Miroslav Đukić: Pres spektakël futbollistik, t’i kthejmë mikpritjen Skënderbeut

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trajneri i Partizanit të Beogradit, Miroslav Đukić, e vlerësoi si kundërshtar shumë të fortë Skënderbeun në prag të përballjes së kthimit në stadiumin e Beogradit. Ai shtoi se pret spektakël në fushë dhe tribuna, por jo reagime të tjera që nuk kanë lidhje me futbollin.

“Jemi të vetëdijshëm që luajmë ndaj Skënderbeut një nga dy ndeshjet më të rëndësishme në grup. Na pret një takim i vështirë, sepse Skënderbeu është i fortë dhe mjaft agresiv, gjithsesi ne duam vetëm fitoren. Nuk presim probleme në stadium. Na duhet spektakël futbollistik në një ndeshje të madhe. Duhet të flasim vetëm për futboll dhe jo për gjëra të tjera. Duhet të jemi miq dhe të afrohemi me njëri-tjetrin. Besoj dhe shpresoj të jetë një ndeshje korrekte dhe e bukur. I bëj apel publikut që të mendojë vetëm për futbollin. Nga ajo që ndodhi para tre vitesh e pësuan futbollistët dhe kombëtarja, që nuk pati mundësi për t’u kualifikuar. Do të mundohemi t’ua kthejmë mikpritjen shqiptarëve.”

Përsa i përket gjendjes fizike të futbollistëve të tij, Dukic theksoi se nuk mund të ketë asnjë justifikim përballë Skënderbeut.

“Nuk do të jetë faktor lodhja fizike. Nuk kemi justifikime, do të luajmë në sulm. Stojkovic besoj se do të jetë gati. Kemi patur një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit, të shohim si do të jetë situata.”

Në konferencë përkraj trajnerit u shfaq edhe Zoran Tosic, një nga elementët më të rëndësishëm të Partizanit të Beogradit, i cili premton fitoren për të shpresuar te kalimi i grupit.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, e bukur dhe shumë e rëndësishme. Nuk do ta kemi aspak të lehtë, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar për të marrë maksimumin e mundshëm. Në takime të tilla, një apo dy raste mund të vendosim ndeshjen, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që do të na jepen.”

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Miroslav Đukić: Pres spektakël futbollistik, t’i kthejmë mikpritjen Skënderbeut”

  1. fevzo allati says:

    Jane me lart fizikisht dhe ne gjendje per te zbatuar taktiken. I ben peesion skenderbeut dhe e bllokuan ne ndeshjen e pare. Luanin fort

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *