Nuk është adhurim për ushtarakët, por për “postin e gjeneralit"!

1 Nëntor 2017, 21:00Editorial TEMA

 Nga Mero Baze

Të përpiqesh të gjesh arsye politike apo administrative pse Edi Rama ka zgjedhur 12 ushtarakë për prefektë të Shqipërisë, është një mision i dështuar. Vendimi në tërësinë e vet duket se ilustron më shumë metodikën dhe mesazhet që kërkon të japë kryeministri, kur merr vendime të tilla, se sa ndonjë sfidë që kërkon formim ushtarak në administrim.

Është pak a shumë si shumë individë të tjerë, që kur nisen të bëjnë diçka, nuk e kanë mendjen tek përmbajtja, por tek zhurma. Përshembull, kur Berisha shpik një lajm, nuk e ka fare mendjen tek përmbajtja. Thotë disa herë me mendje si do të jetë titulli i atij lajmi nëpër gazeta, e përsërit me zë të lartë, dhe pastaj sajon dhe lajmin. Ose kur Fevziu do të shkruajë një libër, në fillim bën ftesën, përcakton hotelin, listën e të ftuarve, lajmet që do bëhen për të, dhe pastaj bën dhe librin.

Edhe Edi Rama kur është ulur të mendojë se duhet të marrë një vendim për zëvendësimin e prefektëve, ka menduar në fillim lajmin. Një prefekt i mirë mund të jetë oficer, inxhinier, ekonomist, jurist, agronom e gjithçka tjetër. Thjesht duhet te ketë aftësi intelektuale dhe menaxhuese. Përfytyrimin e prefektit si oficer, ta jep vetëm imazhi i “Xhandarit të Zogut”, dhe ai si i deleguar i prefektit. Pra Rama thjesht ka zgjedhur të bëjë lajm me ushtarakët. Ka vendosur të bëjë 12 prefektë nga radhët e ushtarakëve, për të vënë fokusin tek dispilina dhe për të prodhuar lajme pikërisht me ngjyrat e uniformës së ushtrisë.

I ka llogaritur të gjitha. Ka llogaritur t’i thonë “që po bën ushtri”, që “po vendos juntën”, që “po kthen enveristët”, por mbi të gjitha, ka llogaritur që njerëzit e partisë të mos plotësojnë kriteret për të qenë prefekt. Jargavitjet e fitimtarëve e shqetësojnë.

I duheshin “oficerë”.

Jo se gjithë njerëzit e disiplinuar janë oficerë, por se thuajse gjithë oficerët, janë njerëz të disiplinuar. Dhe ajo që kryeministri kërkon të delegojë në 12 qarqe, është dispilina.

Disa objektiva i ka përmbushur me këtë që ka bërë. Fillimisht ka arritur t’i hedhë medies si lodër, siç i hidhet maces një top leshi  në putra, për t’u marë me këtë çështje, me shpresë se do të kuptojë pse zgjodhi oficerë.

Nga ana tjetër, ka mundur të krijojë “një ushtri të tij” brenda pushtetit, që nuk kanë shumë interferenca me partiakët të cilët e konsiderojnë si meritë të tyre një post të tillë.

Shpjegime të tjera mos kërkoni. Ai është duke vizatuar portretin e qeverisë së re dhe i duhej ngjyra kaki tek pjesa e prefektëve.

Mos kërkoni as të fyeni oficerët, pasi ata nuk kanë faj që i ka përzgjedhur për shkak të profesionit, dhe jo për shkak të aftësive të secilit. Është një diskriminim pozitiv që i bën figurës së oficerit, një përzgjedhje që synon të fokusohet tek një komunitet dhe jo tek një individualitet. Ata mund të jenë të 12 të aftë dhe mund të jenë prefektët më të mirë që mund të kemi, por kjo s’ka lidhje me kriteret që u përzgjodhën. Kjo mund të ketë lidhje me aftësitë e tyre personale, që nuk i ka hetuar askush, përveç ngjyrës së uniformës.

Për më tepër që historiku i ushtrisë nuk është aspak i lavdishëm. Zogu e shkriu se e kishte frikë, dhe mbajti xhandarë. Hoxha e stërzmadhoi t’i nxirrte vetes frikën nga NATO dhe “Traktati i Varshavës”, por nuk e vuri në provë asnjëherë. Tani e kemi aq modeste, sa e përdorim për pastrim kombëtar të rrugëve, ose si kompani ndihmëse në misionet ndërkombëtare të NATO-s. Pjesën tjetër që ka mbetur pa punë, Rama po e trajton si të përshtatshme për “xhandarë”.

Dhe kur them këtë, nuk them se Edi Rama ndonjë ditë të jetës së tij është ndriçuar dhe ka një vizion të ri  për ushtarakët. Do t’i ketë përbuzur gjatë në jetën e tij të shthurur, kur i ngjanin si njerëz të bindur. Zor të besosh se Edi Rama tani ka adhurim për ushtarakët. Atij thjesht i pëlqen të shfaqet si gjeneral!

32 komente në “Nuk është adhurim për ushtarakët, por për “postin e gjeneralit”!”

  1. Vera says:

    Mero, po e pershkruan kete histori me ngjyra poetike. E verteta eshte e thjeshte: Dihet qe nje pjese e tyre ishin te LSI dhe si te tille duheshin pastruar. Te tjeret ishin te vendosur nga klanet miqesore app shoqerore te PS dhe ai gjithe kohen nuk I duronte dot dhe u kishte lene ne dore celsat e kashtes
    Per te mos krijuar pakenaqesi te reja brenda PS zgjodhi njerezit me te shkeputur nga politika per te cilet askush nuk mund te thote se i ka te tijet
    Vetem Luli si budalla qe eshte i etiketoi menjehere dhe duke e ditur se pothuajse te gjithe kane punuar ne epoken e SB
    Por te pakten keta do te bejne dicka.

  2. Ridvan says:

    Ne shume vende perndimore dhe ne Singapor ushtaraket qe lirohen per arsye shendetsore ose ne prag te pensionit ose per nevoja komunitare edhe mbas moshes se pensionit jane me te kerkuarit per te punuar drejtus ne administraten lokale apo ndermarjet komunale dhe jane me rezultativet.
    Ndersa ketu ngrihet nje qurrash si Luluzimi e pa njohur asnjerin prej tyre i akuzon si narkotrafikant.Nuk thoni shyqyr qe nuk po vendosen militante partije

  3. Tarrasi says:

    Prefekti i Shkodres : Çesk Millja – delenxhiu i delenxhijve , hajdut pa skrupull.
    Ky eshte pushteti i Rames !

    1. sami says:

      Hajdute the? Po pse vetem Cesku eshte hajdut? Po Baki Bala eshte burre i mire. Shumica e oficerave jane delenxhinj dhe hajdut.

  4. Ladi says:

    Kam pershtypjen o z. Mero, se ky popull i coroditur dhe i tutkunepsur nga politika, nuk reagon dot me as me pelivanlleqet, apo palacolleqet, apo cmendurite, (quaje si te duash), te kryeministrit ne hava

  5. Flutura says:

    Ia ke futur pordhes o Mero.
    Ushtaraket i duhen shtetit se jane pjesa me e afte dhe e ndergjegjeshme per te patur nen kontroll te rrepte teritorin e prefektures. Sidomos kjo eshte e lidhur me aksionin mbarekombetar te qeverise per eleminimin e kanabisit nga mbare teritori i vendit, dhe me mire e me te perkryer se prefektet qe kane dhe nje eksperience te madhe drejtimi e menaxhimi por edhe njohje te terenit e ndergjegje te larte kombetare, askush tjeter me mire se ata nuk do ta bente kete detyre. Per kete i duhet dhene nje BRAVO e madhe Rames qe me ne fund e kuptoi se ish ushtaraket jane nje force e madhe dhe e ndereshme qe kane vlera te pazvendesushme e duhen “shfrytezuar” ne te mire te v endit.
    Jane pjesa qe kane cfare te japin akoma ne te mire te vendit, jane patriotet e vertete.

    1. neda says:

      Z.Rama ka vepruar shume drejte,ushtaraket nga vete natyra e punes ne ushtri jane njerz te disiplinuar,te perkushtuar. Imagjinoni nje moment sikur mbas viteve 90 kur u nderrua sistemi te mos ishin perzen ushtaraket duke u thene shkoni ne shtepi,jeni te pushuar nga puna,ne ate menyre te poshter qe veproi qeveri e asaj kohe,por te ishin ne poste se paku kryetar bashkie,kryetar komune,kryetar qarku e prefekture etj do ishte shume here me mire se sa njerz anonim e partiak e te paafte qe u vendosen ne keto detyra qe shkaterruan gjithshka, duke u katandisur vendi me keto politika qe edhe gjyqtaret u bene gjyqtar e avukat e deri ne gjykaten e larte me nje kurs 6 mujor, e cila ne nje shtet normal keto lloje politikash qe u ndoqen duhet te gjykohet penalisht sepse u shkaterruan bazat e shtetit dhe askush nuk thirret si i pandehur ne prekurorin e krimeve te renda, apo ne seancat parlametare. Ky kontigjent ushtarakesh eshte nje pasuri kombetare qe duhet shfrytezuar ne te mire te vendit. Imagjino me tej sikur drejtor ne rajonet elektrike apo ujesjellesa te ishin ish ushtarak nuk do te kishte shanse qe te beheshin lidhje te paligjeshme e nuk do te vidhej. Dhe kete e verteton me se miri ish presidenti Moisiu,qe vinte nga elita ushtarake dhe te gjithe jemi dakort qe ka qene presidenti me i mire i vendit,duke bere detyren ne menyren e duhur dhe jo duke qene militant partie si shume te tjere qe u bene qesharak,por nje ushtarak me integritet te admirueshem

    2. Liri says:

      Bravo. Meroja me shoke fillojne dhe qajne kur u thone KAZAN. Vendimin e tij kryeministri e sqaroi me detaje kur doli ne konference shtypi po gazetaret injorante mbeten si gafila se nuk dinin te benin te pakten nje pyetje. Nga nje ane ankohen per drogen qe s ’ka filluar ne 2014 por qe ne 1992 po ashtu si pane si guake piramidat e Sudes ashtu pane edhe trafiqet e Berishes e Bashes dhe po ashtu po shikojne dosjet e italianeve.

  6. Mandakalli says:

    O Mero kryeministri komandon ministrin e mbrojtjes e ministri i mbrojtjes komandon gjeneralet. Pse i pelqeka te jete gjeneral ketij gjatoshit kur ka pozicion me te larte se gjenerali?Ndonje dite ja fut kot plako.

  7. Artibr says:

    Nuk eshtë shpikje e rames por as per lajm po ështe nji kopjim francez ne franc te gjith prefektet jan ushtarak kerkoni pak ju gazetaret lexoni per vendet e tjera.

  8. Pilafi says:

    Mero. Nuk mbulohet dielli me shoshe. Qe Rama promovon ushtaraket mire ben, po nje pjese e etyre nuk jane modeli i ushtarakeve. Baki Bala liruar nga Mimi Kodeli per abuzime te jashtezakonshme. Cesk Midha drejtues i IDEA-TEL qe ka riparimin e Radareve. Astrit Aliaj, nje milon dollar mungojne te VEFA nga ky dhe vazhdon te paguaj demin ekonomik qe ka shkaktuar kur ishte Atashe ne Itali. Do me mero. Keta nuk jane perfaqesues te klases se ish-shtarakeve. Shiko se dikush ne Kryeministri i ka te gjithe shoke.

  9. shushica says:

    Mero ,ndoshta deri diku per argumentin ke te drejte .Por duke qene se je …ngulur …ne Shqiperi ,nuk e njeh praktiken europiane apo amerikane .Praktika e vendeve te zhvilluara deshmon se prefektet vijne ose nga radhet e forcave te armatosura ,kryesisht ushtarake madhore ne pension ,ose nga organet e drejtesise .Ne SHBA shume shpesh ndodh qe ushtaraket ne pension te drejtojne kompani te medha ,vec pjesmarrjen aktive ne politike ne nivele te larta .Pra edhe Ramen dikush e ka keshilluar ,nuk i ka te gjitha shpikje .Sa per ushtrine e viteve 43…90. ndoshta eshte me mire te heshtesh .Ti do provat ….ne 17 nentor 44…cliroi kryeqytetin e Shqiperise e vetme .Ka nje dokumentar amerikan ku paraqet parakalimin ne 28 nentor 44 ne Tirane …dhe per cudi ne ajer pershendesin forcat ajrore aleate .Ne 49 ..pati lufte frontale me ushtrine greke te mbeshtetur nga aviacioni anglez .Ushtria jone deshmoi se ne pak vite ishte shnderruar ne nje force qe i beri balle me sukses nje sulmi te vertete ushtarak ndaj vendit .Qidra ushtare greke humben jeten ,nderkohe qe posta e Vidohoves beri nje rezistence heroike te pashembullt.Natyrisht edhe ne patem humbje ,nder ta Heroi Memo Nexhipi nga krahina jote Mero .Besoj se te mjaftojne.

  10. Niko says:

    Sa te fort e paske pas gjuhen o mero ,akullore me pa Lepir do te ishte konsumuar e jo b…….

  11. Shkelqim says:

    Mero, me gjithe respektin qe kam, duket sikur ke rene ne xhelozine e semure e vulgare (ndaj Edi Rames) te Andi Bushatit (Kapos), Fatos (Todi) Lubonjes, apo Mustafa Nanos; shkrimi yt me mediokerr, me sylesh, dhe pa pike sensi. Ti je i durueshem, dhe njefare vizionari, prandaj le t’i japim kohe gjerave te provohen, e pastaj flasim, komentojme apo sarkazojme! Perse gjithe ky “nxitim” i yti per te ironizuar nje projekt, per te cilin kane punuar shume njerez, jane harxhuar energji etj., dhe qe duket shume serioz, biles, teper ambicioz, per te miren e pergjitheshme? Por sic dihet, eshte gjeja me e lehte te kritikosh dhe te mohosh, gje te cilen zakonisht e bejne njerezit e ceket apo inatcinje te semure, qe nuk kan ngulur as edhe nje gozhde ne shtepite e tyre, jo me ne “muret” e Shqiperise pa zot (te pakten deri me sot, pa zot), dhe cuditem se ti nuk hyn ne kete kategori “njerezish” (shqiptare te rendomte) apo mender “gazetaresh”.
    Mos na zhgenje!

  12. Patriroti SHBA says:

    Pergezime zoti Rama, per kete zgjdhje qe kini ber, duke emeruar ne dymbedhjet qarqe te vendit 12 prefekt, ish ushtarak ne rezerve. Ushtaraket kan qen njerzit me te edukuar e te disiplinuar, njerez te sakrifices.
    Edhe presidenti Tramp, jo me kot ne administraten e tij ka shum ish ushtarak, por mbi te gjitha ministar Mbrojtje, apo sic quhet ketu ne SHBA sekretar i shtetit per mbrojtjen, vuri ish komandantin e NATOS, zotin Matis. qe kish dal ne pensjon. Nga te gjith presisidentet e Amerikes, kater kan qen ish ushtarak dhe te gjith e kan justifikuar detyren me sukses, e nder, keshtu qe edhe ish ushtaraket qe u emeruan prefekt nga zoti Rama, dot justifikojn kete detyr te lart shhtetarerore dhe dote sjelln ndryshime ne qeverisjen lokale qe ka shum halle e probleme . Urimie e suksese.

  13. Kola says:

    Duhej te kishte gjetur ndonje menyre tjeter poshterimi per keto kavje me spaleta.

  14. Aliaj says:

    Me emërimin e 12 prefektëve ish ushtarakë, Rama duhej të kishte ndërruar edhe stemat e prefekturave shqiptare, të cilat tashmë duhet të përbëhen prej kallashnikovit, ose tankut.
    Sipas meje tre janë mesazhet e mundshëm që Rama dëshiron t’i japë popullit me këtë rast:
    = ose jemi në prag të luftës,
    = ose në prag të diktaturës ushtarake
    = ose Rama shpërdoron pushtetin duke u tallur me ushtarakët.
    Personalisht, besoj këtë të tretën që është më pak e dëmshme nga të treja.

  15. artan says:

    Mero. Me kete opinion ke kenaqur Saliun dhe Lulin. Nuk e di pse paske gdhire sot i pire duke dale nga vetja. Mbeshtes plotesisht komentin “Flutura”.

  16. ira says:

    Kjo nuk eshte nje gje e re per vendet, qe respektojne shtetin. Ne I kemi lene gjeneralet rrugeve, pasi I ka hedhur politika ne kosh. Eshte veprim per tu pershendetur, qe per here te pare respektohen ushtaraket e nivelit strategjik dhe thirren per ti kontribuar komunitetit.
    Nje ushtarak, punon gjithe karrieren e tij (qe ne ndryshim nga ne te tjeret eshte life-commitment pra perkushtim jete), qe te arrije postin e gjeneralit. Nga ana tjeterjane njerezit me te disiplinuar dhe qe gjithe jeten I jane perkuishtuar profesionit dhe atdheut. Dhe jo te gjithe e arrijne. Po edhe ata qe jane pak me poshte ne grade, kane sherbyer ne nivelin strategjik e dine te manaxhojne burimet njerezore, logjistike e financiare te nje kompanie, te madhe ne numer. Jo te gjithe e kane ate mundesi, te kene manaxhuar mijera njerez e logjistiken e financen perkatese. Pra eshte nje levizje shume e mencur, ne nje kohe kur kerkohet nje aksion mbarekombetar per luften ndaj kanabisit.

  17. "BOHOTINA" says:

    Xhulali, nje nga ministrat me te mire te pas vitit 1990, per oficeret ne fillim kur mori detyren tha: “Ju oficeret jeni si puna e shalqiut, jeshil nga jashte dhe te kuq brenda!”. Me vone kur punoi me ta dhe i njohu ne pune e karakter u shpreh: “Me falni, kam gabuar me ju qe jeni pjesa me e mrekullueshme e kombit”.
    Te tille jane oficerat. Duan shume Shqiperine dhe jo pjesen (partine). Le te binden per kete qe nga Salih Berisha qe i neperkembi.

  18. Mallakastioti says:

    Nuk ka rendesi profesioni. Ai eshte nje detaj. I rendesishem eshte integriteti i tyre, aftesite e tyre vendimarrese. Ata kane renesi sejcili si individ me vete ne ate se cfare vlerash perfaqesojne. Keshtu behet shteti

  19. spata says:

    Une e kuptoje pse opozita eshte kondra .Merua i ka kuptuar disa arsye por jo te gjitha .
    Strategjia e Pd ka qene dhe eshte lufta kunder komunizmit fantazem ne Shqiperi .Per kete nisem ai eshte dhe etiketuar si etaloni i vetem i luftes se komunizmit .Ktheuni pas mbrapa ne historin e politikes qe te kuptoni synimet e pd se shpartalluar nga amullia ku eshte futur nga 93 e deri tani .Pd e nisi sulmin pikerishte me ish ushtaraket . Nisi nje fushat qe nga ajo fitoje vetem disa vota pro . te te persekuatarve dhe te ballisto-zogistave .Pse sepse ushtaraket konsideroheshin pjesa me solide e sistemit te kaluar .Berisha nuk vuri metro ti seleksjononte se kush duhej mbajtur e kush duhej larguar .Pastroj qe ne radhet e ushtrise se shpartalluar te kishte te tijet e te kenaqte aleatet qe e mbeshtesinin per te qeverisur sipas qejfit te tij .Berisha nuk arriti ti pastroje te gjithe per shume arsye qe une nuk do te ndalem ketu .Nje gje eshte e pamohushme .Pjesa me e madhe e brezit qe mbeti ne ushtrin e Berishes qendruan indiferent por dhe kerkuan te benin karjere edhe nen kete lufte ta shpallur te berishes kundra ushtarakve .Une njoh disa nga ata qe ka propozuar Rama .Jane te gjithe ne zinxhirin e formuar qe kur Berisha mori pushtetin .Mbijetuan me merita jo si disa qe i thane Berishes : Merre kete kapele qe kam ne koke dhe vure ne byt.. tend te ndihesh rehat .U larguan ushtarak qe kishin sherbyer me profesjonalizem qe po te kishin qendruar ne ushtri nuk do te kishim kete qe kemi sot .
    Me qe behet fjala per keta 12 ushtarak te situr nga lufta pa llogjike e viteve pas 93 duhet te kuptojme nje gje . Keta nuk jane ish ushtarak qe kthehen perseri ne formacjonet e administrates shteterore .Jane ushtarak te karieres qe kan mbetur gjalle nga seleksjonimi politike .shumioca e tyre jane nxenes te atyre qe u larguan nga fshesa e pd . Jane perpjekur qe te mbijetojne por dhe te kualifikohen neper kusret qe kane kryer ne kuadrin e bashkunimit me partnerer tane .Kane studjuar ne Gjermani ,Itali ,Turqi ,SH.B.A e ne vende te tjera te Evropes .Kane perfituar nje kulture ndryshe nga cishin me pare dhe besoje se jane te afte per te kryer me ndershmeri detyrat qe ka nje Prefekt.
    Nuk duhet te na shqetsojen se jane ushtarak .As ato qe i tremben strukturave te tipit junta ,as kthimit te kriptokomunistave -enverist e te formimit rreth Rames se nje ushtrie per pushtet .Te gjitha keto jane tollombace politike qe kane vetem nje qellim .Te baltosin cdo gje ndryshe nga te tjeret .E perseris . Te gjithe jane te specializuar e te arsimuar qe nuk jane ngaterruar me pislleqet e korupsjonit ne Shqiperi .Detyrat e tyre kane qene pa pesh perfitimi .Kane patur nje avantazh .Kane bere nje jete te thjeshte pa andralla e presjione politike .Nuk dine te vjedhin apo te organizojne puce e kondrabanda narkotrafikantesh sic jep alarmin Pd .Per nje gje jan i sigurt .Jane orgnaizator te shkelqyer te emergjencave civile dhe kopetent per cka lihe ne harres nga pushteti vendor . Psh .Une kur punoja ne nje kompani te huaj degjova qe nje ish ushtarak shqiptare beri buje per ate relacjon q ei kishte drejtuar Presidentit te firmes . Cfare shkruante ai .Masat e sigurise dhe sistemi eshte ne kundershtim me normat dhe ligjet ne fuqi . Behej fjale per sistemin e ruajtjes se objekteve dhe te nderhyrjes ne raste fatkeqsie .Ai qe qe pergjegje i kompanise u vu ne pozicjon te veshtire dhe pranoje fajsine .Brenda 2 muajsh ne kompani u bene ndryshime rrenjesore .Jo se nuk diheshin por neglizhaenca i kishte lene ne farres ato qe ne raste fatkeqsie do te shkaktonin deme te medhaja .
    Une e pershendes kete inisjativ te Rames dhe jam i bindur se shume gjera ne administrimin e teritorit e te detyrave vendor do te shkojne me mire .I uroje te gjithve pune te mbare .

  20. qytetari says:

    Prefekti ne ligj eshte percaktuar si pergjegjes per sigurin publike, per menaxhimin e emergjencave civile dhe krizave, si dhe per kontrollin e miratimin e ligjshmerise se akteve, vendimeve te keshillave bashkiak. Hidhini nje sy formatit te Prefekteve ne ventet fqinje perendimore dhe do te kuptoni qe ata jane me formim ushtarak, policor e juridik dhe jo mesues, agronom apo profesion tjeter civil.

  21. zi says:

    Oficeret e vertete jane ata qe su bene pjese e te gjitha te pa berave ne tere keto vjet,
    gjeneral,kolonel, smundi te behej askush,nga ata qe u larguan duke mos mare pjese ne ate amulli,
    duke treguar humanitet, prefesionalizem ,disipline,ndershmeri,
    patriote do te tregoheshin n.q.s do te bashkoheshin dhe do te shpornin hordhite.
    Megjithate me i ligu i tyre qe jane zgjedhur, eshte me i miri i cdo njerit ne profesin tjeter.

  22. Para Laci says:

    O Mero, gjithkush kur nderton nje shtepi mundohet te beje nje bazament te forte. As Rama nuk ka ndryshim. Une nuk I njoh keta ish oficere por vellai im mbaroi shkollen e bashkuar per oficer ne tirane ne 92-shin dhe punoi ne profesionin e oficerit deri ne vitet 99-2000 dhe pastaj e la dhe hapi biznesin e vet. Eshte me fjale pakti dhe me I perkushtuari ne familje. Ndoshta keta officere jane rritur me brumin e komunizmit dhe kane karakter me te forte se shumica e te tjereve. Nejse, koha do e tregoje se si do rrjedhin gjerat.

  23. Shvejk says:

    Mero, Bushati ta ka shkruajtur kte artikull?

  24. bregdetari says:

    SHOH MES RRESHTASH NJE KENDVESHTRIM TE GABUAR PER USHTARAKET.
    CILESIA E KETIJ PROFESIONI NUK MUNDET ASKUND NE ASNJE VEND TE BOTES , I VARFER APO I PASUR QOFTE , TE VIHET NE PESHORE ME CDO LLOJ PROFESIONI TJETER NDER MIJERA PROFESIONE QE MUND TE EKZISTOJNE PERFSHI EDHE “URITHAT”.
    DHE KJO PER NJE ARSYE TE THJESHTE : PSE ESHTE I LIDHUR ME CESHTJEN E MBROJTJES SE ATDHEUT.
    NE PESHORE KETU VIHET MBI TE GJITHA EDHE KONCEPTI TERITORIAL.
    KUR THUA USHTARAK NUK MUND TE PERCEPTOSH EKZISTENCEN E TIJ VETEM NE NJE TERRITOR TE CUNGET SIC MUND TE JETE OBORRI I NJE NDERMARRJE APO MINIERE QYMYRGURI KU MUND TE TREGOJNE DHJETERA PROFESIONE AFTESITE E TYRE.
    KUR THUA USHTARAK NUK MUNDET TA KONCEPTOSH KETE FIGURE JASHTE DISIPLINES.
    VETE DISIPLINA SI TERM ESHTE PERQENDRIMI I VETIVE DHE I VLERAVE ME TE LARTA NJEREZORE MORALE DHE EDUKATIVE PERFSHI DHE ATDHEDASHURINE.
    NJE NGA VLERAT QE MUND TE PERMENDIM ESHTE KORREKTESIA.
    E KUSH MUND TA PERFAQESOJE ME MIRE SE USHTARAKET KETE CILESI.
    NUK JAM FARE DAKORD ME SHKRIMIN KU THUHET SE RAMA DO TE DUKET “GJENERAL”.
    JAM MESE I BINDUR SE NISUR VETEM NGA KY PERCAKTIM AUTORI I SHKRIMIT NUK E NJIHKA FARE RAMEN.
    ZATEN EDHE MUA MUND TE MOS ME LEJOHEJ TE SHKRUAJA KETO RRJESHTA POR ME GOJEN PLOT E THEM SE RAMA, NE CILESINE EDHE TE KRYEMINISTRIT MBETET NJERIU QE E DO VENDIN E VET ME SHUME SE KUSHDO TJETER NGA NE DHE ATIJ I DHEMB NE SHPIRT VARFERIA E TEJSKAJSHME E SHQIPTAREVE NDAJ DHE PO REALIZON REFORMA NE THEMEL TE NJE SHTETI SE PARI FUNKSIONAL E SE DYTI NE ZHVILLIM.
    NUK MUNDTE BEJE PERPARA VENDI ME FRYMEN E SHENJTE.JO!
    VENDI BEN PERPARA ME VULLNET E DURIM E MBI TE GJITHA ME PUNE TE PALODHUR DHE DASHURI NDAJ VENDIT.DHE KJO JO VETEM NUK I MUNGOKA POR E PASKA NE DIMENSIONET QE E KERKON KJO SITUATE.
    NDAJ TE NJEJTAT MENDIME DHE BASHKOHEM PER CDO VEPRIM TE NDERMARRE NGA QEVERISJA RAMA PER FAKTIN SE I KA NISUR PUNET DUKE I QENDISUR NJE E NGA NJE SI NJE AMVISE E SHKELQYER SHTEPIE.
    PLAGA ME E MADHE TEK NJERIU MBETET HARRESA.
    NUK MUND TE HARROHEN BORXHET QE I LA BERISHA VENDIT.KU JEMI SOT ?
    RITMI I ZHVILLIMIT PO ECEN MBARE.
    ATE QE BERI ME DRITAT TA BEJE DHE ME UJIN DHE TE SHIKONI SE SA TE KENAQUR DO TE DALIN SHQIPTARET SE S’KA KUPTIM TE HARXHOSH UJE E TE MOS PAGUASH.
    NE SHQIPTARET U MESUAM KEQ DUKE NDENJ NEPER KAFENE POR SHTET PA RREGULL NUK KA.
    DHE KUR THUA RREGULL MENJEHERE MENDON FIGUREN E USHTARAKUT SI SIMBOL I KESAJ FJALE.
    PASTAJ TE TJERAT JANE FJALE DHE THASHETHEME KENDVESHTRIME PERSONALE QOFTE KUR FLITET PER PERSONA TE PERVECEM QOFTE KUR LOGJIKON GABIM.
    PASKA QENE FAT QE KY VEND I RA PER PJESE TE UDHEHEQE RAMA.KOHA DO TA TREGOJE DHE NE DO TA NDEROJME SE I DETYROHEMI.
    DO ZOTI FITON DHE NJA DY MANDATE TE TJERA DERISA TE NGREJE ATO MURE TE DOMOSDOSHME PER TE PENGUAR TE KEQEN QE I KANOSEJ KETIJ VENDI NGA INFLUENCAT E MBRAPSHTA GJEOPOLITIKE DHE QELLIMKEQIA NDAJ SHQIPTAREVE.DYKE PERFAHIRE KETU EDHE POLITIKANET TANE TE MOLEPSUR ME TE KEQEN QE VJEN NGA LINDJA SI BERISHA E CO.
    DHE SIC DUKET PIKERISHT PER KETO ARESYE RAMA THIRRI ISH-USHTARAKET PER TE VENE NE VEND DINJITETIN E SHQIPTARIT.
    MUND TE SHKRUASH AKOMA POR S’PO ZGJATEM ME PER FAKTIN SE THELBIN QR KISHA NDERMEND PER TE THENE E THASHE.
    RESPEKT USHTARAKEVE DGE ME SHUME RESPEKT ATYRE QE I VLERESOJNE ATA.

  25. Tralala says:

    Ai qe shkarkoi brenda nje dite 12 prefekt dhe emeroi ne vend te tyre 12 ushtarake duhet te jepte sqarime qe publiku te kuptonte persene e ketyre levizjeve. Ai nuk e beri sqarimin dhe ne kerkojme, sejcili sipas rradakes se vet, te shpjegoje permbajtjen e kokes see kryeministrit. Kesaj I thone rrumpallhane kryeministrore.

  26. TOMORI SHBA says:

    Trrala, duket se jini ju tralalaa nnga mend. Cfar shpjegimi do me shum se sa keta prefekt, me apo pa dashje , si drejtus kryesor ne pushtetin lokal, duke mos qen te zot, profesjonalisht, apo indiferent spo them te implikuar, me trafikant, te droges, lejuan me dashje apo pa dashje, te kultivohet mariuana ne disa rrethe te vendit. A nuk i turperon nje fakt i till ish prfektet.
    Prandaj Rama beri shum mir qe i zevendesoi me ish ushtarak, qe jeta i ka provuar, si njerez te sakrufices dhe te disiplinuar.

  27. vaso says:

    Po te kishim ushtarake nuk do arrinin te thyheshin depot ne 97.Ushtria ka vetem rregullore qe duhet zbatuar.Te jesh i disiplinuar,nuk duhet te jesh medoemos ushtarak.Ne fund te fundit njeriu korruptohet rruges.
    E verteta eshte se shqiptarit i pelqen te shohe raprezalje,shkarkime,denoncime,arrestime dhe burgosje.Kete e kane kuptuar ata qe jane after KM.Thone se po bejne shtet.Dhe njerezit shpresojne dhe genjejne vehten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje