ISIS kërcënon Kupën e Botës 2018

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Francës, Didier Deschamps apo Lionel Messi i torturuar. Këto janë imazhet që ka zgjedhur organizata terroriste më e rrezikshme e Botës për të nisur fushatën e frikës kundër Botërorit 2018 duke kërcënuar me sulme gjatë verës së ardhshme.

Në internet kanë nisur të qarkullojnë postimet me kërcënime nga grupi radikal që ka zgjedhur t’i shpallë luftë edhe sportit duke shfrytëzuar faktin se disa muaj më vonë në Rusi do të zbarkojë ajka e futbollit botëror.

Në njërën prej fotove, trajneri i Francës është ilustruar i prangosur dhe me një pistoletë pas kokës dhe me veshjen tashmë të njohur të pengjeve të ISIS ngjyrë portokalli. Një tjetër postim sjell Lionel Messin pas hekurave. ndërsa organizata terroriste kërcënon me një baner ku në sfond duket një stadium që në këtë rast është një prej impianteve ruse me mbishkrimin: “Armiqtë e Allahut në Rusi. Zjarri i Muxhahdinëve do t’ju djegë, thjesht duhet të prisni”.

Nuk është një risi që ISIS përpiqet të krijojë tension dhe ankth në prag të një evenimenti të këtyre përmasave, pasi organizata që vepron në Siri e bëri një gjë të tillë edhe përpara dhe gjatë Euro 2016 por autoritetet fanceze arritën të shmangnin çdo rrezik duke siguruar mbarëvajtjen e kompeticionit kontinental.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *