VIDEO/ Ja çfarë tha Rama tre ditë më parë për SHISH

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vetëm tre ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë publike për punën e Shërbimit Informativ Kombëtar në lidhje me bandën e Habilajve.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” Rama u shpreh se nuk kishte marrë asnjë informacion zyrtar nga SHISH në lidhje me aktivitetin kriminal të bandës së Habilajve në Vlorë dhe implikimin e dyshuar të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pjesë nga intervista:

Arjan Çani: Z.Kryeministër, a ju solli ndonjë informacion SHISH për Habilajt dhe lidhjen e tyre me Tahirin?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, më lejoni që  t’ju kujtoj që çështjet e shërbimit sekret janë çështje të shërbimit sekret, por gjithsesi kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje të prerë. Asnjë, asnjëherë nuk më ka sjellë një informacion zyrtar mbi asnjë lidhje të lidhje të ministrit të Brendshëm me asnjë grup tjetër kriminal.

Arjan Çani: Pse e përcaktoni zyrtar? Po një informacion tjetër jo zyrtar?

Kryeministri Edi Rama: Si, unë do të them në publik shërbimi informativ…tani nuk jemi në… Po përfshirë edhe SHISH-i.

Arjan Çani: Jo?

Kryeministri Edi Rama: Po sigurisht jo!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “VIDEO/ Ja çfarë tha Rama tre ditë më parë për SHISH”

  1. Flamur says:

    Kjo është njësoj si të thuash: Nuk kam asnjë informacion që gruaja ma dredh edhe pse shëtiti tërë kohën me makinën e komshiut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *