Tom Doshi tallet me deputetët e LSI-së: Pse u ndatë nga shokët?

31 Tetor 2017, 11:42Politika TEMA

Mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ka nisur edhe me akuza mes palëve politike lidhur me çështjen e bujshme “Tahiri”.

Në nisje të mbledhjes, pak para se PD-ja të braktiste punimet e komisionit, deputeti demokrat Eduard Halimi ka akuzuar qeverinë se është palë me krimin dhe ka bërë marrëveshje me të.

Qeveria ka bërë marrëveshje me krimin.

Ne vend qe te mbroje Zaganin, e sulmon atë duke i dalë në mbrojtje Habiljave.

Zagani nuk kishte armik kryeministrin, por Habilajt.

Ju në vend ta dëgjonit si oficer policie, e fusni në burg për t’i lënë fushë veprimi Habilajve”, tha Halimi.

Pas fjales se tij, demokratët lanë sallën e mbledhjes.

Në mbledhje kanë qëndruar deputetët e LSI-së, Nasip Naço dhe Edmond Panariti.

Deputeti Tom Doshi, iu eshte drejtuar me humor atyre.

Pse u ndatë nga shoket?! Ata ikën”, iu drejtua ai deputetëve të LSI-së, që tashmë janë në një linjë me PD.

2 komente në “Tom Doshi tallet me deputetët e LSI-së: Pse u ndatë nga shokët?”

  1. Zigur Qarri says:

    Pa pa pa….fjale te arta nga Doshi!
    Nuk ju vjen turp,qe beheni tellall i nje gangsteri,vetem e vetem sepse sulmon kundershtarin tuaj?
    Kete e bete edhe duke dale ne krah te krimenelit Lul Berisha,kundra Ben Blushit!

  2. kryeprokurore Argita B. says:

    Rri ti Pinxho rri, rri të dëgjosh qyfyre……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje