Gati konkursi për 16 drejtorët e spitaleve, Manastirliu jep garancinë: Transparencë e plotë

Sot u zhvillua provimi me shkrim për përzgjedhjen e drejtuesve të spitaleve Universitare dhe Rajonale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër fazën e dytë të konkursit, ku garuan 53 kandidatë për 11 spitalet Rajonale dhe 22 kandidatë për 5 spitalet Bashkiake.

“Është hera e parë që zhvillohet një konkurs i tillë, publik, transparent për drejtuesit e shëndetësisë në vend. Ky është një standard i ri, një model i ri dhe tashmë nuk ka më kthim mbrapa, por çdo konkurs do të zhvillohet mbi bazë meritokracie dhe mbi baza të procedurave transparente”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kandidatët për drejtorë të spitaleve Universitare dhe Rajonale kalojnë në 3 faza testimi për përzgjedhjen e tyre. “Kishim 84 aplikime në fazën e parë ku u konkurrua me dosje, me kritere tashmë të shpallura, ku përfshihet edhe eksperienca në punë.

Nga 84 aplikues, 75 e kanë kaluar fazën e parë dhe testohen sot me shkrim. Më pas, do të konkurrohet në fazën e tretë, atë të provimit me gojë, me një komision tashmë të ngritur Ad-hoc, të përbërë nga ekspertë të shëndetësisë dhe menaxhimit në Shqipëri si dhe ekspertë ndërkombëtarë të menaxhimit spitalor”, tha Manastirliu.

Në fazën e parë, u regjistruan 84 aplikime, për 16 spitalet Universitare dhe Rajonale në vend. Nga 75 kandidatët që kaluan në fazën e dytë, janë 22 konkurrentë që garojnë sot për drejtues të 5 spitaleve Universitare në Tiranë dhe 53 konkurrentë garojnë për drejtues të 11 spitaleve Rajonale.

Pas kësaj faze, e cila përmbyllet sot, në datat 1, 2 dhe 3 Nëntor do të zhvillohet testimi me gojë, me një komision Ad-hoc. Me përfundimin e fazes së tretë, do të bëhet klasifikimi në bazë të pikëve të mbedhura në secilën fazë, për të shpallur 16 drejtuesit e rinj të spitaleve, të përzgjedhur për herë të parë përmes këtij konkursi transparent dhe me bazë merite.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *