Kryemadhi mesazh nga Bulqiza: LSI jo në opozitë me qeverinë për…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se partia e drejtuar prej saj nuk është në opozitë në lidhje me statusin e minatorit.

Gjatë një takimi në Bulqizë, me këtë kategori, ajo tha se shuma për statusin është 10 mln euro, ndërsa kompanitë e kromit vetëm këtë vit ka fituar 40 mln euro.

Ne këtu nga Bulqiza duam t’i themi qeverisë shqiptare që të vijë të ulet këtu dhe të bisedojë me ju. Po u themi që ne nuk jemi në opozitë me qeverinë shqiptare për Statusin e Minatorit. Në momentin që qeveria do ta sjellë këtë status në Kuvend votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të gjitha, 19 vota, pro Statusit të Minatorit.

Sigurisht që i kërkojmë qeverisë që të largohet nga kazani i oligarkëve sepse ata pasurohen çdo ditë me mundin dhe me djersën e minatorëve.

Vetëm për këtë vit janë fituar rreth 40 milionë euro dhe fatura e Statusit të Minatorit që kemi paraqitur ne në Parlament nuk është më shumë se 10 milionë euro në vit. Pra nuk është as 25 për qind të atij fitimi të pastër që merr vetëm nga renta minerare që paguan miniera.

Nuk po llogarisim këtu dividendin, tatimin që vendoset, transportet apo naftën që shpenzohet dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Nuk po llogaris as kontributin pafund 70-vjeçar të kësaj miniere apo edhe i shumë minierave të tjera,” tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se konfliktet politike kanë larguar partitë nga njerëzit dhe se forca e drejtuar prej saj dëshiron të bashkëbisedojë.

Ne në fakt ia kam dhënë disa herë shansin Kryeministrit tonë për të qeverisur dhe nuk ia kemi dhënë shansin që meritojnë asnjëherë minatorëve.

Ndaj është momenti që me këtë status t’ia japim shansin minatorëve sepse e meritojnë dhe ne si klasë politike ndihemi mjaft borxhlinj ndaj jush,” përfundoi kryetarja e LSI-së.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Kryemadhi mesazh nga Bulqiza: LSI jo në opozitë me qeverinë për…”

  1. pasi iliri bleu gazetaret ne predidence mos mos me fole per korupsionin e megahajnine e tij e pasurite pa fund, vilen me 28 dhoma e 9 nevojtoremonika shkoi tek punetoret me u ca hallin. po thuaju moj monike a do shkojne ne burg meta basha , berisha e fullani I arjanes qe beri gjyqin e vjedhjes se ilir floririt. gazetaret ne presidence eshte nje qoke alla nishanper te blere e kundervene qeverise e jo te koruptuarve meta-basha-berisha. tani gazetaret nuk do flasin me per monen, ilirin e balilin. meta I hodhi ne sulm kunder rames. ky eshte tamam poshterim I gazetarve, ky qe u ben meta ,”te mos flasin per te koruptuarit e lsi-se
    , te mos flasin per pasurite e tyre dhe si I kane bere. poshte lsi-ja, poshte ilir meta,poshte monika pordhameta.

  2. Meta ik says:

    Ju jeni levizja per jo integrim 👎👎👎👎👎👎👎

  3. Bardhi Tolabi says:

    A mos eshte kjo nje shenje,moj Monke,se keni filluar ta kuptoni ne llumin qe keni rene?Aleanca me te djathten e krimit,te Sali kriminelit e Luli hajdutit e vrasesit,nuk i jep pushtet askujt,as juve…Une e di se,jeni te dy palet te mbytura ne llumin e krimeve,vjedhjeve,te fs gjithe te keqijave qe i jane bere ketij vendi,por ilaci i shpetimit,nuk eshte aleanca me krimin.Shpetimi eshte “REFIMI” per gjynahet tuaja dhje pastaj populli dhe drejtesia le te thone fjalen e tyre.Fakti se te gjithe palo drejtoret tuaj,te piramides takse mbledhese ne favor te KLANIT LSI,me Like floririn ne krye,po ju hiqet maska e hajduterise ne keto vite,flet se kush jeni…Nuk ju zbardhet faqja sepse takuat disa minatore,sepse kushdo e di qe nuk jeni interesuar kurre per jeten e njerezve,por vetem per xhepin tuaj apo me mire per thesin tuaj personale e familjar…
    Prandaj,shkoni ne parlament dhe mbeshtesni edhe duke bere permiresime progresin dhe reformat qe ndermer qeveria e majte,e PS-se dhe aty duket “kthesa” e juaj dhe prej aty populli do krijoje nje mendim tjeter per LSI-ne,perndryshe as nje deputet te vetem nuk do te fitoni ne zgjedhjet e ardheshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *