REPLIKAT/ Rama: PD ka një lloj kastraveci që nuk eskportohet, por rritet… Basha: O më i madhi i kastravecave

2 Nëntor 2017, 13:30Politika TEMA

Debati i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me repklika të shumta midis kryeministrit dhe kreut të opozitës.

Akuzave të opozitës për drogën dhe lidhjet me krimin, Rama i është përgjigjur se në PD ka një lloj kastraveci që nuk eskportohet, por rritet vetëm në gjirin e selisë blu.

E mënjëhershme ka qenë replika e Bashës, i cili i është drejtuar Ramës si “më të madhin e kastravecave.”

Pjesë nga debatet:

Rama: Mbasi të japësh përgjigje, ose para se të japësh përgjigje, të dëgjova të thoje që në Shqipëri nuk ka karota, nuk ka patate etj, gjë që e tregojnë shifrat…  në Shqipëri ka një lloj kastraveci, që nuk eksportohet, por kultivohet në llumin e Partisë Demokratike.

Basha: A e shikoni këtë kloun se si kërkon t’i ikë përgjegjësisë. Pse e mbushe Shqipërinë me drogë? Pse e mbushe parlamentin me kriminelë. Ka një shprehje që thotë se streha e fundit e maskarenjve është patriotizmi… ti po na flet për patriotizëm?  Ti patriot? Po ti ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave me eksportin më të madh të drogës. Ja ku e ke transportin, o më i madhi i kastravecave… Eksporti jot është droga.

Berisha: Nëse kjo strukturë falike, vjen këtu dhe mbahet me struktura falike, unë propozoj që ta nxjerrim nga seanca.

Gramoz Ruçi: Ju lutem zoti Berisha, kjo nuk është replikë.

Rama: Në fakt ti Lulzim je një gramafon. Unë nuk besoj se ju jeni anti-kombëtarë. Por ju jeni të papërgjegjshëm. Ju nuk mbani përgjegjësi. Por sidoqoftë PD duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se çfarë shkelje ka bërë qeveria në Himarë në raport me ligjet e vendit. Mospërgjigja tregon se ju nuk mbani përgjegjësi për atë që bëni. Sepse shtysa e vetme që ju nxjerr ju këtu, është ankthi për një pushtet që nuk e merrni dot këtu por aty ku flasin shqiptarët. Dhe shqiptarët folën në 25 Qershor. Ju doni sherr? Ju vazhdoni bëni sherr, ne nuk do ju bashkohemi.

2 komente në “REPLIKAT/ Rama: PD ka një lloj kastraveci që nuk eskportohet, por rritet… Basha: O më i madhi i kastravecave”

  1. Alban Dega says:

    OPOZITARE …. POR VELLEZER !

    Kjo thirrje e Akademikut te Shqiptarizmit Rexhep Qosja ketu e gati 27 vjet me pare, jo vetem nuk u degjua por edhe u sulmua, jo vetem u deformua por edhe u sabotua .
    Kjo politike per a e sundo e Beogradit, Athines, Moskes e dreqit dhe birit te shtateqint dreqerve e tentakulave te tyre te fshehta e te hapura, solli jo vetem demokraturen por edhe katrahuren shqiptare !
    Nga lufta midis vellezerve ka vetem te humbur !
    Nga vellazeria midis vellezerve ka vetem te fituar !
    Bashkimi ben fuqine !
    Percarja ben ketdine !
    Opozitare por vellezer !
    Shqiperia eshte Shtepia e perbashket e te gjithe shqiptareve kudo qe jemi, kudo qe vemi, kudo qe frymojmd, kudo qe jetojme !
    Stop kacafytjeve per karrike !
    Projekte, mendime, alternativa zhvillimi, ide begatie e perparimi per kete popull ende fakir mbi nje miniere floriri mbi e nen toke me emrin Shqiperi !
    Opozitare por vellezer !
    Eshte thirrja e Nenelokes Shqiperi !
    Qofte mallkim kush sjell ngaterrime
    Nder keta vllazen shoq me shoq … !
    Ta bejme Shqiperine si e gjithe Evropa !
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Ta bejme Shqiperine si Zvicra e Ballkanit !
    Eshte kushtrimi i Rilindasve tane !
    Eshte kushtrimi i sabotuar i Dhjetorit historik !
    Eshte thirrja e Shqiperise Shtojzovalle!
    Eshte detyrimi madhor i ne bijve dhe bijave te saj !
    Yes we can ! Po ne mund ta bejme !

  2. Kopshti Botanik says:

    Në Tironë këtij lloj kastraveci i thonë Trongull fars. Nuk rritet për tu ngrënë, por për farat që të rritet brezi tjetër i trongujve ashtu si KOPSAT e Salë karabushit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje