Super-grabitja e CEZ, ish-drejtori Hejsek kërkon pushimin e gjykimit penal

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Avokati mbrojtës i ish-drejtuesve të CEZ, Josef Hejsek dhe Jan Ivan, kërkon në gjykatë pushimin e gjykimit penal ndaj tyre.

Hejsek dhe Ivan gjykohen në mungesë për dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit të shkaktuar nga kompania çeke pas privatizimit të OSSH-së në vitin 2009.

Avokati Arben Rakipi ka deklaruar gjatë seancës së sotme se “shteti shqiptar po del gënjeshtar, pasi sipas tij marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe CEZ në pikën 12 të saj përjashton nga ndjekja penale personat dhe ish drejtuesit e CEZ”.

Nga ana tjetër, prokurorja Antoneta Sevdari ka sqaruar se është Prokuroria ajo që vendos për ndjekjen penale.

Të drejtën për ndjekje penale e ka Prokuroria dhe asnjë institucion tjetër”, tha ajo.

Për t’u shprehur për këtë kërkesë të avokatit mbrojtës Arben Rakipi, gjyqtari Sokol Toma ka vendosur datën 16 nëntor ku do të shprehet me vendim, nëse do të pushohet apo jo çështja ndaj tyre.

Ndërkohë, më herët juristi i OSHEE, Romeo Kara, njeriu që zbërtheu prapaskenat privatizimit korruptiv të OSSH, me kosto 450 milionë euro, rrëfen detaje të tjera rreth lidhjeve të ish-drejtuesve të CEZ dhe njerëzve pranë pushtetit të Sali Berishës.

Gjatë një interviste Kara thotë ish-drejtori i CEZ-SHPERNDARJE, Jozef Hejsek banonte në shtëpinë e Shkëlzen Berishës, kur punonte në Tiranë.

Romeo Kara pohon gjithashtu se pas denoncimit të aferës, në adresë të tij kanë ardhur kërcënime.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *