E thotë Strazimiri: Amerikanët e Bashës ishin mizerabël

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike po zhvillon analizën e saj në degë. Në shumicën e tyre ka pasur kundërshti dhe debate të forta, por dhe akuza të drejtpërdrejta për Lulzim Bashën.

Militantët dhe anëtarët kërkojnë llogari për katastrofën elektorale të 25 qershorit, përçarjet e PD-së dhe pazaret e pista të Lulzim Bashës mbi kurrizin e tyre.

Aktualisht po zhvillohet analiza në Farkë, një nga zonat e njohura si mbështetëse e PD-së.

Aty është dëgjuar dhe çudia e radhës nga deputeti i Lulit, Gent Strazimiri, sipas të cilit këshilltarët amerikanë të Lulzim Bashës ishin përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Një nga anëtarët e degës i është drejtuar Gent Strazimirit duke e pyetur: Sali Berisha akuzoi se ne humbëm nga këshilltarët mizerabël të Lulzim Bashës, pse nuk na i tregoni kush janë ata?

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Gent Strazimirit, i cili me statusin e të deleguarit është përgjigjur duke thënë “Këshilltarët mizerabël të Lulzim Bashës janë amerikanët, të cilët erdhën këtu dhe po zhvillonin fushatë si në Teksas, ata janë këshilltarët mizerabël, ne jemi në Shqipëri jo në Amerikë”, ka thënë Strazimiri duke gjetur “armiqtë” të vërtetë të PD-së si shkaktarë dhë përgjegjës të PD për humbjen e 25 qershorit.

Për Strazimirin PD humbi për shkak të këshilltarëve amerikanë, kur në fakt nga ata këshilltarë fitoi në 2005, në 2009 dhe vetë Lulzim Basha në 2011.

Sot, ata janë “armiku” që shkaktuan humbjen. 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “E thotë Strazimiri: Amerikanët e Bashës ishin mizerabël”

  1. Petro says:

    Futi ne sume ato gishtat o tullac. Sa qef kam ta rrah kete njeri, se do me ngjis per qef shpulla ne tullen e tij.
    Strazo, mos e harro ato grushta qe hengre ne korridor, prit pak se do hash akoma me shume grushta ne qeli.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Humbi nga shitblerja e votes,apo prej keshilltareve Amerikane,PD-ja me 25 Qershor?
    Ndajeni mendjen o PD-ista…
    Kush ju tha te hiqni gjithe ata politikane te meparshem e te mbani gerdallen Berisha?
    Kush ju tha se ata ishin fajtore te keq qeverisjes dhe jo Berisha?
    Ne se ishin keshilltaret Amerikane mizerabel,po “keshilltari”shqiptar,Sali Berisha si i “zgjuar” qe ishte,pse nuk i kuptoi keta “mizerablit” Amerikane?
    Ah o Luli te hengert tenja,
    Te keqen e ke nga brenda,
    Sa te kesh Sali Berishen,
    Aq vite do besh Opoziten,
    Te besh aleance me LSI-ne,
    Bashke me Fatmir Medine,
    Me Koco Kokedhime,
    Dashi Shehun pijanikun,
    Vangjel Dule Grekun,
    E ke lark te hash byrekun,
    Po me mire tunde “dybekun”,
    Ne Hollande ku “merr” dhe lekun….

  3. . says:

    … Ky qe gricet me te gjithe dhe e kerkon vete”DRURIN” … ha,ha,ha,ha

  4. artan says:

    O palle. Po keto keshilltaret amerikan ju erdhen me zor, apo i kerkuat ju?

  5. Tana says:

    O Zot sa i shemtuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *