Faktet/ A ishte Basha i përfshirë në bandat e Lazaratit? Ku shkuan mbi 750 tonë hashash të prodhuara në vitin kur ai ishte ministër?

28 Tetor 2017, 12:22Politika TEMA

Arben Meçaj, një inxhinier me profesion dhe pedagog që në fakultetin e Inxhinierisë ka bërë sot një analizë të gjatë  sa i përket historisë së kultivimit të kanabisit në vend.

Meçaj ka dhënë disa të dhëna tronditëse për ish ministrin e brendshëm Lulzim Basha, i cili siç citohet, është zotuar për Lazaratin se “Ai grusht njerëzish do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”.  

Si përfundim nuk kishte asnjë  të denoncuar; asnjë sasi e kapur; asnjë grup kriminal. Madje, më keq akoma, mbjellja e hashashit nga intensive u bë masive.  9 në 10 familje në Lazarat në vitin 2011 kultivonte hashashin. A ka qenë Basha pjesë e bandës për sa kohë nuk reagoi kurrë me aksione konkrete edhe pse siç thotë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj ““Kam gjithë informacionin e duhur për përgatitjet që po fillojnë nga disa persona që po penalizojnë jo vetëm Gjirokastrën, por mbarë Shqipërinë. Veprimet e policisë do të jenë tepër të ashpra“ ?

Më tej ai jep të dhëna të frikshme për territorin dhe sasin e kultivimit.

Viti 2011. Asnjë indicie mediatike apo shtetërore mbi fenomenin Lazarat. Asnjë informacion shtetëror apo mediatik mbi trafik hashashi nga Lazarati, prani të grupeve kriminale të narko-trafikut në Lazarat apo dhe Shqipëri. Dhe kjo “heshtje” në vitin 2011 kur Minister i Rendit ishte Lulzim Basha, në kushte kur:

në Lazarat janë mbjellë mbi 750 mijë rrënjë hashash në vit

në Lazarat janë prodhuar mbi 750 tonë hashash në vit

nga fshati Lazarat evakuohen mbi 750 tonë hashash në vit

nga territori shqiptar “eksportohen” drejt tregut evropian mbi 750 tonë hashash në vit

 Pjesë nga analiza e Arben Meçajt:

Është viti 2010 -2011 -2012 -2013, ku Lazarati kthehet në një “Fermë Gjigande” të  prodhimit të hashashit

Në viti 2010 fillojnë prononcimet e para të funksionarëve shtetërorë. Pas dy aksioneve të dështuara (qershor-gusht 2010) në Lazarat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj, pas dështimit të aksionit të dytë në gusht 2010, në takim me drejtuesit vendorë të policisë Gjirokastër deklaron: “Kam gjithë informacionin e duhur për përgatitjet që po fillojnë nga disa persona që po penalizojnë jo vetëm Gjirokastrën, por mbarë Shqipërinë. Veprimet e policisë do të jenë tepër të ashpra“. Po atë ditë,  gusht 2010, në opinionin publik vjen dhe deklarata e Ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha. “Ai grusht njerëzish do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”.  Janë dy prononcime publike, ku qartësisht evidentohet dijenia absolute e instancave shtetërore ligjzbatuese (Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit) mbi fenomenin kriminal të kultivimit masiv të Hashashit në Lazarat.

Ndërkaq, në vijim të “masave anti- hashash”, në Ujë të Ftohtë Tepelenë dhe daljen jug-lindore të Lazaratit, në mënyrë demonstrative,  vendosen postblloqe policiore 24 orëshe. Çdo automjet apo qytetar që kalonte në këto akse rrugore, i nënshtrohej kontrollit të rreptë fizik policor. (mos e nënvlerësoni dhe harroni në argument këtë fakt).

Por viti 2011 shënon vitin epokal të shpërthimit galopant të mbjelljes dhe prodhimit të hashashit në Lazarat. (Shënim ! Minister i Brendshëm ishte Lulzim Basha).  Në dijeni të tij dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Policia e Shtetit ajo Lokale dhe Qendrore organizojnë planin operativ të policisë së shtetit për “neutralizimin dhe shpënien para ligjit” të “atij grupi njerëzish” që “do të ndiejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballen me drejtësinë në çdo ditë çdo javë në ditët dhe muajt në vijim”.

Rezultati: Asnjë i denoncuar; asnjë sasi e kapur; asnjë grup kriminal. Mbjellja e hashashit nga intensive u bë masive.  9 në 10 familje në Lazarat në vitin 2011 kultivonte hashashin

Sa ishte sasia e hashashit të prodhuar në 2011 në Lazarat?

Lazarati përfshin një territor rreth 500 ha. Fotot ajrore të 11 shkurtit 2011 mbi Lazarat tregojnë se zona qëndrore e fshatit (rreth 270 ha) në mbi 80 për qind të saj ishte e mbjellë me hashash. Ndërkaq  mbjellje konstatohen në periferi (dhjetra parcela) dhe buzë rrugës nacionale.

Në këtë vit, mbështetur mbi fotografimin ajror,  mund të llogariten me rezervë rreth 230-250 ha sipërfaqe e mbjellë me hashash në Lazarat.

Duke konsideruar që kjo bimë (në standardin e unifikuar në Lazarat) mbillej në rreshta çdo 2 m, me distancë rreth 2-2.2 m nga njëra- tjetra, llogaritet se në një hektar ishin mbjelle rreth 3 000 rrënjë. Duke llogaritur sasinë e sipërfaqes së mbjellë dhe intesitetin e mbjelljes për ha, llogaritet se: në 2011 në Lazarat ishin mbjellë rreth 700-750 mijë rrënjë apo ekuivalent 700-750 tonë hashash.

Viti 2011. Asnjë indicie mediatike apo shtetërore mbi fenomenin Lazarat. Asnjë informacion shtetëror apo mediatik mbi trafik hashashi nga Lazarati, prani të grupeve kriminale të narko-trafikut në Lazarat apo dhe Shqipëri. Dhe kjo “heshtje” në vitin 2011 kur Minister i Rendit ishte Lulzim Basha, në kushte kur:

në Lazarat janë mbjellë mbi 750 mijë rrënjë hashash në vit

në Lazarat janë prodhuar mbi 750 tonë hashash në vit

nga fshati Lazarat evakuohen mbi 750 tonë hashash në vit

nga territori shqiptar “eksportohen” drejt tregut evropian mbi 750 tonë hashash në vit

 

9 komente në “Faktet/ A ishte Basha i përfshirë në bandat e Lazaratit? Ku shkuan mbi 750 tonë hashash të prodhuara në vitin kur ai ishte ministër?”

  1. Cudia says:

    Llogarite e inxhinjerit: nje rrenje ashash oeshon 1 ton.
    Polica vertet i paska oatur site ne bithe

    1. Truri says:

      Me sume I bere llofarite

  2. njoni says:

    Basha,ka qenê prej kohësh në tavën e HASHASHIT.
    Që kur Berisha ,për —???- ARËSYE POLITIKE??,
    lejoi HASHASHIZIMIN E LAZARATIT.!??

  3. ku shkuan ????????????

    Po ku tjeter o te fandaksur , ne Restorantin e AMSTERDAMIT
    ku mblidhen turistet e gjithe Botes dhe shijojne te lire Mariuanen
    .Perse kot e mbeshtesnin kte skuth ministrat hollandes ?
    C’i kujtoni ju ministrat e botes , se jane njerez korrekte .
    Ka nga ata qe jane ANTARE grupesh mafioze , qe punojn ngushte me kapot e bashkive te qyteteve me ndertu ligje te tilla ,prostitucioni e gjithcka ku del Paraja e MADHE ;JANE TE PARET !
    Politka per ata eshte thjeshte nji rol ,nji trampolino ,per te arritur ke Miljonat .

  4. Salkaro says:

    E po nuk ka gja. ..se jam luli. …kur isha une minister. .s kishte vetem lazarat. ..ne gjirokaster por gjithe shqiperia. ..Edi e mori ne gjendja skandaloze vendin. ..fuck berishjanve luljaneve. …

  5. spartaku says:

    Lulezim Basha ka qene agai i Lazaratit,kurse Berisha,bajraktari i tij.Qe te dy kane kordinuar planet per zhvillimin dhe lulezimin e hashashit ne Lazarat,ku kane nxier fitime te pallogariteshme nga droga e fshatit te Lazaratit.Sot ata akuzojne Ramen dhe Tahirin per tregetin me drogen,dhe kete e beine qellimisht per te mbuluar miljardat qe ka fituar Berisha me Bashen.Kete populli e kupton dhe ndeshkon rrept me voten personale.

  6. Mergim tari says:

    Ne linkun e meposhtem qe eshte marre nga A1 Report Berisha citohet te thote qe: “Ishte vendimi im politik per te mos nderhyre ne Lazarat”.

    https://m.youtube.com/watch?v=hRTnzFygAGc

    Do te mjaftonte kjo fjali e vetme qe sot SALI Berisha te kalonte pjesen tjeter te pensionit pas hekurave ne Bënçë, nje nga ato zona qe ne vitin e mbrapshte 1997 ai urdheroi te sulmohej me lende kimike luftarake.

    Nese dhallat, kosrat, qumshtrat, hajdaret do te hetonin mbi kete histori te frikshme te dhenies se pasaportes politike te droges ne Lazarati, ata sot nuk do te mundoheshin shume te formulonin akuzen kunder SALI BERISHES: “Mbeshtejte e bandave kriminale te trafikut te droges”.

    Berisha ne menyre naive dhe idiote pak a shume thote qe ne i linim te mbillnin kanabis por nuk i linim ta nxirrnin.
    Po te merrte prokuroria nen hetim Sali Berishen vetem per kete thenie kriminale nuk ka asnje mundesi qe ky do ti gjente provat per te faktuar qe kanabisi nuk dilte nga Lazarati. Nuk mund te kete asnje prove. Dhe vetem kjo e ben SALI Berishen nga te pandehur ne person qe ka kryer nje KRIM te pakten me mosveprimet e tij.

    Pyetje e dyte qe dhallat, hajdaret etj… thjesht mund ti benin BERISHES ishte: “Nese lazaratasit trima nuk e shisnin kanabisin sepse ua bllokonte Saliu, perse valle e mbillnin, per vehten e tyre….. Perse valle kur kanabisi nuk dilte nga Lazarati, popullata e Lazaratit blente faren sa qimet e kokes, e mbillte atë edhe me kubike, i bente sherbimet stinore, e vadiste edhe me zjarrfikset e Gjirokastres per pjellori maksimale. Mos valle tere keto sherbime stinore dhe nje vjecare I beheshin kanabisit vetem per hobi, sepse sipas teorive idiote te sali berishes ai kanabis nuk dilte se nuk e lejonte policia e LUL ministrit te brendeshem. Ne kapitalizem nuk punohet duke harxhuar paret sa qimet e kokes per qejf, por per fitim. Dhe prokuroria e hajdarit, kosit, dhalles e di se sa mbillej, sa kalohej ne Greqi, ltali, e vende te tjera, sa fitim merrej, e sa paguheshin te gjithe. Kjo eshte pyetje qe ata I kane borxh BERISHES, per nje KRIM qe ky e pohon me gojen e tij qe e ka lejuar.

    Prove indirekte per fitimet marramendese nga kanabisi te lazaratesve nen udheheqjen KRIMINALE te SALI BERISHES jane SHTEPITE e tyre, pasuria e tyre. Por edhe fakti qe kur nuk mbillnin me kanabisit, dilnin ne televizor dhe thonin se po vuanin per buke, nuk kane para as per te ushqyer femijet.

    Perse valle lazarati VOTON 99 perqind per SALI Berishen. Mos valle sepse ky nuk I lejonte te shisnin kanabisin?

    Nese keto nuk jane prova shkresore le ti quajme indicie.

    Por nje ngjarje eshte indicie, dy ngjarje krijojne dyshim, por kur behen 3 ose me shume te tilla atehere perbejne prove.
    SALI BERISHA I ka permbushur kushtet jo vetem te proves, por e ka pohuar me gojen e tij qe I ka mbeshtetur politikisht kultivuesit e kanabisit, ka mbeshtetur politikisht ata qe vrane policine e shtetit ka mbeshtetur Gaten, Van Damian e Gates, ka mbeshtetur kultivimin e kanabisit politikisht.

    Le te dale tani LULEZIMJA te kerkoje drejtesi duke denuar ate kryeminister qe mbeshteti kultivimin e droges dhe atë minister te brendeshem qe beri te njejten gje, le te dale te therrase kunder vetvehtes, qe te shkoje vete ne burg.

  7. bregdetari says:

    KETE VEND E KANE KAPUR CA PALO POLITIKANE SI PUNA E KETIJ LULZIM BASHES QE E KONSIDEROJNE KETE POPULL TE SHUME VUAJTUR E TE MJERE SI NJE MASE NJEREZISH QE S’MARRIN VESH NGA KJO DYNJA DHE GENJEJNE E MASHTROJNE E VJEDHIN VENDIN DHE TALLEN GJITHE DITEN ME TA.

  8. kte e dijne gjithe shqiptaret lol
    ajo cfar u inskenua me saimirin ,jane lojra lufte te nji politike ambsadoresh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje