Pas Brexit, Britania i vë “fshesën” shtetasve të BE-së: Kthehuni mbrapsht në shtëpi

29 Tetor 2017, 15:56Bota TEMA

Pas Brexit, Britania e Madhe ka paralajmëruar qytetarët e BE-së në Britani se do të duhet të largohen nga shteti ishullor,

Sipas “The Guardian”, një letër qeveritare, e shkruar në emër të sekretarit të zyrës Amber Rudd këshillon shtetasit e BE-së se ata duhet të marrin parasysh largimin, sipas të përditshmes britanike.

“Këta shtetas kanë të drejtën e udhëtimit lirisht në të gjithë BE-në dhe mund të vizitojnë, jetojnë, studiojnë dhe në shumicën e rasteve punojnë në çdo shtet tjetër të unionit”.

Letra e datës 18 tetor, e cila është shkruar nga zyrtarët e seksionit të emigracionit i thotë një shtetasi rumun në një qendër të paraburgimit, se kërkesa e tij për strehim emergjent është refuzuar dhe ai duhet të marrë në konsideratë një vend tjetër.

Në letër shkruhej:”Ju mund të largoheni duke u kthyer në Rumani ose në një shtet tjetër anëtar të BE-së, ku të gëzoni qasje në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut pa pengesa”.

Arrestimet dhe largimet e detyruara të shtetasve të BE-së nga Mbretëria e Bashkuar janë rritur ndjeshëm që nga votimi i Brexit, citon The Guardian. Kjo ka bërë që kritikët të pohojnë se Zyra Kombëtare synon qëllimisht të krijojë një mjedis armiqësor për emigrantët.

2 komente në “Pas Brexit, Britania i vë “fshesën” shtetasve të BE-së: Kthehuni mbrapsht në shtëpi”

  1. Duri says:

    Ndërsa pakistanezet mund te rrinë? Hajde ato robt ku ti keni edhe ju, surrat kuqet e mutit

  2. Banda TEMA says:

    Mo injorant i Temes apo Meros, ja ke fut kot ,mo trapush. Merruni me Tahirin e drogen o trapa,lini BE se e ka ne terezi.Nga i merrni keto lajme o idjota….keto qe thoni ju jane mashtrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje