"Furtunë" në burgje, shkarkohen e çohen për ndjekje penale drejtorët, hapet gara për 23 drejtues të tjerë

28 Tetor 2017, 13:16Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkarkuar sot nga detyra disa drejtorë burgjesh.

Ky vendim erdhi sipas ministres për abuzime me detyrën, ndërkohë që disa prej tyre figuronin edhe të dënuar.

Më pas Gjonaj bëri me dije se sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin.

 “Shkarkim nga detyra e drejtorin e Burgut të Lushnjës, të burgut të Peqinit, të drejtorit burgut të Tepelenës për shkelje administrative, të drejtorit burgut të Sarandës dhe figuron si i dënuan më parë, drejtori i Beratit” ”Drejtori i IVP Rrogozhinë, Durrës.

Kontrollet e kryera kanë evidentuar shkelje të rënda, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve.

Sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin.

 Nuk do të tolerojmë abuzimin me detyrën”, tha ajo.

TË SHKARKUARIT: 

Shkarkohet nga detyra kreu i burgut Rrogozhinë

Shkarkohet drejtori i burgut në Lushnje

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Peqin

Shkarkohet drejtori i burgut në Sarandë

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Berat

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Durrës

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Lezhë

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Tepelenë

12 komente në ““Furtunë” në burgje, shkarkohen e çohen për ndjekje penale drejtorët, hapet gara për 23 drejtues të tjerë”

  1. esmir roshi says:

    Me mire e di qe do vij nje njeri i ri dhe jo te mbashe ne detyre njerez qe nuk e kane piken e pergjegjesise per pozicionin qe mbaje, por shperdorojne cdo dite sa kane mundesi cdo gje gje u jepet, duhet reformimi.

  2. Fatjon joni says:

    Po mire qe paska edhe ketu konkurs, se une nuk kame degjuar ndonjeher me pare te kete patur te till per keto.
    ishin pozicione te larta te emeruar ne cdo lloje menyre vec me merit s’besoj te kene qene…..

  3. Krenar abazi says:

    Kisha koh pa degjuar shkarkime drejtoresh te burgjeve. Shyqyr po vjen era drejtesi.

  4. Orion Ruka says:

    Doemos ata qe kane shkelur ligjin duhet te mbajne edhe pergjegjesi.
    Per cdo nen qe duhet te kishin zbatur, por qe bene te kunderten. Cdo veprim i drejte duhet te pershendetet dhe mbeshtetet nga te gjithe.

  5. endri marku says:

    keshtu eshte kur vendosesh nga miku apo leku,shyqyr qe po kontrollohen imtesishte keto pozicione se kemi plot njerez te afte qe presin .

  6. Ulsi bosi says:

    Eshte e nevojshme cdo levizje.nese duam administrat te paster me njerez t afte dhe te pakorruptuar

  7. Emiljano Hoxha says:

    Ministria e ka gjetur piken delikate te sistemin ku keqfunksjonon dhe ka reaguar per kte fakt.

  8. Aurora Tafa says:

    Kishte ardh koha e ketyre ndryshimeve sepse e ben institucionin si Han ku nuk respektoheshin as rregullat me minimale. Ndaj me ne fund po largohen ata qe kane shkelur ligjin

  9. Endis pllaha says:

    Jam nga Tepelena , kur mora vesh qe ky drejtori jone eshte shkarkuar , thashe faleminderit zot , po nuk e keni idene o njerez ca nuk kemi par edhe degjuar , i burgosuri kishte qejf te hynte ne burg ne tepelene se i jepte nje kafe ktij bosit dhe rrinte per qejfin e vet . Kemi par e kemi degjuar plot sa kemi turp te flasim . Presim edhe me shume pune per drejtesi per kta qe shkelin ligjin .

  10. Ema Aliaj says:

    Me vjen mire qe nje institucion kaq i rendesishem si burgjet po reformohet.Nje gje e tille ishte me se e nevojshme.

  11. Andi hoxha says:

    Mendoj se e nisi sic duhet ministrja.
    Spastrim dhe pastaj konkurs per cdokend qe e meriton te jene drejtues institucionesh.
    Pik se pari duhet te jene njerez me integritet.

  12. Liza says:

    Tagrambledhesit e Like Hajdutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje