Andi Bushati: Si po manipulohet dosja Tahiri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Që në momentin e parë të shpërthimit të skandalit Habilaj – Tahiri e deri më sot po vihet re një taktikë konstante për manipulimin e opinionit.

E gjithë makineria e propogandës shtetërore është vënë në punë për ta zhvendosur debatin nga thelbi i tij, në disa imtësi ligjore. Përmes zëdhënësve të partisë, anëtarëve të komisionit të imuniteteve dhe mbrojtësve të flaktë në banaqe televizive, rilindja po pëpiqet t’a paraqesë problemin nëse duhej arrestuar apo jo ish- ministri më i afërt i Ramës.

I gjithë mjedisi politiko gazetaresk është përfshirë nga ethet e diskutimeve a kishte apo jo prova të mjaftueshme; Ai lejon ligji apo jo deputetët që të gjykojnë për to; A ka të drejtë apo jo të mbrohet një deputet; A duheshin vënë prangat në duart e Tahirit, apo duhej lejuar vetëm kontrolli i banesës së tij?

Kjo përleshje e zjarrtë, që i ka barikaduar palët në dy istikame, disa për burgosjen e Tahirit dhe të tjerët për hetimin e tij në gjendje të lirë, ka shmangur në plan të dytë pyetjen themelore: A janë dëshmitë e ardhura nga prokuroria e Katanias prova se kjo qeveri ka qenë në dispozicion të trafikantëve të drogës?

Pra, shkurt, beteja për interpretimet e neneve dhe për kleçkat e imunitetit kërkon të japë imazhin e shtrembër se kjo është një betejë ligjore, kur në fakt ajo është kryekëput politike dhe vetëm politike.

Që në fillim të kësaj qeverisjeje, që kur u bë dnenocimi i parë për avionët e drogës, çdo akuze të ardhur nga opozita dhe media, rilindja i përgjigjej me nga një alibi: “Eshtë çmendur Saliu se nuk janë aroplanë droge, por kaçatorë për spërkatje”; “Kanë dalldisur mediat se Shqipëria është 99.2% e pastruar nga kanabisi”, “Manipulon opozita se Tahiri nuk ka lidhje me Habilajt”, “Gënjen Zagani se ministri nuk ndihmon trafikun e drogës”.

Kjo fushatë shpifëse, cinike dhe e paskrupullt e mohimit të gjithë asaj që ndodhte në realitet, arriti që për katër vite me radhë t’a ndajë opinionin më dysh: Nga njëra anë ata që ishin të bindur se vendi ishte kthyer në një republikë narko – trafiku dhe në anën tjetër ata që donin të besonin se e gjitha kjo qe një manipulim i madh.

Pas arrestimit të Habilajve në Siçili dhe provave se ata mbanin kontakte të rregullta me Tahirin, se i bënin dhurata, i siguronin para për fushatë dhe e detyronin ushtrinë të fikte radarët, ky debat është mbyllur.

Tani ne kemi dëshminë e një pale asnjanëse, prokurprëve italianë, se trafikantët mbroheshin nga qeveria shqiptare. Kjo është e reja dhe ana më e rnëdësishme e bombës që na erdhi përtej Adriatikut. Ajo është gruri i rëndë në peshoren e së vërtetës, që tregon se kush paskësh pasur të drejtë në debatin që zgjat prej katër vitesh.

Ky është konkluzioni më i madh i gjithë asaj që na mësoi dosja italiane. E rëndësishme në faqet e saj është se çfarë ka bërë deri dje Tahiri si ministrër dhe jo si do të shkojë nga nesër e tutje fati i Saimirit si qytetar. Prandaj çdo përpjekje për t’ia mbivendosur të dytën të parës është një manipulim. Sepse thelbi i kësaj historie nuk është nëse duhej prangosur apo jo “kushëriri i Habilajve”, por se me kë ka qenë i lidhur “heroi i qeverisjes” së Ramës. Dhe për këtë të vërtetë të thjeshtë sot po flitet më pak se për gjithçka./Lapsi.al/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

14 komente në “Andi Bushati: Si po manipulohet dosja Tahiri”

  1. trampi says:

    yyyyyyyyyyyyypppppppppppppppppppppppppppppppppppppp xhixhi yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyypppppppppppppppppppppppp

  2. Kosta says:

    Deri para nje jave thoje prokuroria nuk ka prova,tani ndryshove version………..njeri LEGEN.

  3. Kris says:

    I lutem Z.Mero Baze te botoje komentin! O loqe Andi! Na thuaj provat! Sa here une flas me shoket e mij , them qe Andi Bushati eshte nje koqe i vene ne sherbim te Metes dhe Sali Berishes! Qe eshte paguar me parate e droges dhe te gjakut! Por ty nuk te arrestojne! Pse? Sepse une e di te verteten por nuk kam fakte! Dhe Tahiri mund te jete si thua ti por duhet ta provoje prokuroria dhe pastaj gjykata,por jo kjo prokurori dhe jo kjo gjykate se jane te gjithe te korruptuar! Pa folur per Yllin, lubon apo Kladianen! A nuk e kuptoni qe jeni bere turpi i Shqiperise? Si mund te thuash ti, o piciruk ,qe fakt eshte se dy kriminele shfytezojne emrin per perfitime! Ishte fakt po te ish kapur Tahiri ne pergjim! Te tjerat jane resultat se Sala t’i ka ndruar shtytkat kur ke qene i vogel! Turp Bushat! Turp! Po Zoti i shikon te gjitha! Me kane thene qe behesh ne bythe Andi! Eshte e vertete! Ylli eshte mekatari dhe Fatosi rri dhe te shikon duke u masterbuar se eshte impotent! Turp! Si ja lejoni vetes te flisni me kete gjuhe, qe po perdor edhe une! Turp per mua por edhe turp per ju!

  4. xhaja says:

    E ke nga pervoja e babit dhe gjyshit ti .

  5. Niku says:

    Duket vetëm Andi Bushati nuk e ka ditur që e gjtihë qeveria me në krye k/minsitrin dhe ministrin e saj të brendshëm e kanë përkrahur dhe nxitur kultivimimi dhe tregtimin e hashashit. Ka qenë vendim i tyre politik, që hashashi të rritet kudo në Shqipëri, me përjashtim të Lazaratit. Njësoj si vendimi politk i Sali Berishës që në Lazarat të mos ndërhyhej asnjëherë për të luftuar hashashin brenda në fshat.
    Shqipëria ka rrugë të gjatë përpara për tu bërë si Evropa.

  6. zi says:

    Kemi te njejtin opinion,per ty, ndaj atyre qe u sherben dhe
    per ata qe ti meresh.
    Ideja se ekzistojne shume opinione per te gjithe ju qe na kini care k…tere keto vjet,
    eshte vetem ne koken tende idjote dhe bosh.

  7. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Andi gjithmone te pelqej. Ketu gabon. Pse? Sepse saliu qellimisht ja la2dopio gjashten ne dore ps, pra drogen ne terren dhe peoblemet e saj.
    Dhe nuk kishte3kaluar 2_3 jave nga doeezimi I qeverrise dhe filloi akuzat, qeverria e krimit dhe droges.
    Cpo ndodh sot eshte orkestrimi I berishes me dy mercenaret e tij kamikaz dhe injorant vesho dhe dhalla.
    Edhe une3nuk e pelqej ramen po te3kam pare per kte ceshtje ke qene I njeanshem

  8. TNT says:

    Andi boje nje dite pushim se le nom. Hudhi nje sy Lapsit qe nuk e lexon asnje. Per mua do ishe shume me i vertete te na tregoje cfare te lidh me Nikoll Lesin Aleksander Frangajn dhe shume te tjere qe hynin te shtepia jote. Do beje mire te tregoje ndonje histori te Gjyshit se ti vet i ke te gjitha me Ushtaret e Gardes… Te kujtihet si u rrite Andush? Me urrejtje ndaj cdo femije tjeter, ashtu te mesonte ajo Mami
    me gjoksin e madh dhe Babi qe nuk lente kurve pa kap…. Ik Andi, provoje te largohesh se je bere si krimb i neveritshem neper faqet e mediave qe mire i thote ai Psikopati Kazon e kazon plehrash jane …

    1. Koko says:

      Bravo.I ke treguar kush eshte.

  9. Jimi says:

    Vazhdo nipce t’na cuditesh! O e kerren ti deri ne fund kete pune, o tjeter njeri nuk ka.

  10. Shume says:

    “Andi Fejzu Zhej Çimi + news 24” zbuluan se trafikun tani.
    Pergjia: Ne 2021 do hani dru prap!

  11. gazetari says:

    O gazetaru…c! Ceshtja Tahiri behet te mbuloje vjedhjet e vrasjet e se kaluares ne Shqiperi (floriri, 21 janari …) . Mendohu mire kush e pruri drogen deri ketu!
    Sapo Shqiperia ngre koken, Greqia , Italia, Serbia jane prapa sumes tende.
    Mafiozet tane u sterviten ne Itali..
    Apo harrove. Gaaaazeeetaaar.

  12. melankoliku says:

    Cila eshte deshmia juridike ,te mos them prova,ne pergjimet italiane?Bisedat mes dy njerezeve madje edhe kriminel.Cila drejtesi europiane do ta pranonte kete si prove per burgosje?Kesi provash ka pothuajse per shumicen e deputeteve ,madje nga nbjreriu qe ishte president e kryeminister ,mjek me profesion,po po me emra,me ndrikulla,teze e daje ,ma babe e nene e bashkeshrte ,madje edhe me femije.Deshmi monstruoze jo nga skutat e automjetet por nga foltoret e Kuvendit,nga studiot televizive.PO te merren si deshmi e prova keto akuza burgjet e Shqiperise do mbusheshin me kundershtare politik me shume se ne kohen e Enverit.Madje do duhej te hapen edhe kampe sepse nuk do mjaftonin.Pergjegjesi politike e morale mbajne pozita e sotme dhe ajo e djeshmja por ne vendet demokratike ne kohen e sotme eshte dallim i madh mes pergjegjesise politike dhe asaj penale.

  13. be-x says:

    nuk e di Andi, por nga njehere ti aludon aq shume sa duket qe ua kalon dhe novelave turke hahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *