Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se është kryeministri që ka bojkotuar pr/buxhetin 2018 dhe jo opozita.
Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ish-kreu i LSI-së tha se Rama nuk ka firmosur ende dokumentin e pr/buxhetit
“Ja dokumenti kyresor që kryeministri firmos në një vend. Këtë dokument kryeministri i vendit as ka begenisur ta firmosë. Edhe ky dokumentmë më i rëndësishmi i politikës qeveritare, i demonstrimit të politikave qeveritare nuk është firmosur nga Edi Rama.
Ky është bojkotuesi i madh. Ne nuk jemi këtu që të akomodojmë papërgjegjshmërinë, por edhe neverinë që ka Kryeministri për popullin e tij.
Kur ky bojkoton dokumentin e qeverisë së tij, ne kemi detyrë ti bëjmë fresk sic i bëjnë ata sejmenët e tij të rilindjes? Le ta bënë, por ne nuk mund ti bëjmë fresk këtij që ska kohë të marrë seriozisht këtë dokument,” shprehet Vasili.
Edhe Ver Llapa eshte me politikan se ky lolo!