Bojkoti PD-LSI, flet Vasili: Është Rama bojkotuesi i madh, jo ne

31 Tetor 2017, 11:13Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se është kryeministri që ka bojkotuar pr/buxhetin 2018 dhe jo opozita.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ish-kreu i LSI-së tha se Rama nuk ka firmosur ende dokumentin e pr/buxhetit

Ja dokumenti kyresor që kryeministri firmos në një vend. Këtë  dokument kryeministri i vendit as ka begenisur ta firmosë. Edhe ky dokumentmë më i rëndësishmi i politikës qeveritare, i demonstrimit të politikave qeveritare nuk është firmosur nga Edi Rama.

Ky është bojkotuesi i madh. Ne nuk jemi këtu që të akomodojmë papërgjegjshmërinë, por edhe neverinë që ka Kryeministri për popullin e tij.  

Kur ky bojkoton dokumentin e qeverisë së tij, ne kemi detyrë ti bëjmë fresk sic i bëjnë ata sejmenët e tij të rilindjes? Le ta bënë, por ne nuk mund ti bëjmë fresk këtij që ska kohë të marrë seriozisht këtë dokument,” shprehet Vasili.

1 komente në “Bojkoti PD-LSI, flet Vasili: Është Rama bojkotuesi i madh, jo ne”

  1. mateo says:

    Edhe Ver Llapa eshte me politikan se ky lolo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje