Himara nuk shkon dot në Kretë

2 Nëntor 2017, 12:50Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Situata në Himarë i ngjan një panairi tipik “skizofrenie ballkanike”. Gjen aty gjithçka: plane urbanizimi, shembje ndëtimesh të paligjshme, deklarata patriotiko-politike minoritarësh apo të vetëquajtur të tillë, lojra diplomatike fqinjësh “në një shami hunde”, banorë të yshtur nga të katër anët për të protestuar kundër një projekti që kërkon t’i japë fund gjysëm-fshatit të sotëm, politikanë të huaj që flasin në emër të shqiptarëve dhe politikanë shqiptarë që hiqen si të huaj e bërtasin në emër të fqinjëve. Gjen nga të gjitha. Sepse Himara ka qenë dhe mbetet një laborator i papërsëritshëm i testimit të disa fenomeneve njëherësh: i paaftësisë sonë për të bërë dhe për të imponuar shtetin e së drejtës, i trukeve të përjetshme greke për të mbajtur një vatër të përhershme tensioni në Jug të Shqipërisë, i përdorimit të banorëve lokalë për skema gjeopolitikie bizantine, pa harruar edhe dyfytyrësinë e politikës shqiptare në Tiranë, e cila s’e ka parë thuajse kurrë këtë dosje, si një  çeshtje të madhe të sovranitetit tonë si shtet, por vetëm si një plaçkë politiko-elektorale që shitej e blihej sa majtas aq edhe djathtas.

Letra e fundit që kreu i opozitës greke i dërgoi Brukselit, ku ankohej për projektet e qeverisë Rama për Himarën, apo deklaratat idiote të Agimit të Artë, na kujtojnë edhe një herë tjetër, nëse kishte nevojë, që mes dy vendeve ka një ligj arkaik lufte. Por ka edhe shumë përplasje e fërkime, jo edhe aq arkaike, të cilat i bëjnë problematike marrëdhëniet dypalëshe. Marrëveshja detare, minoriteti, çamët…

Athina ka reklamuar historikisht interesin e saj të theksuar mbi Himarën dhe pjesët e tjera të territorit shtetëror shqiptar ku jetojnë pakica greqishtfolëse. Rregullisht e ka përdorur minoritetin grek në vendin tonë si një kartë presioni për të kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe krijuar kaos të vërtetë në zonat minoritare sa herë ka pasur zgjedhje. Ka bërë gjithçka që në vendin e vet nuk e sheh të arsyeshme ta bëjë. Një vend që nuk njeh asnjë minoritet, ngre zërin prej dy dekadash e gjysëm në Këshillin e Europës e Bashkimin Europian, për shkeljen e të drejtave të minoriteteve në vendet rreth saj.

Aktualisht Athina po përpiqet të mbjellë tym dhe tension, ndaj disa lëvizjeve të Tiranës në fushën e politikave urbane dhe një ligji për pakicat kombëtare. Një ndërlidhje sa e sforcuar, aq edhe artificiale mes këtyre dy pistash, që në fakt nuk kanë asnjë afërsi mes tyre, tregon më së miri nervin e zbuluar të politikës greke ndaj qeverisë aktuale shqiptare. Një qeverie që sot përfaqëson një linjë qëndrimi të paprecedent ndaj dosjes greke.

Në katër vjet, pala greke pa të bien disa nga tabutë e mëdha që kanë mbajtur peng marrëdhëniet dypalëshe. E kjo për shkak të qeverisësve të rinj në Tiranës pas vitit 2013, të cilët kur ishin në opozitë rrëzuan marrëveshjen detare të qeverisë Berisha. Problemi i pronave të çamëve u përfshi në programin e qeverisë Rama, qëndrimi ndaj partive minoritare u zhvesh nga komplekset e vjetra, procesi i ndërtimit të varrezave greke u ngadalësua dhe partia kryesore çame, PDIU, mori vendin e PBDNJ në poltronin më të lartë të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë dyshim se zëvendësimi i Vangjel Dules me Shpëtim Idrizin si dhe retorika e shtuar proçame e qeverisë shqiptare, ka shtuar edhe më tej ngarkesë emocionale negative në dy anët e kufirit.

Qëndrimi zyrtar grek pati madje edhe një lajthitje në kufinjtë e qesharakes së fundi, kur sulmoi ish-ministrin e brendshëm Tahiri për skandalin e Habiljave, një aferë me të cilën mund të ketë lidhje kushdo, përveçse një qeverie të huaj! Ky sulm i fundit i palës greke pasqyron një nivel të lartë padurimi dhe acarimi që Athina ka akumuluar ndaj Ramës dhe kabinetit të tij.

Paketa e çeshtjeve të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë ligjin e Luftës, pritet të jetë temë bisedimesh në Kretë, mes ministrave të jashtëm, pas pak ditësh. Dy delegacionet po i afrohen tryezës në një klimë problemesh të vjetra, mbarsur me retorikë të re. Greqia shpreson të vijojë të ushtrojë pozicionin e saj të forcës, si një vend që kontrollon ambicjet shqiptare për integrim europian përmes vetos në Bruksel, por ndodhet në një pozitë të ridimensionuar, sa i përket peshës që ka sot në Ballkan. Athina e di që e ka humbur patronatin e vjetër mbi fqinjin verior, por reflekset prej fuqie rajonale e bëjnë të vijojë linjën e ashpër ndaj vendeve të varfëra të gadishullit.

Nga ana e saj Tirana zyrtare duket e çliruar nga dozat e patriotizmit të sforcuar që i panë gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama dhe përballet me palën greke më e hapur dhe më elastike në opsionet që mbron në tryezë. Gjithsesi është e vështirë të besohet se qëndrimi i Bushatit në Kretë sa i përket Himarës dhe ligjit të pakicave, do të spostohet nga pozitat zyrtare aktuale. Grekët mbajnë në këmbë një Ligj Lufte dhe kjo indirekt është alibia më e madhe për çdo qeveri shqiptare, në garën për të treguar se cila palë është realiste dhe cila jeton me kokën pas dhe me fantazmat e të shkuarës në sirtar. Për sa kohë që marrëzi e Luftës së Dytë Botërore të mos jetë shfuqizuar, çdo diplomat shqiptar mund të ndjehet mëse komod përballë homologut të tij grek!

8 komente në “Himara nuk shkon dot në Kretë”

  1. MATO says:

    (PD-ja,), AGIMI I ARTË SHQIPËTAR, me FLAMURIN e saj në krye, bëri budallallëkun e radhës.!
    Por, FALI ZOT , se s’dinë se çbëjnë.
    SHQIPËTARË!!
    MOS I FALNI, SE ËSHTĒ TOKA JONË ,
    JO E GREKUT APO HOLLANDEZIT!!????

  2. ela says:

    duan remuja sala,luli,greku kurva monika etj ejani se do ta gjeni,lufte doni lufte le te kemi,ja pa hairin ne 97,shifja dhe tani te gjithe ju shqupista jeni ne litar

  3. "BOHOTINA" says:

    Toka jonë, deti ynë

    Mburren udhëheqësit tanë që marrëdhëniet me Greqinë fqinje i kanë shumë të mira, madje të shkëlqyera. Pse të mos jenë të kënaqur grekët? Duan të ngrenë kishë madhështore, mu në mes të kryeqytetit shqiptar, e ngrenë duke i bërë karshillëk godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, ballë për ballë saj dhe çuditërisht tërë shkrimet në të janë në gjuhën greke (sikur shërbesa e tyre do të bëhet për grekë e jo për shqiptarë!). Jezu Krisht, “fali Janullatosin dhe qeveritarët tanë servilë se s’ dinë ç’ bëjnë”!…
    Shikoni kishat e komunitetit arbëresh në Itali, tërë shkrimet janë në gjuhën shqipe! Harrojnë balashët se kisha ortodokse autoqefale shqiptare ka pavarësinë e saj. Natyrisht nuk jam kundër kishës, por nuk u gjet një vend tjetër në Tiranë, më i përshtatshëm!? Sigurisht që mund të gjendej, por jo, duhej pikërisht atje, në zemër të kryeqytetit, në kompleksin qeveritar të shtetit shqiptar! Sikur duan të thonë, që ne mund të bëjmë çfarë të duam me ju, se nuk na thotë njeri një gjysmë fjale. Karshillëk i madh. Ne na ndërojnë edhe emrat grekët, pa le të ngresh një kult për shqiptarët e shumtë atje, në qendër të Athinës, ballëpërballë një godine ministrore…
    Pse të mos jenë të kënaqur grekët, ndërtojnë kisha, varreza masive, obeliske, përmendore, kryqe e simbole të tyre ku u shkon mendja e sëmurë në Shqipërinë e Jugut si: në Grykën e Këlcyrës, në Bularat të Gjirokastrës, në Boboshticë të Korçës, kudo… I ndërtojnë, pa vështirësi, pa i penguar njeri, që e ardhmja, historia, brezat e mëpasëm të flasin për ta dhe jo për ne, jo për kombin shqiptar, jo për të vërtetën. Pra tjetërsohet historia. Dhunojnë varret e të parëve tanë nëpër fshatra, ku u do qejfi dhe shteti ynë servil e i korruptuar hesht. Hesht e vetëm hesht!… Po për popullin tonë të mençur heshtja e tyre flet shumë. Ua kuptojmë djallëzinë e tinëzinë edhe në këtë rast.
    Provo të shkosh në Greqi e të thuash, se këtë copë shkëmb e kam prurë nga një vend tjetër që quhet Shqipëri dhe dua të jetë i tillë dhe pas disa dhjetëra vjetësh e të bësh një gdhendje mbi të, për të treguar vendin e origjinës nga e solle, se ç’ ke për të hequr! Pa le t’ u flasësh për tokat e ujërat detare që kanë zhvatur e rrëmbyer…
    Duan të mbajnë ligjin paradoksal të luftës (që e konsiderojnë si diçka formale, por nuk e heqin!) kundër vendit tonë, e mbajnë! Duan të mos u zihet në gojë masakra, gjenocidi, pronat e çështja Çame. Për këto nuk flitet. As nuk belbëzohet. Rrinë gojëkyçur tanët. Hermetikë. Burracakë. Buburrecë. Frikacakë. Të nënshtruar. Kurrizpërkulur. Servilë para të huajve, qofshin ata dhe të rëndomtë e pa ndonjë vlerë të veçantë.
    Sa për dijeni, deputetët faqezinj e bashibozukë, me miratimin e projektligjit për deklarimin e kombësisë e fesë, realizuan edhe pikën e fundit të “paketës Micotaqis”. Ishte një memorandum me 6 kërkesa, që ish-kryeministri ia vuri përpara politikës shqiptare qysh në vitin 1991. Më 13 korrik të vitit 1993, kur mandatit të Micotaqisit po i vinte fundi dhe politikanët shqiptarë po i vononin zbatimin, i shpalli hapur 6 kërkesat në fjalë.
    Micotaqisi në vitin 1991 si Venizelos në vitin 1919. Një regjistrim të tillë e ka kërkuar ish-kryeministri Eleftherios Venizelos në 1919 në Konferencën e Paqes. Ai më parë kish tentuar ta merrte me luftë të ashtuquajturin Vorio-Epir. Kur nuk e mori dot me luftë, mendoi ta shtronte idenë e tij në një referendum ku shqiptarët të shënonin dëshirën e tyre se çfarë kërkonin të
    ishin.
    Këtë koncept të tij e hodhën poshtë kryeministrat e Anglisë dhe Francës. Politikanët tanë heshtin, servilosen dhe vazhdimësisë keqdashëse greke kundër vendit tonë, i bëjnë lëshime të pabesueshme për një shqiptar të zakonshëm, e jo më për njerëz që u është besuar drejtimi i shtetit. Mbase s’ ka gjë për t’ u çuditur. Parulla e tyre është: “Lësho për Greqinë të rrish në pushtet!”.
    Pika e parë e paketës ishte emërimi nga Athina i një prifti grek në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare, që u realizua. Regjistrimi i popullsisë me vetëpërcaktim të kombësisë dhe fesë ishte pika e fundit. Kështu jemi në buzë të greminës të një historie antikombëtare. Protagonistë janë qarqet e nacionalizmit ekstrem grek, në pushtet e jashtë tij, dhe klasa politike e korruptuar, servile dhe e blerë shqiptare.
    Ky projekt-ligj kundërshtohet fort sepse është antikushtetues, e cila e përcakton Shqipërinë vendin e gjithë qytetarëve të saj, pa dallim kombësie, feje, krahine, gjinie apo ideje. Është një përcaktim tamam europian, i ngjashëm me kushtetutat e Anglisë, Francës, Gjermanisë e Belgjikës…
    Politikanët tanë të korruptuar e të shitur jo vetëm i realizuan një më një pikat e “paketës Micotaqis”, por edhe i tejkaluan ato gjashtë pika me një lëshim shtesë (pikë të shtatë) me faljen e hapësirës detare me marrëveshjen famëkeqe, të miratuar nga parlamenti ynë mediokër, interesaxhi e delenxhi.
    Edhe pse profesori patriot Myslim Pasha, specialisti më i lartë në këtë fushë në vendin tonë, e kundërshtoi që në krye të herës këtë tradhëti kombëtare, nuk e dëgjoi askush, bënin si të ndershëm këta servilë të pushtetit të korruptuar. Profesori me argumente shkencore, me ligje ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave ujore midis shteteve, ata me dhunë pushteti. Në fund, ndonëse i vetëm, përballë këtyre balashëve ai doli fitimtar…
    Grabitjen e ujërave detare, në kundërshtim me të gjitha konventat e
    miratuara ndërkombëtare, i rrëmbejnë grekët, madje të firmosura nga shtetarët tanë. E bëri publike shpejt këtë copëtim të përbindshëm detar specialist i mirënjohur në atë fushë, profesor Myslim Pasha, por iu kundërvunë grerëzat… Ai i ngriti vetes përmendore… E ardhmja do flasë për të dhe jo për mediokrit, frikacakët, interesaxhinjtë e çastit dhe tradhtarët e kombit. Ja lexoni fabulën: “Pirje”: “Breshku kur pa një iriq /i qan hallin, ishin miq: /-Politikanët mor vëlla, /në tokë vodhën gjithçka. /pastaj foli si nën zë /tani s’ kanë ç’ të vjedhin më! /-Eh, moj motër, s’ është çudi, /të pinë detin si lubi!”.
    Ç’ kërkojnë grekët që hapin gropa, rrafshojnë varrezat e nxjerrin kockat e të parëve tanë, dhunojnë eshtrat e tyre e ngrenë simbole në tokën tonë?! Populli ynë i mrekullueshëm ka një shprehje të jashtëzakonshme për këtë, kur dikush i bie në qafë tjetrit pa të drejtë. Ja si thotë: “O njeri me mend, hidhe në trupin tënd, siç të dhemb, ashtu më dhemb!”. Po ku duan t’ia dinë grekët, i ka verbuar për jetë shovinizmi i tyre i sëmurë.
    Ndodhi vite më parë me varret në Kosinë të Përmetit. Prapë e prapë ku ua jep truri i sëmurë. Tamam si të çmendurit. Skizofrenë. Gërryejnë e lënë gjurmë sa më shumë që të jetë e mundur në territorin tone. Ata kanë një strategji të qartë për këtë. Kjo tani është kuptuar. Ka vite që veprojnë mbi territorin tonë. Ne u buzëqeshim e u servilosemi për të mos u bërë pengesë për integrimin e vendit ne strukturat europiane!
    Hiqet nga qendra e qytetit të Korçës një skulpturë monumentale “e luftëtarit të lirisë” e të madhit skulptor Odise Paskali! Sigurisht dëshirë e urdhër i qarqeve shoviniste greke. Si mund të qëndrojë ajo kryevepër historike, por edhe artistike e pa shoqe para kishës që kanë ngritur grekët në zemër të qytetit patriotik të Korçës? Ai simbolizon luftërat për liri të popullit kundër shovinistëve grekë. Ai u vriste sytë atyre. Ç’ bëjnë institucionet përgjegjëse? Pse nuk vënë ulërimën? Jo, ulërimat i kanë kur u tronditet karrigja!… Lapangjozët bëjnë si u do qejfi!…
    Kush e njeh Historinë e Artit Ushtarak dhe sidomos Luftën Italo-Greke, të filluar më 28 tetor të vitit 1940, e kupton që veprimet e tyre të tanishme, mjaft të intensifikuara, por edhe të sofistikuara, janë për të realizuar strategjinë e vjetër. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër për bëmat e viteve të fundit të grekëve. Por për hir të së vërtetës, me që ra fjala për Luftën Italo-Greke, në frontin e Tepelenës veçojmë ato të Kiçokut e të Grykës së Këlcyrës. Grekët e
    italianët u ndeshën trup me trup. Kjo ishte beteja më e ashpër pas asaj të Kalibaqit, ku u shkatërrua plotësisht divizioni italian: “Ujku i Toskanës”.
    Ushtarët grekë, të vrarë e të plagosur në betejat e Tepelenës e Këlcyrës,
    çdo mbrëmje transportoheshin për në Greqi. Shumë të tjerë, të mbetur mos më keq rrugëve, kërkuan ndihmë në familjet shqiptare dhe ata u pritën me bujari
    (siç dinë ta bëjnë këtë vetëm shqiptarët!) dhe morën ndihmën e duhur nga banorët vendas të mrekullueshëm e mikpritës shqiptarë. Kështu shkruanin
    vetë historianët grekë atëherë për ushtarët e vrarë e çuarjen e tyre në Greqi, çdo ditë. Nuk e parashikuan dot, se shovinistëve të rinj, në shekullin 21, do t’ iu duhej të mos publikonin ashtu asohere historianët e tyre, për të mundësuar, pas më se shtatëdhjetë vjetëve “mbjelljen” e Jugut të Shqipërisë me lloj-lloj çibanësh e “simbolesh”!…
    Kur italianët ndodheshin të rrezikuar në front, më 22 nëntor 1940, i kërkuan ndihmë aleates së tyre Gjermanisë, e cila menjëherë me avionët e saj,
    hodhi brenda tokës greke me qindra parashutistë, sa që qeveria e Athinës deklaroi kapitullimin. Pas largimit të grekëve, në pranverën e vitit 1941, Gjirokastra ra përsëri në duart e italianëve. Kjo luftë, për deri sa zhvillohej në tokën greke, midis të dy palëve, ishte e drejtë, por kur italianët u thyen në frontin e Kalibaqit dhe u vendosën në Tepelenë, hyrja e grekëve në Gjirokastër mori karakter pushtues. Ata të gëzuar menduan se kishte ardhur koha për të vënë në zbatim platformën politike të “Megali idesë”, e cila qysh në vitin 1884 parashikonte krijimin e një shteti të madh, që të përfshinte një pjesë të territorit shqiptar, deri në Shkumbin!…
    Grekët duhet të dinë se koha e përpjekjet e tyre për të zgjeruar kufirin deri në Shkumbin, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ëndërr e çartur. Populli ynë nuk e kupton përse grekët akoma dhe sot e kësaj dite kërkojnë t’ i falim “Vorio-Epirin”. Kurrë s’ ka qenë territor i tyre. Përkundrazi, neve na është aneksuar padrejtësisht Çamëria, nga Fuqitë e Mëdha, në vitin 1913 dhe se
    mos vetëm ajo!… Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ua ka përplasur disa herë në fytyrë të vërtetën grekëve. Atyre u është regjur lëkura. Kjo parti po ndjeshmëron edhe kancelaritë ndërkombëtare e më gjerë. Madje edhe tani, pas liberalizimit të vizave i kthejnë në kufi çamët e “gjorë”. Kanë tmerr prej tyre. Ky nuk është një rast i veçuar, por është kthyer në praktikë të rëndomtë të grekëve!…
    Grekëve në vend që t’ u vijë turp e t’ u skuqet fytyra e të kërkojnë falje për bëmat e të përbindshmit, të Zervës famëkeq, këtij krimineli të pashpirt e të pashembullt, duke u derdhur si vampir mbi popullsinë çame të pambrojtur, në trojet e tyre, bëjnë të kundërtën. Jo, jo! Këta nuk mund të hyjnë në botën e qytetëruar njerëzore! Janë thjesht shovinist, të pa shpirt e të pa turp. Masakrat çnjerëzore e të padëgjuara të Zervës nuk do të harrohen kurrë, brez pas brezi nga tërë populli shqiptar dhe veçanërisht nga çamët. Ata kanë kurajën e paturpësinë sot, të mendojnë se në të ardhmen do të realizojnë henelizimin e trojeve autoktone shqiptare duke gërryer vazhdimisht si varrmihës, si urithi.
    “Harrojnë” kjo racë e keqe njerëzore që një pjesë e mirë, përrallore e tokës tonë, ndodhet padrejtësisht në territorin e tyre dhe me njëmijë e një mënyra mundohen të tjetërsojnë të vërtetën. Po e vërteta sa më shumë të mundohesh ta fshehësh, ta groposësh, ajo aq më shumë flet e shkëlqen.
    Politikanët e tjerë shqiptarë heshtin. Nuk u përgjigjen se i ka zënë për fyti korrupsioni e interesi i qëndrimit në pushtet, thjesht janë antikombëtarë. Nuk është një rast spontan e i veçuar, por janë disa duzina ndërhyrje të grekëve. Pse servilosen politikanët tanë? Pse heshtin, kur edhe takimet deri në nivelet më të larta midis të dy palëve, nuk kanë munguar?!
    Pse nuk ngrihen në bllok? Të gjithë e t’ u thonë: boll u duruam! Ndal! E tepruat! Po bëheni të bezdisshëm! Mbetët duke bërë punën e varrmihësit, tërë këto vjet! Pse këto janë marrëdhëniet e “mira” e të “shkëlqyera” me ta? Zgjohuni nga gjumi! Ç’ bëni kështu? Ç’ do t’ ju thoshit Rilindësve? Ç’ do t’ u thoni brezave të ardhshëm? Mbetët gjithë kohën, 20 vjet, duke u zënë me njëri-tjetrin për një copë karrige dhe ca skizofrenë e të papërgjegjshëm bëjnë ç’ të mundin me vendin tonë të bukur e tepër të lashtë!
    Ja si i denoncon anglezja Meri Edith Durham krimet e grekëve kundër shqiptarëve, në librin e saj “20 vjet ngatërresa Ballkanike”. Ajo shkruan: “Grekët në vend që sot t’ i kërkojnë falje popullit të Gjirokastrës për këto krime të shëmtuara, vazhdojnë me historinë e “Megali idesë”. Në trajtimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve fqinjë, historikisht shqiptarët janë treguar të kujdesshëm, i janë kushtuar më shumë miqësisë, jo përbuzjes. Kanë vënë sidomos theksin në bashkëpunimin e dy popujve në luftën e përbashkët”.
    Ç’ janë këto veprime të grekëve? Gërmo e le gjurmë, kudo në Shqipërinë e Jugut, si urithi! Grekët shquhen për nacionalizëm të tejskajshëm edhe në këtë kohë të re. E gjejnë edhe grekun e fundit në cepin më të largët e
    më të humbur të botës dhe e evidentojnë, e ndihmojnë dhe mburren me të. Mirë bëjnë për këtë. Por ata e teprojnë kur u bien në qafë, me atë sëmundjen e tyre të vjetër që quhet nacionalizëm i shfrenuar dhe i sëmurë i fqinjëve tanë jugorë, siç kanë bërë e po bëjnë me ne gjithë kohën, vazhdimisht.
    Jo si puna jonë që, për turp të atyre që na drejtojnë, as duan të dinë për
    komunitete të tëra shqiptarësh. Kemi parë programe televizive për shqiptarë
    në Amerikë, Itali, Rusi, Ukrainë, Australi, Argjentinë, Francë, Kanada, Zelandë e Re e gjetkë, që janë shpërngulur nga shteti amë para disa dekadash e shekujsh, në kohë të ndryshme. Ata kërkojnë origjinën, abetaren, libra për t’ a rinovuar gjuhën e nënës, të kaluarën. Asgjë s’ bëhet nga shteti ynë!
    Qeveritarët tanë “flenë!” . A ç’ them edhe unë? Këta s’ po merren me mbi një milionë shqiptarë të larguar para njëzet vjetësh! Fëmijët e tyre po humbasin gjuhën! Çojnë libra individë, patriotë dhe shoqata, të cilët duhen përshëndetur. Këta ende nuk kanë njësuar tekstet mësimore me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi që shqiptarët janë ngjitur me shtetin amë.
    Përfaqësuesit e shtetit tonë nëpër ambasada vjellin vrer kundër vendit të tyre duke u bërë qejfin padronëve ku janë akredituar. Ndërrojnë abetaret në Preshevë sepse tek shkronja e bukur “F” ilustrohet me Flamurin Kombëtar ç’ ka nuk u pëlqen shovinistëve veriorë në këtë rast. Jo. Këta tanët që janë në drejtim të shtetit, nuk janë mirë. Ose janë të sëmurë mendorë, ose aferat korruptive janë tepër të rënda dhe s’ kanë nga e luajnë bishtin, se u presin kokën, ose janë antikombëtarë, që rrinë e vetëm heshtin.
    U politizua aksidenti i një djali të pafajshëm himarjot, me emrin Aristotel Guma, për të cilin edhe unë shpreh keqardhje të thellë. Deri në qarqet më të larta të shtetit grek. Sahanlëpirësit e tyre e mbajtën vrapin në Athinë për të përfituar nga gjaku i një të pafajshmi. Fabrikuan taktika të reja, për të realizuar strategjinë e vjetër. Po sa të rinj dergjen padrejtësisht në burgjet greke? Sa djem nënash shqiptare janë vrarë në Greqi? Pse heshtin politikanët tanë? Po çanaklëpirësit e tyre, ku janë? Si s’ kanë thënë një fjalë të vetme për tërë ata djem e vajza!?… As nuk kanë belbëzuar ndonjëherë!… Kishte krim më të rëndë se vrasja e të riut Gramoz Palushi nga Kukësi, që valëviste flamurin kombëtar i lumtur, për një fitore të kombëtares së futbollit të vendit të tij, mu në mes të kryeqytetit të tyre?! Po ato këngët çnjerëzore të ushtarëve grekë, buzë kufirit, duke lehur kot si ata qentë pleq që mbeten në nome`? E ç’ të numërosh më parë! Heshtin e nuk flasin politikanët. Përgjigjen e dha populli ynë patriot…
    Në disa parodi tërheqëse, humoristike e të jashtëzakonshme të poetit- popull iu kthye mirë e bukur përgjigjja, bëmave të tyre. Ndërsa plaku i urtë, i mençuri, shkrimtari, historiani e politikani Sabri Godo, për sa më lart, s’ u la gjë pa thënë për të vërtetën. Atij i foli zemra e jo buzët se ai e ka zemrën në kokë e jo në xhep. Për këtë rast, salut Sabri Godo!…
    Po kështu edhe historiani i ri, i thjeshtë, i ditur, zemërgjerë, i vërtetë
    dhe kokëplot, me fakte historike të pakundërshtueshme Pëllumb Xhufi, më
    se një herë ua ka thënë hapur të vërtetën, por disa langoj nuk dëgjojnë nga ai vesh. Për mënyrën se si i trajton faktet ky historian ke dëshirë të madhe ta dëgjosh, kur flet me dokumente bindëse, me argumente të pa diskutueshme. Ai të entuziazmon dhe emocionon. Përshëndetje nga zemrat patriotike të kombit! Ti vërtet je një Pëllumb. Ti dallon se je midis skifterësh që vetëm duan të zhvatin.
    Lexoni veprën e historianit më në zë të ditëve tona, të këtij 90 vjeçari të palodhur e kokëditur, të quajtur Kristo Frashëri. Dëgjojeni kur flet, ky monument i gjallë, që me argumente historike e shkencore, me një kujtesë për t’ u pasur zili, tregon të vërtetën e, jo të fabrikojë gjëra të paqena, siç bëjnë shumë syresh sot për përfitime të ndryshme politike dhe sidomos ekonomike…
    Himara është pjesë e Shqipërisë. Realiteti nuk shpiket, por vjen nga thellësia e shekujve. Qarqet shoviniste greke mundohen ta përdorin Himarën e banorët e saj. Kjo duket qartë edhe nga interesi i madh që tregojnë kur vjen koha e zgjedhjeve vendore, në krahasim me ato qendrore. Greqia lufton me tërë propagandën e saj të shfrenuar që të vendosin një lake të tyre në drejtimin e qytetit. Kësaj ia ka arritur deri tani. Thjesht nga heshtja e drejtuesve tanë, nga koalicionet e turpshme që bëjnë. Japin pjesën një shërbëtori që të fitojnë të tërën për vete. Ndaj ca të shitur si Bollano bëjnë si u shkrepet, duke thyer ligje e rregulla dhe organet gjyqësore bëjnë sehir se si livadhis një sahanlëpirës e i shitur.
    Bie deputetë grek në fushatë. Valëvit flamujt e tyre cep më cep të
    krahinës. Shkruan parulla, emërton rrugë e fshatra në gjuhën greke! Shkurt, bën ç’ i shkrepet në atë kokën e madhe bosh! (Nuk e di, por tërë jetën nuk më kanë pëlqyer ata njerëz me fytyrë bullamaçi, pra të qullët, si të brumëzuar, tërë
    dhjamë, jo të mprehtë. Më janë dukur të trashë. Më të gjerë se të gjatë. Mbase jam i gabuar, por në jetë s’ kam takuar ndonjë të tillë që të ketë qenë i ditur e i zgjuar!”).
    Le të shkojë zoti Bollano sot në fshatin Progonat të Kurveleshit të Sipërm (ku me të drejtë mund ta zënë me shkelma) e të pyesë për prejardhjen jo të largët të tij, nga ai fshat heroik. Le të marrë për dore edhe Piro Dhimën,
    që mohoi gjithçka. Po ku di gjë mjerani Piro. Nuk i vë shumë faj. Ai di vetëm të ngrejë hekura. Kaq është horizonti i tij. Në një copë kuletë lëvrin tërë bota e tij.
    Progonatin dhe fshatrat për rreth, e Labërinë në përgjithësi greku i ka halë në sy. Të gjitha shigjetat mësymëse drejtohen drejt Labërisë në stërvitjet e ndryshme ushtarake që bën! Me që ra fjala, për t’ i treguar origjinën e vërtetë Bollanos, po bëjmë një vështrim të shkurtër të fshatit të tij të vjetër, të vërtetë. Progonati, është si një qytezë e mrekullueshme, një fushëtirë që të del papritur, midis maleve, në qendër të Kurveleshit të Sipërm, me një histori të lavdishme ndër shekuj, për luftërat për liri, pavarësi e përparim shoqëror.
    Ky fshat shumë i hershëm, është i banuar dhe themeluar nga paraardhësit tanë ilirë. Ai mbijetoi duke u bërë ballë hordhive e rrebesheve të shumta nëpër kohë, u dallua nga formimi i një bashkësie të qëndrueshme, krijoi traditë luftarake, virtyte e cilësi të larta njerëzore si: atdhedashurinë, respektin për miqtë, urrejtjen për armiqtë, duke treguar vitalitet, krenari, besë, qëndresë, këmbëngulje, trimëri, bujari, mirënjohje, mikpritje, zgjuarsi natyrore.
    Progonati kishte dhe ka të shtrenjtë lirinë, bashkimin e vëllazërimin. Ky fshat i Bilbilenjve dhe i mjaft çetave të tjera kundër pushtuesve të çdo lloji, në kohë të ndryshme, kanë bërë zap dhe vetë perandorinë osmane. Për herë të parë këtë fshat e gjejmë në dokumentet historike të mbi 580 vjetëve më parë. Në vitin 1431, në regjistrimin e parë që kanë bërë turqit, për organizimin e sistemit timar, si dhe tri herë të tjera më vonë, në 1504 në regjistrimin e dytë të turqve, më 1581, në një letër që i dërgohej Papës së Romës dhe më 1583, në regjistrimin e tretë të popullsisë dhe të tokave nga të huajt pushtues. Atëherë në Progonat numëroheshin 160 shtëpi(!).
    Kronikani turk Evliha Çelebi, në një udhëtim në Jug, duke shkuar në Tepelenë e Gjirokastër, thoshte kështu për Progonatin: “Krahina ka 80 katunde, shumica e të cilëve formojnë malësinë e Progonatit të pabindur!”. Ashtu nuk i janë bindur gjithnjë pushtuesit progonatasit. Me siguri kështu ka
    vepruar edhe gjyshstërgjyshi i Bollanos. Por tani nipstërnipi i tij e ka mendjen tek fitimi dhe shitja e atdheut të të parëve. Ç’ turp!
    Sipas studimeve të akademikut të shquar, profesor Eqrem Çabej, emrat
    e fshatrave në vetvete përmbajnë emra fisesh në zanafillën e tyre. Patjetër
    edhe Progonati nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Progon është quajtur edhe shteti mesjetar shqiptar ose edhe me emrin principata e Arbërit më 1190
    dhe që ka lidhje me fisin e Kaonëve. Fillimisht fshati ka qenë i vendosur në vendin e quajtur Gradishtë. Më vonë është shpërngulur në Shullë, më afër tokave të punueshme. Në Shullë ka pasur një pamje mahnitëse. Ishte tamam si një Gjirokastër e vogël, shtëpitë njëra mbi tjetrën. Në kohën e Ali Pashë Tepelenës ishte i radhitur në atë pllajë.
    Më vonë është vendosur atje ku është sot, në fushën e fshatit. Në vitin
    1990 kishte 420 shtëpi. Sot e kësaj dite duken gjurmët e themeleve të shtëpive në Shullë. Duke qenë nga ai fshat emërmadh, mbaj mend fare mirë se shtëpia e fundit që është shembur në Shullë ishte shtëpia Dhima. “Ra edhe shtëpia e fundit!” – shpreheshin pleqtë e fshatit nga fundi i viteve pesëdhjetë!”.
    Ja për këto duhet të flasë e të jetë krenar Bollano e sa e sa fise të tjera në Himarë e jo të shpifë e stisë idiotësira, kinse janë grek. Po nuk i vë faj. Puna do shkollë, zemër e mendje e jo broçkullitje. Himarjotë ka edhe në Itali, por ata nuk thonë jemi grekë, apo italianë se fundja jetojnë atje prej shekujsh, por edhe sot e kësaj dite e njohin prejardhjen e tyre si shqiptarë.
    I madhi Petro Marko, bir i paharruar i asaj krahine e i gjithë Shqipërisë, në vitin 1936 u përjashtua nga universiteti i Athinës sepse deklaroi se është shqiptar! Greqia krijon probleme të tilla artificiale, që ne të mos kërkojmë borxhet e mëdha që na ka, në territorin e saj, me toka e pasuri e sidomos me çështjen e rëndësishme e të pazgjidhur çame…
    Për Himarën, më mirë se llafazanët e pa skrupuj e puthadorë të grekëve, flasin 33 për qind e veprave të artit dhe të kulteve fetare, mijëravjeçare, që ka krahina nga 100 për qind që ka i gjithë rrethi i Vlorës. Në dokumentet Osmane himarjotët janë të regjistruar si shqiptarë të pastër, pra të papërzier. Himara e blegtorisë tradicionale, agrumeve të të gjitha llojeve, ullirit që konsiderohet nga vendalinjtë si pema e shenjtë dhe e artë, është vënë në fokus të shovinistëve grekë jo pa qëllim.
    Grekët kërkojnë helenizimin e Jugut, jo se iu dogj barku vetëm për Himarën. Ata shfrytëzojnë gjendjen jo të mirë ekonomike të shqiptarëve në
    fazën e tranzicionit dhe ata, ndonëse për vete janë në krizë të thellë
    ekonomike e në buzë të greminës, japin “pensione” pa punuar asnjë ditë atje dhe si shpagim kërkojnë ndërrimin e fesë dhe kombësinë!…
    Kur qenka kaq zemërbardhë e dorëlëshuar Greqia, pse nuk zhvillon turizmin në atë krahinë “greke”, por jep asistencë në para edhe pse për vete është për të qarë hallin e përballet me një krizë të gjithanshme duke u bërë shqetësim i gjithë eurozonës e lyp për të mbijetuar?! Kuptohet lehtë. Punon për të ardhmen, si zakonisht, për të ardhmen e largët. Merret me mend, nuk i intereson zhvillimi turistik i Himarës, se kështu, kjo perlë natyrore e njerëzore do të rivalizonte të paktën Korfuzin që e ka më afër, gjë që gjithashtu nuk intereson ta bëjë.
    “Propagandë, urrejtje, fanatizëm dhe njohuri të falsifikuara- thonë grekët- u jepen në shkollat shqipe nxënësve, në vend që t’ u mësohet historia e vërtetë!”. Këtë e bëjnë kur në artikuj paçavure të tyre analizojnë “Gjeografinë 4” të shkollave tona të mesme dhe faktet i vlerësojnë si të falsifikuara dhe propagandistike. Sa turp për ta! Fëmijëve nëpër shkolla, sipas tyre, u mësojmë historinë e “Shqipërisë së Madhe” e ndër të tjera, se Greqia e Veriut, nga Follorina në Prevezë është territor shqiptar, ku “grekët kanë bërë spastrim etnik mbi çamët”. Sipas tyre asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Po në fakt është pikërisht kështu.
    Ata shprehin shqetësimin se Gjeografia iu mëson nxënësve që në “trevat shqiptare jashtë Shqipërisë përfshihen tokat e shtetit të Kosovës, pjesë të Malit të Zi dhe Serbisë, gjysma e Maqedonisë dhe veriperëndimi i Greqisë, ku hyjnë prefekturat e Follorinës, Kosturit, Grebenesë, Janinës, Artës, Prevezës, Thesprotisë e të tjera.”.
    Zot, duhet të jesh grek i nacionalizuar tejskajmërisht e i pa fytyrë, sa t’ i quash shtrembërime këto të vërteta. Greqia, Maqedonia dhe Sërbia duhet t’ u vijë turp përpara kombit e çështjes shqiptare. Shteti i sotëm Shqiptar kufizohet me toka e popullsi shqiptare. Këtë e dinë mirë grekët, sërbët, maqedonasit e malazestë, por nuk u intereson. Në të kundërt u ikin pjesët më të pasura e më të bukura të teritorit të sotëm të tyre.
    Ata janë të shqetësuar se “harta e Shqipërisë së Madhe shtrihet deri në
    zonat shqiptare në vendet fqinje dhe ky tekst është i miratuar nga Ministria
    shqiptare e Arsimit”, vazhdojnë “akuzën”. Ata e sjellin këtë tani në vëmendje,
    ndoshta në një kohë me diskutimin që bëhet në Shqipëri për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare.
    Përfundimisht politika greke duket e pandreqshme. Ata janë si ai demi i
    tërbuar kur e pickon zegali. Bëju ç’ të duash. Thuaju ç’ të duash. Jep argument shkencore e fakte historike sa të duash. Ata prapë në të tyre. Ç’ trashësi e përzier me poshtërsi! S’ kam ndërmend të lodhem më shumë me ta, por do t’ ju vë përballë korifenjtë tanë e të huaj gjatë këtij libri…
    Më çudit diçka tjetër e rëndësishme! Në takimet me ta, tanët qeshin e zgërdhihen (e përsëris:qeshin. Po pse qeshin, xhanëm?!). Sa kënaqen tanët kur u rrëmbejnë një buzëqeshje apo një duarshtrëngim atyre, të huajve! Ata seriozë. Të vëmendshëm. Të kujdesshëm. Me që u jepet rasti të takohen me tanët, të mos u shpëtojë asgjë pa marrë, pa përfituar, pa zhvatur, pa grabitur. Këta rrinë si të tromaksur para tyre dhe vetëm qeshin!… Asnjëherë nuk e kam kuptuar buzëqeshjen e qeveritarëve tanë, në takime me ta, me të huajt në përgjithësi! “Ujku ankohet se qengji i turbulloi ujin!”. Kështu kanë bërë grekët tërë jetën me vendin tonë. Ndërsa drejtuesit tanë qeshin, zgërdhihen të lumtur, besoj, vetëm që janë në takim me ta.
    O Zot, më thuaj, pse qeshin?! Të mësoj dhe unë për zgërdheshjen e tyre, se mbeta i paditur tërë jetën në këtë drejtim! Njeriu qesh në estradë me një humor të hollë e lojë të bukur të aktorëve e jo në takime ndërshtetërore
    për punë serioze e madhore, aq më tepër kur i huaji kërkon të gllabërojë pjesë të vendit, të detit, pra të vetë historisë së atdheut. Qeveritarët, kur kthehen nga jashtë trumbetojnë me të madhe se kinse kanë bërë hatanë e namin. Se ua kanë mbledhur. “Se ua kanë futur këmbët në një këpucë”. Se ata i planëzuan në kalendarin e tyre politik (këta i thonë axhendë!) tërë problemet e shqetësimet tona, që diskutuan me ta. Se i kanë fituar tërë betejat. Kanë zgjidhur tërë çështjet në favor të atdheut tonë.
    Broçkullitje. Asgjë s’ kanë bërë. Mburren. Tallen. Prodhojnë tinguj,
    fjalë, fjali… Fjalët e vërteta i kanë për këtu, për të sharë shqiptari-shqiptarin. Hidh të hedhim baltë mbi shoku-shokun. Pambarimisht… Shihni si kapardisen këtej. Flasin me fjalë të mëdha, shpesh të pakuptueshme, të huaja, për të treguar se dinë shumë, që njohin gjuhë të tjera, por që nuk i merr vesh as nëna e babai që i ka lindur!
    Dëgjojini kur thonë: negociata, mocion, draft, prevalojnë, kontekst, konsakrim, performancë, konsensus, insert, promovim, maxhorancë, minorancë, obligim, prononcim, procedurë, transparencë, interferencë, prognozë e të tjera, të cilat mund të shqipërohen me lehtësi me fjalë shumë të bukura e tingëlluese shqiptare… dhe ja si e thotë edhe një fragment fabule: “-Jo shumë, se na bën gjëmën, /do harrosh babën e mëmën!”.
    Në çdo çast janë gati të marrin merita të pamerituara. U futëm në
    NATO, fituam vizat, trumbetojnë. Merita i takon popullit tonë të jashtëzakonshëm e të mrekullueshëm për këto, që natyrisht janë arritje të mëdha e me vlera për vendin. Dhe rrugaçit më të rëndomtë do t’ i vinte turp e do të kërkonte të falur për vonesën, që çdo gjë e bëjmë të fundit, për faj të tyre, të politikanëve e jo të mburren, siç po bëjnë. Pasi u rropat një popull i tërë për 20 vjet, për një vizë nëpër dyer të ambasadave, duke paguar për të takuar fëmijët (disa nuk i takuan fare se ikën të lënduar e pa mundur ti shikonin për herë të fundit)!… Harrojnë se në vitet e Mbretërisë, me pasaportën e kohës, është udhëtuar pa asnjë pengesë ngado, veçanërisht vitet e fundit të saj, kur në parlament pati opozitë të vërtetë me grupin e Fan S. Nolit, Avni Rustemit etj…
    Lexoni Bajronin për grekët. Po se mos vetëm ky thotë të vërtetën, të cilën ua përplas në fytyrë: “Nuk ka komb që të jetë parë nga fqinjët e vet me aq urrejtje dhe tmerr sesa shqiptarët!”. Po kush lexon? Po në se i dinë e veprojnë si deri tani duke iu përkulur grekëve, ca më keq akoma për ta, për balashët…
    Mendja të mos u punojë vetëm për fitim. Për zhvatje. Për përfitim
    vetjak, politik dhe ekonomik, të mos rrinë gojëmbërthyer, por të vënë
    përballë tyre faktet e shumta historike e t’ ua presin shfrenimin pa fre këtij kali të “azdisur”.

  4. Arjan says:

    Ne krete nuk duhet shkuar te zgjidhen problemet e ngritura nga greqia ,por ne nje vend asnjanjes,dhe Shqiperia te ngreje me isistim ceshtjen came si nje drejte legjitime dhe pa zgjidhjen e saj nuk mund te zgjidhen ceshtjet e tjera te vogla.

  5. Arjani says:

    Minxhoz, je bere larmana i rames, i drogaxhinjeve te tij dhe politikes se tij, qe eshte sherbetore e oligarkise cifute boterore.

    Me kanabizmin dhe krijimin e kartelee te droges, rama po e con shqiperine ne nje realitet si te asaj te kolumbise, qe edhe sot nuk po rregullohet dot…. pa marr parasysh se mbas karteleve te kokaines ne kolumbi dhe tolenatave te kanabisit ne shqiperi qendrojne ne 2 rastet amerikanet ( zionisto-cifut) qe i perdorin parate droges per financimet e tyre ( rasti i sirise per shembull). Rama eshte duke e rrenuar shume keq kombin shqiptar, pa marr parasysh se rastet e prostitucionit jane rritur( aq pak sa ka shqiperia) dhe nr i lindjeve ka rene dhe nr i divorceve eshte rrritur ndjeshem.

    Qeveria greke ka dritihijet e saj, mund te kete edhe linja nacionaliste , por ty te duket cudi, sepse greqia ka linja te pastra qe mbon interesat e saj, nderkohe qe shqiperia nuk ka.

    SHIF PROBLEMIN SI QENDRON MINXHOZ!

    nE HIMARE PO VIDEHN PRONA, TE HIMARIOTEVE QE JANE 24 KARATSH SHQIPTAR DHE PASARDHES TE ARBEROREVE.

    PO VIDHEN PRONA DHE PO KOMPENSOHEN SHTEPI DHE DYQANE TE NDERTUARA ME GJAK NGA HIMARIOTET ME NJE KOTHERE BUKE.

    HIMARIOTET NUK JANE TE PASUR, DHE MBASI TI I MERR SHTEPI DHE KATANDI DHE NUK I KOPMENSON, KU DO SHKOJNE ATA????

    kY ESHTE THELBI I PROBLEMIT!

    Sa per agimin e arte apo agimin e jevgjiteve qe ju them une, ti e di mire qe reagimin e tyre e denoi jo vetem popullsia greke ne santorini, por gjithe politika greke, prandaj mos flit kot!

  6. Arjani says:

    Minxhoz, je bere larmana i rames, i drogaxhinjeve te tij dhe politikes se tij, qe eshte sherbetore e oligarkise cifute boterore.

    Me kanabizmin dhe krijimin e kartelee te droges, rama po e con shqiperine ne nje realitet si te asaj te kolumbise, qe edhe sot nuk po rregullohet dot…. pa marr parasysh se mbas karteleve te kokaines ne kolumbi dhe tolenatave te kanabisit ne shqiperi qendrojne ne 2 rastet amerikanet ( zionisto-cifut) qe i perdorin parate droges per financimet e tyre ( rasti i sirise per shembull). Rama eshte duke e rrenuar shume keq kombin shqiptar, pa marr parasysh se rastet e prostitucionit jane rritur( aq pak sa ka shqiperia) dhe nr i lindjeve ka rene dhe nr i divorceve eshte rrritur ndjeshem.

    Qeveria greke ka dritihijet e saj, mund te kete edhe linja nacionaliste , por ty te duket cudi, sepse greqia ka linja te pastra qe mbon interesat e saj, nderkohe qe shqiperia nuk ka.

    SHIF PROBLEMIN SI QENDRON MINXHOZ!

    nE HIMARE PO VIDEHN PRONA, TE HIMARIOTEVE QE JANE 24 KARATSH SHQIPTAR DHE PASARDHES TE ARBEROREVE.

    PO VIDHEN PRONA DHE PO KOMPENSOHEN SHTEPI DHE DYQANE TE NDERTUARA ME GJAK NGA HIMARIOTET ME NJE KOTHERE BUKE.

    HIMARIOTET NUK JANE TE PASUR, DHE MBASI TI I MERR SHTEPI DHE KATANDI DHE NUK I KOPMENSON, KU DO SHKOJNE ATA????

    Apo duhet te perfundojne si ata shqiptaret qe mbeten pa shtepi pasi ua shkaterroi erioni, nderkohe qe ata kishin 20 vite qe i kishin ndertuar???

    aPA MARR PARASYSH QE HIMARIOTET JANE NE PRONAT E TYRE!

    kY ESHTE THELBI I PROBLEMIT!

    Sa per agimin e arte apo agimin e jevgjiteve qe ju them une, ti e di mire qe reagimin e tyre e denoi jo vetem popullsia greke ne santorini, por gjithe politika greke, prandaj mos flit kot!

  7. Dhamjano says:

    ore zotri bq gazetar ber ber ber dhe vetem thelbin nuk e the ,rregjistro pronat dhe kjo eshte e gjitha .Pastaj do fshat turistik paguaj token dhe beje ,kaq e thjeshte eshte o bq gazetar.

  8. "BOHOTINA" says:

    Shkrimi i mesipwrm i BOHOTINES eshte botuar ne 2011. Po ato qe them jane te verteta dhe per sot. Kjo qeveri qe kemi nga 2013, me qe u ka thene te vertetat ne sy, shih si bejne greket. Hidhen perpjete pup[thi. Qene mesuar me servilin Berisha qe per te qendruar ne pushtet u lepinte prapanicen grekeve. Kujtoi Salih-u se do te na hidhte me futjen ne NATO dhe heqien e vizave. S’ na i hodhi dot. Ne Nato jane interesa te tjera qe na futen e jo zotsia e tij. Nuk mund te futeshim, pa interesa, vetem 20 dite pas shperthimit te GERDECIT. Per vizat fryne erera te tjera.
    Banda e PD-s e tregoi veten qe vete e bashkohet me bandat e perdorura greke ne Himare, vetem per kredo politike. Dijeni o bande Balashesh se me shume humbni para syve tane, te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje