VIDEO/ Çuçi: Do të mbledhim komisionin e reformës zgjedhore

Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore i miratuar me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës pritet të mblidhet javën e ardhshme.

Bashkë kryetari i i PS-së në komisionin e Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi, u shpreh se komisioni pritet të mblidhet shumë shpejt.

Ai tha se vonesat u shkaktuan për çështjen Tahiri dhe disa problematika logjistike.

“Kishte edhe disa probleme logjistike qe i zgjidhem. Disa kohe, shpërqendrim vëmendjeje na e mori edhe çeshtja “Tahiri” por tani besoj se jemi gati dhe shpresoj se do te nis shume shpejt”

Çuçi u shpreh se nuk pranon asnjë parakusht, por u shpreh i gatshëm për implementimin e teknologjisë në zgjedhje deri në momentin që nuk cenon sigurinë.

“Përdorimi i teknologjisë ti shërbej qëllimit pra përmirësimit te procesit dhe jo te na krijoje probleme shtese me administrimin e zgjedhjeve. Pra do e shohim me përparësi përdorimin e teknologjisë për te përmirësuar procesin zgjedhor”

Ndërsa nga ana e tyre si mazhorancë bashkëkryetari u shpreh se do të adresojë rekomandimet e OSBE-së dhe në zgjedhjet e ardhshme të bëhet e mundur votimi i emigrantëve

“Gjeja e pare qe do te bëjmë është qe te adresojmë rekomandimet qe ka dhëne OSBE/ODHIR. Por edhe siç e kemi bere publike qe duhet te shohim patjetër mundësinë qe ne zgjedhjet e ardhshme te votojnë edhe emigrantet qe jetojnë jashtë Shqipërisë’’

Sipas Çuçit disa nga ndryshimet që do të bëhen në reformën zgjedhore mund të implementohen edhe në zgjedhjet lokale

Mundet qe ndryshimet që do të arrijmë në komisionin zgjedhor te aplikohen ne zgjedhjet vendore te 2019-ës.

I pyetur se çfarë do të ndodh me detyrat që u lanë nga deputeti Saimir tahiri pasi u përjashtua nga grupi i PS-së, Çuçi tha se shumë shpejt do të zëvendësohen nga dikush nga kryesia e Partisë Socialiste.

Ai tha se detyrat e Tahirit bashkë me detyrën e fundit si koordinator i qeverisjes me njerëzit mund ta marrë dikush nga kryesia e PS-së

“Do të ketë shume shpejt një mbledhje kryesie për te zëvendësuar detyrat qe La deputeti Saimir Tahiri si ne drejtimin e tiranes ashtu edhe atë te koordinatorit për bashkëqeverisjen me qytetarët”

Ndërsa Çuçi thotë se do të mbledhë komisionin sa më shpejtë të jetë e mundur, nuk dihet nëse opozita dhe mazhoranca do të arrijnë konsensusin, pasi për momentin siç e kemi parë edhe në komisionet e tjera të përhershme opozita ka vendosur ti braktis./ Mariglen Kume, TemA TV /

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *