VIDEO/ Vidhnin automjete luksoze në Tiranë, 4 në pranga, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka bërë të mundur shkatërrimin e grupit që vidhte makina luksoze në Tiranë. Në prangat e policisë kanë rënë 4 shtetas.

Më datë 28.10.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Skrapi”, në kuadër të të cilit janë dokumentuar një sërë vjedhjesh automjetesh në Tiranë, ku janë arrestuar shtetasit:

– M. D, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë

– D.B, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë

– F. K, 30 vjeç, banues në Tiranë

– B.Gj, 38 vjeç, banues në Fushë Krujë

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

– B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë

– A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë

Shtetasi M. D, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. M.

Në afërsi është konstatuar një automjet i markës “Opel”, ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës “Opel Corsa”, më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvedësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit.

Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një kaçavidë,

– Një palë doreza,

– Një orë dore e marrë në automjetin e markës “Mercedes Benz”,

– Pesë aparate telefonik të markave të ndryshme

Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,

– Katër dyer automjeti të markës “Mercedes Benz”,

– Dy sinjale automjeti të markës “Mercedes Benz”,

– Dy amplifikator automjeti të markës “BMW”,

– Një difirencial automjeti i markës “Mercedes Benz”,

– Një grup timoni automjeti i markës “Mercedes Benz”,

– Një grup timoni automjeti i markës “BMW”,

– Pjesë të ndryshme nga një automjet i markës “Volkswagen”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287/b, të Kodit Penal.

TiranëFianlizohet operacioni “Skrapi”Në pranga katër shtetasMë datë 28.10.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Skrapi”, në kuadër të të cilit janë dokumentuar një sërë vjedhjesh automjetesh në Tiranë, ku janë arrestuar shtetasit:- M. D, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë- D.B, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë- F. K, 30 vjeç, banues në Tiranë- B.Gj, 38 vjeç, banues në Fushë KrujëSi dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:- B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë- A. H., 41 vjeç, banues në Fushë KrujëShtetasi M. D, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit B. M.Në afërsi është konstatuar një automjet i markës "Opel", ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës "Opel Corsa", më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvedësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit.Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:- Një kaçavidë,- Një palë doreza,- Një orë dore e marrë në automjetin e markës "Mercedes Benz",- Pesë aparate telefonik të markave të ndryshmeNga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, – Katër dyer automjeti të markës "Mercedes Benz",- Dy sinjale automjeti të markës "Mercedes Benz",- Dy amplifikator automjeti të markës "BMW",- Një difirencial automjeti i markës "Mercedes Benz",- Një grup timoni automjeti i markës "Mercedes Benz",- Një grup timoni automjeti i markës "BMW",- Pjesë të ndryshme nga një automjet i markës "Volkswagen".Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287/b, të Kodit Penal.

Publié par Policia e Shtetit sur dimanche 29 octobre 2017

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Vidhnin automjete luksoze në Tiranë, 4 në pranga, policia jep detajet”

  1. Kuq e zi says:

    Vidhnin apo vidhin?
    Vidhi eshte dru o kerrcu vidhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *