Basha zbardh takimin me ministrin Italian: E sigurova që…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Italian Minniti.

Në je deklaratë të shkurtër për mediat Basha tha se …”vlersoj mesazhin e tij për goditjen e organizateave të madhë kriminale dhe goditje e të paprekshmëve”.

Më tej Basha tha se e sigurova se PD, unë dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë që në vend të mos ketë organizata që bëjnë ligjin, mos të ketë të paprekshëm

“Falënderova për kontributin e Italisë kundër krimit dhe trafikut, bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftën kundër krimit të organizuar në vend dhe mora garanci se Italia do të ndihmojë në këtë luftë për të dalë nga gjendja e rëndë e trafikut të drogës.

 Unë vlerësoj mesazhin e ministrit për goditje e organizatave të mëdha të trafikut dhe të të paprekshmëve, mesazh domethënës që tregon se Italia ka përkushtim serioz në këtë ndihmë.

E sigurova se PD, unë dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë që në vend të mos ketë organizata që bëjnë ligjin, mos të ketë të paprekshëm”– tha Basha.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Basha zbardh takimin me ministrin Italian: E sigurova që…”

  1. vang says:

    Pasi luftove ne Lazarat erdhi rradha per te tjerat lum djali .

  2. emigranti says:

    o basha te denoheni dhe ju e saliu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *