Ta kesh drejtorin shok burgu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Astrit Patozi

Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri!

Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.

Mbase ka qenë kriter i qeverisë së “Rilindjes” që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.

Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë “nder” për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.

I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.

Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t’i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb “qorr” i rivalëve të rrugës.

Dhe thonë pastaj që këta nuk po bëjnë shtet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Ta kesh drejtorin shok burgu”

  1. Mao Tse Tung says:

    Kete pyetjen beje Nacos dhe Ylli Manjanit,ministrat e Leshelise e kishin “drejtesine”.

  2. niki says:

    Patozi mos u shtir. Ilir Meta e kishte privilegjin ti zgjidhte. Ishte qoka qe duhet ta bente ai.Sa i paftyre qe je.

  3. Shaqir Huta says:

    Kta skane lidhje me Rilindjen. Jan shoket e Berishes dhe Metes. Fanatiket e LSI qe e zaptuan burgun dhe e rikthyen ne biznes.:

  4. reina agolli says:

    me ca kapet dhe ky.nuk thua shyqyr qe po meren masat e duhura per here te pare se nuk ishte bere agje deri me sot.

  5. Futja kot says:

    O Tosi qe te.ka humbur vuka. Po jane miqte e Like.Floririt dhe te baxhelles (motres se vogel te Lulushit) keta o Tosi.Tani jane bere bashke dhe duken si çift kalamajsh qe ta shpifin ne çdo fjale qe thone. Prisni dhe ca te.vijne zgjedhjet dhe ke per te pare.qe.do te dalin me kepuce te.kuqe keta legena.

  6. Venera Gega says:

    Ti duhet ta dishe shume mire kush i ka vene keta lloje drejtorash.
    Se i ke patur ne bashqeverisje, apo kohe e larget i ke harruar…….

  7. Resmiu says:

    Mir qe po ben kete reforme ministrja qe ti zhduki keta plehra po ti tito ate pune ke,ti biesh ne nje vrime ggjithmone.

Lini një Përgjigje te Venera Gega Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *