Një lojë politike me çështjen “Tahiri”

28 Tetor 2017, 10:16Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

A ka mundësi që në një histori me trafikantë dhe politikanë që shesin makina të ketë vend për të folur për manipulim politik të drejtësisë, që ka detyrën të kapë “të këqinjtë”?! Kjo duket të jetë dilema më e madhe (pas faktit nëse Saimir Tahiri është ose jo bashkëpunëtor i Habilajve në trafikun e kanabisit), kur sheh zjarrin e madh të pasionit që ka përfshirë skenën politike shqiptare pas këtij skandali. A ka dorë ndonjëri prej kundërshtarëve të ish-ministrit dhe të Edi Ramës, në mënyrën, kohën dhe përmasën e kësaj ngjarjeje?!

Shqipëria është një vend i vogël. Tirana një vend edhe më i vogël. Në pak qindra metra kuadrat rrinë nëpër zyra e kafene disa dyzina kundërshtarësh, të cilët komplotojnë ditë e natë kundër njëri-tjetrit. Jo rrallë, komplote e kurthe që të bëjnë të qeshësh, por ja që herë pas here skena shqiptare bëhet dramatike, në të nuk mungojnë në disa raste edhe të vrarët e gjaku. Skandali aktual përbën njërin nga ato raste, të cilat ekspozojnë më së miri teorinë e ekuilibrit. Një parti që fiton e vetme zgjedhjet, që nis një qeverisje të qetë ndërsa opozita përballë saj ndodhet në kaos total. Dhe ja ku plas papritur një bombë politike, që ja komplikon jo pak jetën maxhorancës qysh në krye të rrugës.

A ka konspiracion dhe komplot në këtë mes? Po të dëgjosh personazhin kryesor të krizës, ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, kjo histori ka brenda vetëm dëshirën e kundërshtarëve të tij për ta dëmtuar, asgjë tjetër. Po të dëgjosh Ramën, gjithçka vazhdon të jetë nën kontroll dhe zhurma ka si shkak parësor opozitën që s’di me çka të merret dhe “kazanin mediatik”. Nëse po të dëgjosh palën tjetër, nga LSI e deri tek PD e aleatët e saj, qeveria ka rënë në një gropë korrupsioni e trafiku, tek e cila ra vetë. Pa asnjë ndihmë nga ata.

Vështirë të besohet se historia e Habilajve, edhe nëse mbetet brenda qerthullit të bandës së tyre, pa përfshirë me përgjegjësi direkte Saimir Tahirin, të mos politizohej nga elita zhurmaxhije e Tiranës. Sepse vetë historia ka brenda kanabis, kushërinj të një ministri, makina që janë dhënë e marrë atij dhe trafikantëve dhe një dosje të madhe përgjimesh nga fqinji ynë perëndimor. Janë të gjithë elementet që kjo aferë të krijonte jehonë në rreshtat e shpartalluar të një opozite, që paraqitet të enjteve të Kuvend pa axhendë dhe pa fuqinë e duhur për të sfiduar nënqeshjen ironike të kryeministrit, i cili nuk përton të dëgjojë CNN me kufje, kur në poduim flasin opozitarët.

Por Saimir Tahiri ka treguar me gisht edhe një aktor tjetër të rëndësishëm, të cilin ai duket se e konsideron si njërin ndër protagonistët e kalvarit ku është futur: Presidentin Meta. Dihet armiqësia e hershme mes ish-ministrit të brendshëm dhe ish-kryetarit të Kuvendit, aq sa ky i fundit është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që ta largojë delfinin e Ramës nga kabineti qeveritar. Në daljet e fundit publike të Tahirit, Meta ka qenë i vetmi që është sulmuar me emër dhe mbiemër. Ish-ministri ka dashur ta afishojë hapur se dyshon tek kreu i shtetit, në lidhje me skandalin aktual të Habilajve. Në një mesazh për mediat, presidenti bëri thirrje që klasa politike të bashkohet kundër krimit, por duhet thënë se nga ana formale ai ka mbajtur profil të ulët në këtë histori.

Drejtësia është e përdorura e përjetshme në raste të tilla. Duke mos paragjykuar faktet e reja që kanë ardhur nga Italia për Habilajt, mënyra sesi prokuroria u soll me imunitetin e Tahirit, faktet që filtrojnë rregullisht tek mediat në lidhje me hetimet dhe zelli i tepruar për ta parë në burg ish-ministrin, e kanë ekspozuar keq organin e akuzës. Duke bërë që hija e  politizimit të një skandali me trafik hashashi, të duket edhe më e qartë.

4 komente në “Një lojë politike me çështjen “Tahiri””

  1. Kris says:

    Minxhozi i ke rene gozhdes tammam ne koke! Dihet ,se Meta dhe Berisha, sigurisht jane prapa ketij manipulimi te madh ,per te shpetuar kokat e tyre! Po shpetoi Tahiri do te shpetojne edhe ata! Mundet qe Tahiri ka qene i korruptuar por, me faktet e Katanias, e dime kush jane ata, nuk del se ka patur lidhje! Por eshte bere me qellim mafioz! Nuk ka hetuar prokuroria shqiptare??!! Domethene -nuk e ke nga NE! -S’kemi cfare t’i bejme Katanias se NE nuk do te hetonim! Pra nuk jemi NE fajtore! NE kurre nuk do te hetonim! Pra Mafia Meta -Berisha po thote qarte -mos na prekni nuk ju prekim! Por edhe vone Sal e Like shume vone …..!

  2. Gjon Leka says:

    Krijimi i situatave është teknikë manipuluese. Ajo ha kohë, zhvendos vënendjen, frenon përparimin e reformave. Në Kuvend, gjatë katër viteve të fundit, 3/4 e kohës është folur për çështje të stisura, të dorës së dytë, vetjake apo që i takojnë drejtësisë. Edhe ky sesion i Kuvendit filloi nga një çështje e sajuar, që i takon drejtësisë. Po kush përfiton nga kjo turbullirë? Të korruptuarit, hajdutët, armiqtë e shqiptarëve. Zgjohu o popull!

  3. LORA says:

    Kolloqithje me rigon ,,,,edhe nga Minxhozi,,,,I cili duke e marre te mireqene “skandalin” Tahiri analizon kurvlliqet nevojtare te politikes se integruar shqup-se dhe lesh-e-liste.
    Nuk ka asnje skandal Tahiri,zoti Minxhozi,,,,bjeri rrotul e rotull sa te duash,,, ,simulimet e nahijes shqup-se deri ne fronin e met-kokeloqes-president jane shashka, qe heret do te bien po ne koken e tyre,,,,sikurse ajo shashka e porositur holandeze e ndeshkimit te te gjithe shqiptareve me heqjen e lirise se levizjes ne EU,per shkak te disa krimineleve, te cileve vete holandezet u kane lene hapesira krimi.
    Po thuje nje fjale per Vetting-in dhe procesin fundamental te reformimit ne drejtesi,,,thuje o Minxhozo, se mbase I behet qejfi edhe Ambasadorit Amerikan,,,,thuje ,se aty rri e do te rrije fshehur lepuri I te gjitha simulimeve ,qe synojne te destabilizojne Shqiperine,per bythen e integrume te kusaro-krimineleve shqup-se dhe lesh-e-liste.
    Tung,per sot Minxhozo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje