Dorëheqja e kreut të SHISH, reagon ashpër Lubonja: E turpshme, Visho Ajazi të flasë pse iku, Bendo po aq përgjegjës sa ai

30 Tetor 2017, 17:27Politika TEMA

Fatos Lubonja deklaroi  se dorëheqja e Visho Ajazit ngre dyshime për funksionimin e këtij institucioni dhe sipas tij ngjan  shumë si një tendencë e Ramës për të kontrolluar të gjitha institucionet.

I ftuar në studion e lajmeve të “News24”, Lubonja u shpreh se …”Ajazi dukhet të na thotë pse iku dhe të na thotë pse s’ka vënë shërbimet e duhura, në kuptimin e informacioneve, për kryeministrin apo presidentin, lidhur me gjithë këtë zallamahi që ka filluar që me Zaganin dhe pastaj të ikë që të kuptojmë të paktën. Para se të iki na jep ca sqarime”.

“Më së shumti jemi në një variant të kapjes së të gjitha institucioneve nga Rama që është tendenca e dukshme e tij për të kontrolluar të gjitha institucionet për të zezën tonë dhe për të zezën e atij.

Nëse ka ikur Visho Ajazi për paaftësi duhet të ikë edhe ky se ky zëvendësi i tij është.

Këtu interesi është të mos hetohet korrupsioni i të mëdhenjve. Helidon Bendo është po aq përgjegjës sa Visho Ajazi. Nëse Visho Ajazi ikën në mënyrë kaq të turpshme, aty vihet në dyshim i gjithë institucioni.

Po të isha në opozitë do kërkoja komision parlamentar do e thërrisja Ajazin në parlament do i thosha si ka mundësi?

Shërbimet sekrete kanë më shumë për të kapur të dhëna se sa prokurorët italianë në lidhje qoftë me përfshirjen e Tahirit…

Cfarë bëjnë shërbimet sekrete, nëse s’ka gjetur gjë, nuk po them prova, por nga burime të caktuara duhet patjetër të hetonin a të gjenin dicka qoftë edhe për të provuar të kundërtën.

Ajazi është në presion se nuk ka bërë punën si duhet për të gjitha arsyet e mundshme.

Opozita thotë se është hequr nga presionet e qeverisë se mund të thoshte informacione për vëllain e kryeministrit, Rama thotë nuk i ka shkuar asnjë informacion

kështu është edhe puna e Visho Ajazit, nuk ka një dëshirë për të hetuar figurat e mëdha se janë shumë më të fuqishëm se sa këta, janë ata që i emërojnë e çemërojnë”– tha Lubonja.

A është detyruar Visho Ajazi të japë dorëheqjen nga presioni i madh i politikës?

Lubonja: Gjithë ngjarja është mbi shpatullat e Visho Ajazit e ka thënë unë më mirë po tërhiqem, ose presionet mund të jenë nga qeveria por në këtë vend janë edhe nga bandat.

Këtu akuzohet dikush për një mijë të pabëra, mjafton të tërhiqet nga pushteti edhe…

 

8 komente në “Dorëheqja e kreut të SHISH, reagon ashpër Lubonja: E turpshme, Visho Ajazi të flasë pse iku, Bendo po aq përgjegjës sa ai”

  1. Monika Kryelopa says:

    Dole prape ti mer mut i Sales dhe analyst i kazanit. Nuk ju mjaftoj qe Visho ka qen per 5-vjet qytetar dixhital i Sales por i kerkoni edhe llogari Edit qe pse iku. Ai duhej shporrur me ceremoni me kohe dhe duhej rrasur brenda per shkelje te kushtetutes.
    Me kardhur keq per krimet e komunizmit por tani qe te njoh se c’fare surrati i pacipe qe je ti mendoj qe ti e meriton plotesisht ate qe i beri komunizmi familjes tende.

  2. kujtesa says:

    Po bole ngeli ky Lubo!
    As i punon fare koka,shyqyr qe i kane ngelur rotllat poshte kokes.
    Visho punoi plot 4 vjet ne qeverisjen e Rames dhe ky asnjehere nuk beri ate qe beri Saliu me te tjeret.
    Se çkerkon tani bolja,hajde gjejeni ju te tjeret.

    1. Albamich says:

      Mos na fut ne pune per te gjetur cfar do ky k..e kanari , se skemi kohe te merremi me bole te tredhura…. shyqyr qe i kon njel pak men perj budallai, ???qe te haje cope buk qe ja hedhin pronaret e mediave , se pun tjeter nuk din te boj????

  3. viktor says:

    Nje gje nuk kuptoj me kete Lubonjen. Ka kaq kohe qe deklaron se bandat bokan nomin duke bo presion, deri edhe shefit te SHISH. Po ketij Lubonjes qe “po i bon telef duke i goditur” si nuk po i bokan ca presion, apo tek Lubonja mesa duket nuk ecen presioni por tek shefi i SHISH po???

  4. votren(prifti spanjoll) says:

    Ka mundesi te te njoftoje me email ty per aresyen.

  5. Kellira says:

    Po ket ca e pickoi?!

  6. Ali pazari says:

    Po te ishe ti cfare???? Do te kishim nje bythlepirje ala Lubonja dhe asgje tjeter, se cfare mund te presesh nga nje klysh komunistesh te konvertuar ne “demokrate”

  7. shqip says:

    Po si e bere keshtu o Visho ? Po te pakten ti kishe thene Ljubos pse ike . Ore Fatos ! Se ti ja ke marre doren ketyre shish-eve . S’ke nevoje te hulumtosh shume . Dil andej nga shqupi , se ata çoç dine ca gjera . Pastaj si ka mundesi qe Fevzua s’te ka informuar akoma . Me siguri ai di shume. Me te kontaktojne sherbimet e huaja . Te paska marre keq çmenduria . Te ishe kuruar qe i ri . Tani s’te punon me cervelua .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje