SHBA/ Alarm në Shtëpinë e Bardhë, gjendet një pako, dyshohet për eksploziv

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia në SHBA është vënë në alarm pasi kanë gjetur një pako të dyshmitë të  lënë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë fshihet në brendësi të pakos.

Sipas mediave ndërkombëtare Presidenti Donald Trump nuk ndodhet në selinë qendrore presidenciale pasi është në një vizitë në Hawai.

Pakoja është gjetur pranë gardhit të selisë. Alarmi në Amerikë vjen dy ditë pas ngjarjes tragjike ku një person shtypi me kamion 8 persona dhe plagosi mbi 12 të tjerë.

“Një person është arrestuar pas “lëvizjeve të dyshimta” pranë gardhit në pjesën veriore të Shtëpisë së Bardhë”, shkroi në Twitter shërbimi sekret amerikan.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *