Antinformaliteti, Tatimet: 68 subjekte me shkelje në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjatë fundjavës, strukturat e Hetimit Tatimor kanë ushtruar kontrolle në 324 subjekte në qytetin e Tiranës, nga të cilat janë konstatuar 68 subjekte me shkelje.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Tatimet, nga këto kontrolle janë vendosur 74 penalitete, janë bllokuar 10 subjekte ndër të cilat 6 për moslëshim kuponi tatimor e mos instalim pajisje fiskale (shkelje të përsëritura, hera dytë) dhe 4 subjekte të cilët janë gjetur të paregjistruar.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje çdo sipërmarrësi të ndershëm si dhe qytetarëve, të denoncojnë rastet e paligjshmërisë, të cilat dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe formalizmin e ekonomisë.

Organet e tatim/taksave më parë njoftuan se janë fokusuar në monitorimin e koordinuar të biznesit të madh mbështetur në platformat e riskut si dhe përdorimin më efikas të informacionit ndërinstitucional për të detektuar më mirë sektorët si dhe bizneset më problematike. Shtylla integrale të aksionit mbetet informimi dhe shërbimi ndaj tatimpaguesit si dhe kontrolli në terren i njësive ekonomikeme.

 Plani i veprimit në terren përfshin 78 zona në të gjithë territorin, me 95 grupe që kanë vijuar aksionin për verifikime të tatimpaguesve të paregjistruar në QKB dhe në organin tatimor, verifikim të përdorimit të pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, verifikimin e deklarimit të punonjësve në organet tatimore, si dhe verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave në subjekte të tjera.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Antinformaliteti, Tatimet: 68 subjekte me shkelje në Tiranë”

  1. On says:

    Mbrapsht cdo gje ktu. Hetimi tatimor duhet te hetoje. Ktu shkon ve gjoba ne mes re dites. Pa lidhje. Te tjere gjobisin

  2. helio says:

    dhjame nga pleshti. ne hollande etj , te pysin a e do kuponin??? se jane ekologjiste .kjo sdmth qe shteti s kontrollon. ai e di sa fiton njeri dhe tjetri dhe i kontrollon kur si del ekuacioni. dhe ketu e di. por ka zgjedh ta beje ndryshe. duke dale ne rruge dhe duka ja shpif te gjitheve dhe ne finale leket i mer..Kush????

Lini një Përgjigje te helio Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *