Meta rrëzon opozitën për Visho Ajazin: Nuk ma kërkoi Rama, se shkarkoi ai

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti Ilir Meta ka rrëzuar pretendimin e opozitas se ish-kreu i SHISH ishte detyruar të dorëhiqej për shkak të presioneve.

Meta shfajësoi Edi Ramën nga akuzat e shumta ku theksoi se shefi i qeverisë nuk i ka kërkuar asgjë të tillë.

Në një intervistë për Çim Pekën, presidenti tha se pati një takim me Visho Ajazin, të cilin mund ta vazhdonte detyrën në SHISH.

“Më konkretish mund t’ju them se një javë më parë e sigurova z.Ajazi që ai do të kishte përkrahjen time të plotë si President i Republikës për të vazhduar detyrën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe natyrshëm në përmbushje të detyrave të tjera. Ai më ka falenderuar për besimin. Kjo ishte thjesht për të konfirmuar vazhdimësinë duke pasur në konsideratë edhe komentet e ndryshme mediatike. E kam siguruar se kur të kisha mundësi do e bëja publik qëndrimin tim, jo thjesht për z.Ajazi por për Shërbimin Informativ në terren” u shpreh Meta.

I pyetur nëse do ta firmoste shkarkimin e Visho Ajazit, Meta tha se Rama nuk ia kishte kërkuar diçka të tillë. I vetmi kontakt me kryeministrin ishte kur ky i kishte vënë në tryezë dorëheqjen e Visho Ajazit.

Lulzim Basha deklaroi dje se nuk kishte informacione për shkarkimin e Visho Ajazi Likës, por sipas gjykimit të tij duhet që t’i jetë bërë presion.

“Një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës.Ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik” tha Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Meta rrëzon opozitën për Visho Ajazin: Nuk ma kërkoi Rama, se shkarkoi ai”

  1. Shishi ,Persidenca ,Gjykatat,
    nuk jane kurr ne kompetencen e exzekutivit ,
    ne gjithe kto 27-vjet ,por te ambasadoreve amerikane .
    prandaj vazhdoni e hani m.t-in qe ka Met.

    asnji ndryshim nuk behet .thjeshte mashtrohen shqiptaret .

  2. Jimi says:

    Si vend i NATO-s kryetari SHISH eshte nomenklature ne varesi te dyfishte. Emerimi apo shkarkimi i tij nuk mund te behet vetem me “deshiren” e k/ministrit, ose me mire te themi pa ven ne dijeni bllokun. Te tilla veprime te njeaneshme vetem qoftelargu di te bej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *