Kryemadhi takon kreun e ODIHR: Raporti konfirmon problemet e ngritura para zgjedhjeve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti sot në një takim Kreun e Misionit të ODIHR per zgjedhjet, Peter Tejler, i cili prezantoi raportin e ODIHR për zgjedhjet parlamentare.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi vlerësoi sensin përgjithësisht realist të raportit, ku konfirmohet një pjesë e problemeve që janë ngritur para zgjedhjeve siç janë shitblerja e votës, përfshirja e policisë në zgjedhje, ndikimi i eksponentëve kriminalë në votime, dhe cënimi i të drejtës së qytetarëve për një proces zgjedhor ku garantohet vullneti i tyre për të mbështetur lirisht partinë politike që përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua dhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore ku konsensusi e transparenca u cilësuan si kushte të domosdoshme për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.

Për sa i përket sistemit zgjedhor Kryemadhi është shprehur se duhet të nisemi nga rekomandimet e Odihr për të zgjidhur problemet e sistemit në të kaluarën, si dhe marrjen e shembujve më të mirë nga vendet e tjera ku garantohet liria e barazia e votës së qytetarëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Kryemadhi takon kreun e ODIHR: Raporti konfirmon problemet e ngritura para zgjedhjeve”

  1. sali berisha e ilir meta si enveri e mehmeti mobilizojne komitetin qendror, organizatat e prtise se rretheve, qe te demaskojne armiqet e popullit edi rama e saimir tahiri, qe duan ti bejne gropen popullit e qe te varrosin te ardhmen demokratike/socialiste te shqiperise. rol te madh mund te luajne shoqja monika pordha si nje bije e partiese, aktiviste e shquar dhe vendosur perkrah bashkeshortit ilir dhe shoku ilir eshte bashkepunetori me I ngushte I shokut sali. rrofte shoku sali. ne kete lufte kunder armiqeve te parties e shokut sali do te shkelqeje uniteti I populli rreth parties e shokeve sali-ilir-monika. te gjithe ne aksion edhe shoket luan e tit vasil, flamur noke e ed ha lim do te ndjekin kete aksion revolucionar per shpetimin e parties e shqiperise. rrofte shoku sali berisha, rroftr shoku ilir meta, rrofte monika koka kryemadhi. perpara per fitorje te reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *