Vasili i indinjuar me Ramën: E ktheu në zyrë pune kryeministrinë

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili thotë se Rama e ka kthyer kryeministrinë në zyrë punësimi, duke i nxjerrë vetë njoftimet.

Përmes një satusi në facebook Vasili shton më tej se 80% e shqiptarëve nuk ekzistojnë për Ramën, dhe ata sipas tij duhet ta përmbysin.

Statusi i plotë i Vasilit në Facebook

Kryeministri zyrë-punë, kaq di, për të tjerat s’ia thotë…

Kryeministri në jerm. E ktheu në zyrë pune kryeministrinë, i nxjerr vetë njoftimet per punesim.

Thotë ky kryeministri shkollëpak: “Marrëveshje e deputetëve të rilindjes me qeverinë e rilindjes”.

Po për çfarë? Për pazaret e ditës, hiq e vë njerëz nëper punërat e shtetit.

80% e shqiptarëve nuk ekzistojnë për kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kanë më asnjë detyrim që ta njohin, edhe ai nuk ekziston më për ta.

Ndaj Kryeministrit të trafikanteve dhe krimineleve 80% e shqiptarëve kanë vetëm një detyrim: ta përmbysin!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...