FOTOT/ Dyqane dhe apartamente: Sekuestrohen pronat e Habilajve në Vlorë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia ka sekuestruar pasuritë në Vlorë të vëllezërve Moisi dhe Florjan Habilaj,  të cilët janë  arrestuar në Itali si pjesë e një bande të trafikimit të drogës dhe armëve.

Sekuestrimi i pasurive erdhi si rezultat i bashkëpunimit midis DVP.Vlorë, Drejtorisë së Përgjithshme të P.P.Parave dhe Prokurorisë Vlorë.

Prej Specialistëve të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP.Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, Artan Habilaj, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme :

Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.

Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.

Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.

Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..

Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..

Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.

Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/VLORE-HABILAJ2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/VLORE-HABILAJ2.jpg","attachment_id":"790058"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/VLORE-HABILAJ3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/VLORE-HABILAJ3.jpg","attachment_id":"790057"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/VLORE-HABILAJ4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/VLORE-HABILAJ4.jpg","attachment_id":"790056"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/VLORE-HABILAJ5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/VLORE-HABILAJ5.jpg","attachment_id":"790055"}]
        
        Loading...
        

3 komente në “FOTOT/ Dyqane dhe apartamente: Sekuestrohen pronat e Habilajve në Vlorë”

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Si i sekustrojn kto pasurin e Habilajve pa pas nji vendim gjyqsor qi i deklaron ato si fajtor.??
    Pse nuk sekuestrojne pasurin e Berishajve,Mete-Kryemodhes ,Gjin Gjonit,Mediut dhe te kriminelave qi jane ne prokurori dhe administraten shtetnore.
    Habilajt jan marre me tregti fruta perimesh,dhe njikohosisht dhe me drog,por deri tash nuk kemi nji venim gjyqsor qi i ka denu ata..
    Ky osht kapitalizem,tregtia me skllevrit e pasuroj Anglin,Francen,Spanjen,luftrat ne Irak,Afganistan e pasunun USA .
    Habilaj kane furnizu tregun europian me droge,ket gjo e bojne mijra bisnesmen ne tan boten.

  2. mirel says:

    Sa shpejt i shpronesuan Habilajt. Ne qeveri dhe politike asnjerit nuk i eshte sekuestruar pasuria.
    Vettingu po zbatohet ne popull.
    Kriminelet vazhdojne te shesin Shqiperine dhe bejne kariere politike

  3. elly says:

    per tere ate zhurme siu bande e madhe droge, vetem palate me 60, 120, etjh m2? e cuditeshme, une thashe se kane nje shtepi me 13 banjo, apo resorte ne velipoje etj etje etj ne dajt e lalz?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *