Ministri Gjiknuri inspekton akset Korçë-Ersekë dhe Lin-Pogradec, ja kur do përfundojnë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan ecurinë e punimeve në dy prej kantiereve të rëndësishme në Qarkun e Korçës.
Ndalesa e parë ishte në aksin rrugor Korçë-Ersekë ku ministri Gjiknuri njoftoi se shumë shpejt do të kryhen procedurat për fillimin e punës së Lotit të dytë të kësaj rruge.
“Jemi tek pjesa e fundit e lotit të parë Korçë-Ersekë. Siç po shikohet, këtu është pjesa fundore e rrugës e cila gati ka përfunduar. Ka edhe një pjesë punimesh që po zhvillohet në dalje të Korçës. Pikërisht, këtu do të jetë edhe nyja lidhëse me rrjetin ekzistues dhe shumë shpejt fillimi i projektit të ri, loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë ku Bashkia e Kolonjës do të lidhet përfundimisht me rrjetin kombëtar rrugor. Këto punime do të përfundojnë shumë shpejt dhe besoj vitin tjetër do të bëhen procedurat për të filluar punimet pjesa tjetër, pra pjesa e dytë e rrugës drejt Kolonjës”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Puna po vazhdon edhe në një tjetër kantier, atë të aksit rrugor Lin-Pogradec për të cilin do të akordohen edhe fonde të tjera nga rialokimet e këtij fundviti.
“Sot po inspektojmë punimet në dy lotet, aksi Lin-Pogradec dhe tuneli në hyrje të qytetit të Pogradecit. Në lotin e parë, po hedhim shtresën e fundit asfaltike e cila do të bëjë të mundur që rruga të jetë e kalueshme me parametra. Në vitin që vjen të mbyllim të gjithë elementët e tjerë të sinjalistikës, ndriçimit, gjelbërimit. Këtu ku po flasim, në tunelin e hyrjes së Pogradecit kanë mbaruar në masën më të madhe punimet. Jemi në fazën e ndërtimit të pjesëve të kollonatave të këtij tuneli dhe mendojmë që me financimet që do të jepen për vitin që vjen do të përfundojë edhe kjo vepër”, sqaroi kreu i ARRSH-së Afrim Qendro.
Ministri Gjiknuri gjeti rastin të nxisë kompanitë të ecin përpara drejt përfundimit në kohë të veprës.
“Nga ana tjetër dua të ju siguroj se pjesa e financimit nuk do të mungojë. Strategjia e qeverisë shqiptare është të mos hapë më rrugë të cilat janë të pa financueshme por të përfundojmë të gjitha këto vepra të nisura prej vitesh. Me financimin që do të sigurojmë, do ta mbyllim pjesën e asfaltit dhe do të mbetet vetëm pjesa e tunelit, besoj nga vjeshta e vitit tjetër do të jemi në gjendje që kjo rrugë të jetë e përfunduar. Do të përfundojmë rrugët e nisura, do të hapim ato rrugë që janë të financueshme dhe çdo projekt që do të hapet do të jetë i financueshëm. Nuk do të ketë më projekt që do të mbetet zvarrë”, nënvizoi Gjiknuri.
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ministri Gjiknuri inspekton akset Korçë-Ersekë dhe Lin-Pogradec, ja kur do përfundojnë”

  1. Kur se vdesim do shikojme Shqiperinë qe duam! says:

    Vitin tjetër te reja per punet që do mbarojnë vitin tjetër…
    Jemi ne rrugë të mbarë…bybasi i Fierit vitin tjeter( qe nga 2013) bybasi i Vlorës ne 2021( edhe mbase),rruga e shengjinit vitin tjetër,aeroporti i Vlorës ne 2021( po i desh Cari turqve), rruga e Arberit vitin tjeter me sesben( do hapen procedurat)….
    Vitin tjetër vetingu,vitin tjeter hapura e 21 janarit…
    Vitin tjetër vdisni…se Shqipëri me sy nuk do shihni!
    Ai se per njecik harrovaaaa…vitin tjeter dhe negociatat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *