Pse është “nxehur” Edi Rama!

2 Nëntor 2017, 09:43Politika TEMA

Nga Aflred Peza

Vendimi i djeshëm i qeverisë për të shkarkuar 12 prefektët në të gjitha qarqet e Shqipërisë dhe për të emëruar në bllok, 12 të rinjtë, u duk sikur i kapi në befasi edhe protagonistët vetë, median dhe opozitën.

Jo se kryeministri dhe kabineti i tij, nuk janë në të drejtën kushtetuese dhe politike për ta bërë këtë, por mënyra e reagimit të atyre që u informuan edhe live, ta linte shijen.

Këtë lloj reagimi e kemi parë edhe pas dorëheqjes së shefit të shërbimit sekret Visho Ajazi, edhe brenda përbrenda PS pas largimit të një liste kryetarësh të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë ku ajo humbi në zgjedhjet e 25 qershorit.

E me sa duket, ky lloj reagimi do të na shoqërojë gjithnjë e më shpesh në ditët në vijim, kur priten edhe të tjera vendime dhe emërime të këtij karakteri.

Ndoshta shumë më të forta e drastike sesa këto të fundit dhe në nivele kyce po ashtu, të majës së piramidës shtetërore.

Ky stil vendimarrës i kryeministrit Edi Rama shumë më ekzekutiv, më i vendosur, shumë më i fortë, e më i prerë, duke larguar në masë me një vendim të vetëm një listë njerëzish e drejtuesish institucionesh njëkohësisht (rikujtoj vendimet për 8 drejtorët e burgjeve, për për një aradhë drejtuesish të tjerë institucionesh të rëndësishme të cilëve iu kërkua që në verë të largoheshin) atij i ka munguar ne fakt gjatë mandatit të parë.

Me siguri, që rol për këtë, ka luajtur ekuilibri i brishtë brenda mazhorancës qeverisese, ku LSI në të gjitha nivelet e vendit, zotëronte 25- 35% të pushtetit dhe posteve kyce drejtuese.

1 komente në “Pse është “nxehur” Edi Rama!”

  1. shvejku says:

    Keto veprime anadollake te Edi Rames tregojne se ai nuk e kontrollon shtetin ne te gjitha hallkat e tij,por ashtu sic i emeron drejtuesit ne rruge miqesore,po ashtu i heq ne menyre autokrate!
    Shajne akoma Enver Hoxhen per diktator,por te gjithe sunduesit e Shqiperise per 27 vjet kane vepruar si sulltane te ndyre, se sulltanit te Dubajit nuk i vijne as tek sholli i kepuceve te tij!
    Dhe kulmi eshte se ne vend te prefekteve (kjo hallke e pushtetit eshte anadollake dhe pa asnje efekt ne qeverisje) na vendos 12 ushtarake!!
    Tamam si ne kohen e pushtimit turk!
    Dhe kush jane keta ushtarake?
    Te gjithe jane ata qe i sherbyen Sali Berishes ne shkaterrimin dhe grabitjen e ushtrise dhe sot Rama i ben prefekte!
    Jam i sigurte se asnje nga ata ushtarake nuk ia ka haberin detyres se prefektit,se mbi te gjitha prefekti duhet te jete jurist i zoti,pastaj te tjerat!
    Vendosja e 12 ushtarakeve si nprefekte na cojne ne epoken anadollake te satrapit Ahmet Zogolli,qe mbante Osman Gazepin per te kontrolluar administraten e pa afte!
    Pra Rama na vuri 12 Osman Gazepe si prefekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje