe disa raste të tjera, e kështu me  radhë. Është efekt zinxhir por edhe imitues. Gjithsesi, nuk i hyj dot thellë, se si shumë gjëra të pashpjegueshme në këtë botë, i jetojmë dhe përballim pa u dhënë shpjegim.

Ditët e fundit, me procesin e Tahirit, që mbart seriozitet, skandal por dhe mjaft dyshime  brenda, kanë nisur edhe akuza të tjera frontale. Menjëherë nisën legjendat urbane (që mund të ketë edhe të vërteta, nuk vihet dora më zjarr) familjari, ministri tjetër, ka dosje të tjera, ka filmime në fushatë. Mes të gjithëve ka spikatur edhe gazetari Blendi Fevziu, që gjatë kësaj kohe nuk e ka fshehur dollinë për hallet e Ramës.

Fevziu është nga më të mirët në vend, por, për hirë të së vërtetës, intervistat me Ramën apo edhe me Bashën, Metën, etj., bëhen pak impenjative. Duhet t’i ndjekësh me asistent për nga tempizmi, mbivendosja, kunjat. Ok, “hard talk” është simpatik dhe profesional por mendimi se në “Opinion” nuk mbaron dot një mendim është i përgjithshëm.

Nuk e dimë e s’kemi nga, por ose kryeministri është mërzitur me konsumerizmin e Fevziut, ose ka një arsye që ka vendosur të ndërrojë të enjtën me të premten. Fevziun me Çanin. Ndoshta timonieri kërkon suksesin e audiencës që pati në fushatë tek “Zonë e Lirë”. Ndoshta është koha e Çanit në “Klan”. Mbetet për ta parë nesër, se kështu më tha një zog tek dritarja.

Mua për vete, njësoj më duket kryeministri kudo ku del; varet nga hëna! 

12 komente në “Ah, kështu qenka puna! Edi Rama e paska zëvendësuar Blendi Fevziun”

  1. Ylli says:

    Ndersa ju e dashur ,vareni nga perdorimi i vitamines K ,varianti femeror i henes !

  2. Haka Tekizoti says:

    Profesional Fevziu?????!!!!! Ti e paske metrin që mat profesionalizmin moj cucë!!!! Ky konstatim të rrit edhe ty goxha profesionalisht.

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Rron bleta ne maje te malit
    Rron dhe miza ne byth te kalit.

  4. artan says:

    Balena blu moj goc, jo balona blu.

  5. nari says:

    Fevziun nuk e percakton ti ne se eshte me i miri.Kete e percaktojne qytetaret.
    Fakti qe emisioni “Opinion” mund te ndiqet nga shume teleshikues nuk tregon domosdoshmerisht qe ai te jete me i miri.
    Kjo per faktin se media ne Shqiperi nuk eshte aq normale pasi imponohet shume nga politika.
    Megjithate mund te bejme ndonje sondazh per te nxjerre se cili gazetar eshte me i miri.

  6. Dashi i Havasë says:

    Nuk e di ju po unë mendoj që ajo shkronja H te mbiemri është e tepërt. Duhet të thehet në origjinë.

  7. Iliri nga Gjermania says:

    Zonja Kazani,më falni Kazhani.
    Ju të dyve,Kazhani dhe Fevziut ju mungojnë:
    1.Arsimimi i duhur për këtë profesion.
    2.Realiteti i të shkruarit.
    3.Pavarësia e të shkruarit.
    4.Dhe e fundit,niveli dhe formimi i Personit që ju keni.
    Pra ju i përkisni asaj kategorie që e kanë vendin tek Kazani i Plerave përsa i përket këtyre 4 pikave.

  8. Davidi says:

    Se mos pastaj e denoncon zogun te dritarja per ngacmim seksual.

  9. Luli vocer says:

    “Kryeministri varet nga hena”. Eshte kjo moda politike ne gazetarine e sotme shqiptare. E quajtur ndryshe, gazetar kazani. Fut figuren e kryeministrit ne shkrim, pastaj shaje ate dhe je ne rregull.

  10. Pensionisti says:

    Nuk na e the te plote ate, perse Kryeministri ksa zgjedhur te flase tek zona e lire dhe jo tek opinion ;nuk eshte fhjeshte per rritje te shikusve ; ndoshta ti e ke mbivleresuar Fevziun dhe i duhet treguar jo vetem atij por TV “Klan” vlera e vertete . Nuk e di ne se kryeministri do ta beje sot , mbas skandalit ‘Mamaqi-Gjebrea”; mire do te ishte ta kishte bere nga ndonji stacion tjeter televiziv,

  11. Pensionisti says:

    Nuk na e the te plote ate, perse Kryeministri ka zgjedhur te flase tek zona e lire dhe jo tek opinion ;nuk eshte fhjeshte per rritje te shikusve ; ndoshta ti e ke mbivleresuar Fevziun dhe i duhet treguar jo vetem atij por TV “Klan” vlera e vertete . Nuk e di ne se kryeministri do ta beje sot , mbas skandalit ‘Mamaqi-Gjebrea”; mire do te ishte ta kishte bere nga ndonji stacion tjeter televiziv , ne q.s. ehte ky qellimi i vertete edhe mbas “shakas”me gazetaret para dy ditesh.

  12. baba nga durrsi says:

    I her po kalojshin nja dy katunar me i shteg t’ngushte fshati! Pasi u pershneten ene i urun nji dite t’mire njoni-tjetrit, njoni nga katunaret pyt shokun: Ore nuk te pyeta- i thote, a te ka ngordh gamori ty?
    Katunari tjeter tuni kaptinen, buzqeshi ene iu pergjigj: ta kom thone tri here deri m’sot qe po mga ngordh gamori, ene u bo nji muj e ca kjo pune, ti pse po pyt ?
    Jo ashtu kot- iu pergjigj tjetri, skisha ca me thone tjeter per me bo muhabet!
    Tashti besoj qe ju zonja gazetare si e mencur dhe e ditur, duhet ta kuptoni idene e historise !
    Shkrimi juaj ngjan tamam me ate pyetjen e kote dhe siperfaqesore qe beri katunari, pra sa me thene dicka ne kete kohe dhe situate , per te mos u ndjere jasht rrethit mediatik, por jo sepse ka nje sens apo kuptim apo vlere per lexuesit! Njatjeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje