Dhëndri i Berishës: Ja pse humbi PD në zgjedhjet e 25 qershorit

1 Nëntor 2017, 13:19Politika TEMA

I deleguari në degën e PD-së Jamarbër Malltezi në një intervistë për ‘News24’ shpjegoi disa nga arsyet e humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit. Malltezi pohoi për gazetaren Elda Menga se PD është angazhuar në proces-analizë dhe konsultë të gjerë me gjithë strukturat e saj. Ai theksoi se situata në bazë është e vështirë, por e mira është se shumë demokrate po mblidhen dhe po thonë hapur shqetësimet e tyre.

“Shumë anëtare të Këshillit Kombëtar janë thirrur për të bërë analizë në bazë.

Kjo nuk ka të bëjë me marrëdhënien mes individëve por shikimin e njeri-tjetrit në sy, se përballë kemi një kundërshtar që përdor krimin e organizuar për të qëndruar në pushtet.

Ne jemi në proces analizë, në çdo qendër votimi na del se kudo kemi pasur blerje votash, natyrisht nuk është faktori i vetëm që të jemi të sinqertë, është një nder pesë faktorët kryesor.

Blerja e votës i bën zgjedhje allashqiptarce….të blerja na dalin dy fenomene; partitë në pushtet kanë blerë me paratë e tyre votën. Por edhe fushata zgjedhore është përdorur si fushatë vjedhje votash.

Qeveria ka shkuar deri aty sa i ka thënë të varfërve ‘votoni për PS dhe s’do paguani fature dritash për pesë muaj’.

Kjo është vjedhje shteti nga pushta shteti.”, tha Malltezi. Ai u ndal gjerësisht tek 5 problemet që çuan në humbjen e zgjedhjeve nga PD, përcjell ‘BW’.

“Një nder pesë problemet kryesor të humbjes së zgjedhjeve, fushata e PD nuk ishte aty ku duhet të ishte. Përballë një kundërshtari që nuk mbajti asnjë premtim fushata duhet të ishte shumë më shumë agresive.

Rama s’ka mbajtur asnjë premtim, ai qeveris me krimin. Ne këto ja themi vetëm në konferenca për shtyp, gjë qe nuk është e mjaftueshme.

Unë jam për protesta të përditshme dhe me kontakt të përditshëm me elektoratin. Nuk është sekret që pesë faktorët kryesor që na kanë dalë deri më tani nga analiza janë;

1-blerje votash, qofte me para te thate dhe para shteti

2-kërcenimi me vende pune.

3-emigracioni

4- humbja e besimit ka dy nënkomponent, lista e deputetëve dhe tjetra është çfarë do dilte nga marrëveshja PD dhe PS. S’di ta them në përqindje sesa ndikim dhe rëndësi ka pasur njëra apo tjetra. Më e rëndësishme ne na del blerja e votave. Ne baze nuk del lista e deputeteve por humbja e besimit. A kane humbur besimin se ata nuk panë figura qe mund të kishin potencial te madh apo kane humbur besimin se marrëveshja i krijoi iluzion te rreme te bashkëqeverisjes s’di ta them.

5-fushata nuk ishte e duhura, mungesat në fushate ishin të patolerueshme. Të mos sulmosh kundërshtarin për premtime te pambajtura është që lë për të dëshiruar.”, nënvizoi demokrati.

Ai shtoi më tej se: Rezultati ishte zhgënjyes dhe i pamerituar ndaj duhet të leme të gjithë të shprehen. Ne këtë rezultat çdo demokrat ka te drejte te shfryje dhe të na i thotë të vërtetat ne sy. Qofte anëtari do reflektoje qofte ne qe shkojmë. Pjese e reflektimit është dhe besimi për luftën qe kemi përballë me krimin e organizuar.

Teksa u ndal tek debati në grup për delegatet e analizës Malltezi theksoi se nuk është në dijeni për to. “Nuk jam në dijeni. Janë debate të brendshme që e shëndoshin partinë nuk besoj se janë problematike.

Debati për delegimi i personave qe janë marre me shume apo me pak me fushatën është debat shterpe, pasi cilido mund te shkoje.

Përderisa ne duhet te diskutojmë me çdo anëtar pse te mos diskutojmë me anëtarë te këshillit.

Nëse ka pakënaqësi le ti shkruajmë dhe te përballemi. Nuk është atributi i askujt te paragjykojmë askënd. Debati i brendshëm i bën mire PD.”, theksoi Malltezi

6 komente në “Dhëndri i Berishës: Ja pse humbi PD në zgjedhjet e 25 qershorit”

  1. hysen says:

    Aman more po shqiptare a ka ne kete vend? Del flet ky malltezi, berisha, etj., e deri visho, po shqiptare a nuk ka ne kete vend?

  2. genci says:

    Ky eshte bole komplet! Harron qe elektorati i majte eshte absolut ne zgjedhje! Kurr nuk fiton e djathta po smori vota nga e majta! Po si do fitosh ti mor pall sa ke saliun,vrasesin, ne krye! Apo lul leshin, hajdut dhe pall komplet! ju snjifni popullin tuaj dhe doni te drejtoni vendin! Ku i njeh ti krahinat tona, se nga anojne, apo ke mbeshtesin. Nuk fiton PD ketu ore, e ke haberin apo lesh fare nga trute!

  3. Ti more seb i martuar me nje origjine serbe akoma
    nuk e kuptuar nuk e kuptuar se humbja juaj erdhi se ju keni vjedhur vrare e shkatrruar aq shum sa e tepruat zullumi.
    Dhe ikni e mos flisni se nuk ju beson njeri.
    Ptu rrac e keqe.

  4. Une says:

    Ta them une pse humbi more derdimen i klanit Berisha! Populli shqiptar eshte ndergjegjesuar dhe i njeh mire kush jane gangsteret qe kane uzurpuar PDne, Lesheline dhe opoziten shqiptare. Fatkeqesisht Shqiptaret kane sot vetem alternativen socialiste qe eshte e vetmja alternative qe po perpiqet te bej shtet. Do te ishte ideale qe te kishte nje alternative te djathte por persa kohe opozita sundohet nga dallkauke dhe kriminele si Basha dhe Monika(Meta) nuk ka alternative pervec socialisteve.
    Do te ishte mire qe alternativen e djathte ta merrte ne dore Bamir Topi po edhe ai e ka si ariu shkon ne gjume letargjik c’do vit.

  5. Saliu says:

    Kush je ti more qe ma ke bere koken si tambure xhezi. Ti perfaqeson vetem shtresen e hajduteve batakcinjeve maskarenjeve. Me PD nuk te lidh asnje gje. Burgu eshte i mirepritur per ju dhe faren tuaj te keqe.

  6. Samiu says:

    PD do te fitoje zgjedhjet kur te ngjallen 4 te vraret ne bulevard nga dora e kriminelit berish dhe kur te ngjallen 24 te vdekurit e Gerdecit, Sokol Olldashi, Kosta Trebicka, Remzi Hoxha, dhe gjith kupola e PD si Pjeter Arbnori, Ali Spahia, Kalakulla, Azem Hajdari, Gramos Pashko, Vrasjet e 2 Prillit e shume te tjere. Makbethi shqiptar eshte i mbuluar me gjak dhe nuk e ze gjumi. Do te donte te vriste te tjere por nuk po mund dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje