Ish-ministri i PD rrëfen anën e panjohur: Pse Azemi s’kërkoi kurrë post. Si e refuzoi Kastriot Islamin për…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Besnik Mustafaj

Nuk kam njohur njeri me instinkt politik aq të mprehtë, sa Azem Hajdari. Kam patur rastin këto kohë  të shoh një përmbledhje të fjalimeve të tij në Parlament, shumica e të cilave, me sa mbaj mend mirë, ishin të improvizuara aty për aty. Sot ato janë një pasqyrë, që tregon kapërcimin fenomenal që arriti të bëjë në jetën e tij ky burrë i ri brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sepse në rastin e tij nuk mund të flitet për evolucion. Është mirëfilli një kapërcim fenomenal. Dhe nuk e kam fjalën për kapërcimin historik që bëri Shqipëria në sajë të protestave të studentëve të udhëhequr prej tij. Historia politike e botës moderne, veçanërisht ajo e Europës, njeh plot shembuj revolucionesh, kur personalitete të spikatura për guximin e tyre kanë arritur të udhëheqin popullin e zemëruar drejt përmbushjes së kauzës, përmbysja e rendit të vjetër.

Por roli i tyre ka mbetur me aq. Me të filluar puna për vendosjen e rendit të ri, vetë zhvillimet i kanë nxjerrë këta protagonistë nga rrjedha si të papërshtatshëm për misionin e ri. Ata kanë mbetur heronj, sigurisht, por pa vazhdimësi personale pse nuk kanë patur brenda vetes pikërisht atë cilësi, që Azem Hajdari e kishte shpesh edhe me tepri: instinktin politik për të ndërtuar. Shumë veta u zunë në befasi qysh ditën e parë të pjesëmarrjes sonë në punimet e Parlamentit të sapozgjedhur e që në fakt, kalendarikisht ishte seanca e dytë, më 17 prill 1991, kur Azem Hajdari u përfshi me një seriozitet prej ligjvënësi të regjur në diskutimet për rregulloren e Kuvendit, si dhe për formulën e betimit të deputetit.

Ndërkohë që asnjëri prej nesh nuk kishte lexuar në jetën e vet tekste të tilla. E kam fjalën për ne, deputetët demokratë. Aq më pak kishte ndonjë ftillim paraprak në këtë fushë Azemi. Por pikërisht ai, i pari kërkon që formula e betimit të deputetit, në parim, të përshkohej nga fryma e Kartës së Helsinkit, që do të thotë se deputetin shqiptar, ai e shihte tashmë si mbrojtës të vijës së parë të lirive dhe të drejtave universale të njeriut. Azem Hajdari hyn deri edhe në hollësirat e tekstit të paraqitur për shqyrtim, kur kërkon që “liritë e shtetasve” të ndryshohet me “liritë e individit”.

Dhe argumenton se “po të themi liritë e shtetasve, nuk marrim në mbrojtje si Kuvend liritë e të tjerëve, që nuk kanë nënshtetësinë shqiptare”. Më 17 prill 1991 do të zgjidhej edhe kryetari i këtij Parlamenti. Azem Hajdari ishte ende student. Partia e Punës, e dalë në shumicë në ato zgjedhje, solli kandidaturën e Kastriot Islamit, i cili vinte nga funksioni i ministrit të Arsimit. Azem Hajdari e kundërshton prerazi atë kandidaturë. “Arsyeja kryesore, – thotë ai, pa lënë shpresë për kompromis, – është mbyllja e shkollës. Jemi studentë, luftuam për liri, na hodhën në rrugë”.

Azemi e ka fjalën për mbylljen e Universitetit të Tiranës pas grevës së urisë të studentëve, që çoi në rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej” dhe heqjen e emrit të diktatorit nga balli i Universitetit. Në po atë seancë, ai mban edhe një fjalim sa të zjarrtë, aq edhe logjik e të strukturuar, në mbështetje të propozimit për ngritjen e një komisioni të posaçëm për hetimin e ngjarjeve tragjike të 2 prillit (1991) në Shkodër. Ai vetë ishte tashmë deputet i Shkodrës. Është një fjalim i çuditshëm, po të kemi parasysh kontekstin kur mbahet.

Azemi e shtron aty fillimisht çështjen në rrafshin konkret për zbardhjen e të vërtetës së masakrës së kryer nga Policia e Shtetit ende në duart e Partisë së Punës dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve, përfshirë edhe përgjegjësit politikë në Tiranë. Pastaj zhvillon në mënyrë krejt koherente konceptin për bashkëjetesën paqësore në pluralizëm si kusht jetik për demokracinë. Në fund e detyron Parlamentin të mbajë një minutë heshtje për të vrarët, duke i dekretuar kështu ata de facto dhe kundër dëshirës së shumicës, si martirë të demokracisë.

Azemi nuk kishte asgjë të shkruar paraprakisht. Por, në sajë të instinktit të vet politik, ai e dinte se i takonte t’i thoshte këto gjëra, duke vendosur kështu qysh ditën e parë të jetës së vet si parlamentar dhe standardet e veta si përfaqësues i rinisë, posaçërisht asaj studentore dhe të Shkodrës, që e kishte zgjedhur deputet në atë legjislaturë. Azemi i ditës së parë të Parlamentit e në vazhdim, Azemi politikan, përbën një nga ato surprizat fatlume të historisë, që sjell ndonjë herë më të rrallë fati në jetën e kombeve, kur këto kombe janë në çaste kthesash të mëdha.

Deri pak muaj më parë, pra, deri në vjeshtë 1990, përveç vullnetit të hekurt për të ecur përpara në jetën e vet individuale dhe familjare, ai nuk kishte dhënë ndonjë shenjë tjetër të veçantë se ushqente ëndrra për ngjitje të ndritshme në sytë e kombit, si ajo që e priste. Ndoshta, pse edhe ëndrra të tilla ishin krejtësisht të pamundura në rrethanat e tij jetësore. I lindur dhe i rritur në një qytet fare periferik si Bajram Curri, në një familje me një mijë e një halle të përditshme ekzistenciale, i detyruar të fillonte punë edhe vetë ende fëmijë, i martuar po ashtu njomëzak e i bërë baba njëzet vjeç, ai kishte ardhur në universitet pasi kishte kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke lënë në shtëpi gruan me djalin që sa kishte filluar të ecte dhe vajzën bebe.

Shkëputja nga familja për të jetuar me privacione të tjera në një dhomë me shumë shtretër në konviktet e Qytetit Studenti dhe nënshtrimi ndaj një disipline krejt të panjohur për të, siç është disiplina e studimeve, kishte qenë doemos një zgjedhje e vështirë, që kishte kërkuar një vullnet të hekurt, një besim të madh në vete e një guxim njerëzor po ashtu të madh, që Azemi i kishte në karakter.

Më 8 dhe 9 dhjetor (1990) e në ditët që pasuan, duke luajtur rolin që luajti për ta shpërthyer pakënaqësinë nën zë të studentëve në revoltë të shprehur në rrugë me thirrjet “Liri-Demokraci” apo “Edhe ne si gjithë Europa”, besimin në vete Azemi do ta shndërronte në besim të dhjetëra mijë të tjerëve, mandej të qindra mijërave, në krye të të cilëve do të vihej për t’u ndeshur dhëmb për dhëmb me një regjim thellësisht represiv e mizor dhe për të triumfuar si mishërues i një kauze të madhe, ashtu siç do ta shndërronte mrekullisht guximin e vet njerëzor në guxim politik për t’i çelur vendit një herë e përgjithmonë horizontin e lirisë dhe të demokracisë.

Të gjithë ata që e kanë njohur Azemin qysh në fëmijëri, një nga të cilët jam edhe unë, do të thoshin se kapërcime të tilla të vrullshme e madje jashtëzakonisht të rrezikshme, ishin gjithsesi brenda temperamentit të tij vullkanik. Ai do ta ruante natyrshëm këtë temperament deri në fundin e parakohshëm të jetës. Por, me të veshur kostumin e deputetit, ai do të shfaqte disa cilësi të tjera të larta, që rrallëkush i kishte pritur prej tij. Të paktën jo aq shpejt.

Temperamenti i tij vullkanik do të lëmohej me një shpejtësi të magjishme dhe aq sa duhej për t’u mbrujtur në një pasion të fortë e frymëzues. Fjalimet e tij në Parlament dëshmojnë pasionin që ushqente ai për debatin, por duke ruajtur pothuaj gjithmonë masën për të mos e poshtëruar kundërshtarin, cilësi kjo që e kanë vetëm njerëzit që nuk urrejnë, gjë që u mungon zakonisht atyre që kanë udhëhequr revolucione të mëdha. Besimin e fortë në vete Azemi do ta kishte deri në mbrëmjen tragjike të 12 shtatorit 1998.

Ama, ky besim në vete nuk e pengonte, siç pohohet qartë në fjalimet tij parlamentare, që t’i jepte pa asnjë kompleks të drejtë kundërshtarit që sillte argumente më të qëndrueshme se argumentet e atij vetë. Sepse Azem Hajdari, ndryshe nga udhëheqësit e revolucioneve, besimin në vete nuk e ngatërronte me vetëkënaqësinë. Dhe interesin e vendit, ai e kishte dukshëm dhe pa modesti të shtirur, përmbi egon e tij. E marr me mend sa e vështirë ka qenë për një burrë si ai mbajtja nën kontroll e egos. Fakt është se ai nuk mori kurrë ndonjë post qeveritar, nuk kërkoi kurrë të përqendronte në duart e veta pushtet ekzekutiv, megjithëse i ka takuar.

Azem Hajdarit i mjaftonte pushteti i jashtëzakonshëm moral që kishte. Dhe ai e përdorte me një mjeshtëri gjenuine tribunën e Parlamentit për ta ushqyer në mënyrë të pandërprerë këtë autoritet moral. Kjo sjellje ndaj pushtetit në të gjallë përbën një themel të sigurt për lavdinë e tij si hero tani post mortum. Fjalimet e Azem Hajdarit në Kuvendin e Republikës sonë përbëjnë në vetvete një histori besnike të sfidave, me të cilat është përballur Shqipëria në periudhën 1991-1998. Sepse deputeti Azem Hajdari ka qenë pjesë- marrës i vijës së parë në përballimin e këtyre sfidave.

Ai nuk i shmanget asnjë problematike dhe përpiqet ta thotë fjalën e vet, pavarësisht kë prek. Azemi nuk ia lejonte vetes të kafshonte gjuhën apo dhe qoftë ta sheqeroste sadopak fjalën për oportunizëm. Këto fjalime janë në vetvete dokumente me vlerë të veçantë për historinë politike të tranzicionit shqiptar. Në raport me të vërtetën, ai kishte një parimësi shpesh shumë të rrezikshme, që e çoi disa herë edhe para plumbave, madje edhe brenda në Parlament, dhe në fund i mori jetën po me breshëri plumbash. Azem Hajdari nuk ishte trim i marrë.

Ai e njihte shumë mirë rrezikun. Por nuk bënte dot ndryshe. Ai nuk do ta humbte kurrë guximin për t’u përplasur për të vërtetën me vrullin e një udhëheqësi revolucioni edhe pse revolucioni, mirë a keq, ishte përmbyllur si proces. Sfidat me të cilat është përballur Shqipëria në vitet 1991-1998, janë mirëfilli ato të ndërtimit nga hiçi të shtetit demokratik. Duheshin themeluar me ligj liritë politike dhe ekonomike të shqiptarëve, duhej themeluar politika e jashtme e hapjes dhe bashkëpunimit të vendit me botën, për ta zëvendësuar izolimin stalinist me integrimin euroatlantik, duhej projektuar dhe zbatuar sistemi i sigurisë kombëtare në rrethanat e reja gjeo-politike, duhej gjendur mënyra e veprimit për ta bërë të sinqertë dhe efikase mbështetjen ndaj çështjes së Kosovës.

Njëkohësisht, duhej ngritur rrjeti i institucioneve të përshtatshme kombëtare për përmbushjen e këtyre objektivave startegjike. Kjo problematikë kaq komplekse dhe e panjohur e nxirrte doemos Parlamentin në qendër të rëndësisë së zhvillimeve për të hartuar ligjet e shëndosha dhe për të shoqëruar dhe kontrolluar jetën institucionale në lindje dhe konsolidim.

E pra, nuk duhet harruar se deputetët e atij brezi e kishin dyfish të vështirë kryerjen e këtij misioni për shkak se nuk kishin asnjë përvojë në politikën e madhe, nuk vinin as me ndonjë kulturë politike të rrënjosur nëpër shkolla të mira apo udhëtime të gjata njohëse në botën demokratike. Në këtë kuptim, ne ishim të gjithë autodidaktë, por autodidaktë të apasionuar. Azem Hajdari ishte mishërimi më i përparuar i kësaj specieje politike të papërsëritshme.

Ai jo vetëm merr pjesë dinamike në debatet për çështjet e sjella në Parlament nga qeveria apo institucionet e tjera shtetërore. Me iniciativën e vet, ai ka sjellë në vëmendjen e Parlamentit shumë e shumë çështje të tjera, që kërkonin vlerësim nga të zgjedhurit e popullit, sipas tij, e që ai i konstatonte drejtpërdrejt në realitet. Ai është i tëri sy, veshë dhe shpirt për pulsin e Shqipërisë. Çështjet “jashtë rendit të ditës” përbëjnë një kontribut më vete në veprën e Azem Hajdarit si deputet.

Një i ri i sotëm, i lindur në vitin kur Azemi u zgjodh deputet dhe i shkolluar mirë, me të drejtë do të pyeste se nga i buronin Azem Hajdarit kompetencat për të thënë fjalën e tij në aq shumë fusha, shpesh pa lidhje gnoseologjike njëra me tjetrën.

Një pyetjeje të tillë unë do t’i përgjigjesha se ai kishte një kureshtje të pashtershme, nuk kishte turp nga padija e vet dhe bënte menjëherë të gjitha përpjekjet për ta mbushur zbrazëtinë, përkulej me modestinë më të madhe para atyre që dinin më shumë se ai dhe dëgjonte shumë, shumë, shumë dhe me një përqendrim dhe mirënjohje prej nxënësi. Kjo ishte edukata e tij njerëzore. Aftësinë për të përvetësuar shpejt dhe drejt atë që lexonte apo ato që dëgjonte, ai e kishte të lindur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

38 komente në “Ish-ministri i PD rrëfen anën e panjohur: Pse Azemi s’kërkoi kurrë post. Si e refuzoi Kastriot Islamin për…”

  1. Jozefina Topulli says:

    Te qifsha ty edhe azemin…nje druvar i thur lavde nje banditi ja cfare jeni ju o shkerdhata qe shkaterruat shqiperine.

    1. I.Hoti says:

      B.Mutsafa i ule vehtes edhe ndonje vlere ,ne paste, kur shkruan keshtu per A.Hajlarin ! Turpi i mbulofte ata dhe kush i ndjek pas keta hiena te kombit!

    2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      Besnik Mustafaj paska rrjedh komplet nga trut me duket ose ka shkrujt per Azemin me nje fantazi prej shkrimtariper nj personazh qi nuk ka asgjo te njejt me Azemi Hajdutin,Kriminelin,Perdhunuesin,Vjedhsin dhe Shkatrruesin.
      Azemi gjeti shesh dhe boni pershesh,ai duhet thane nje e vertet e madhe ene e dhimbshme se pati perkrahjen e amerikonve qi donin shkatrrimin e shtetit shqiptar si interesi kryesor i serbve.Azemi hyni ne Levizjen studentore si element i sigurimit te shtetit dhe pastaj u rekrutu nga Biberajt e Hamerikes duke e kuptu se kamunizmi po jep shpirt.Viktimat dhe te vraret nga Azemi jan kthy sot ne varr nga fjalet e tua mor Besnik Mustafaj.
      Te mshirnoft zoti more QYQAR.

    3. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Azemi ishte nje kopil qe e perdoren per te hapur dyerte e pasme te sistemit por qe pasi e perdoren e hodhen ne rruge si lopa bajgen.

      Besnik.mustafaj rshte nje dainisaur i lashte prej atyre mesuesve te historise se ppsh-se ne vitet e para te shkollave te mesme te sistemit te trapit.

      Problemi.i vetem dhe i vogel qe ka mustafa eshte se si ne ato kohe edhe sot genjeshterat, egzagjerimet dhe bollshitjet qe do qe te tjeret tia besojne i meson per mendesh dhe i beson vet i pari.

      Po per aderimin e shqiperise ne organizaten e vendeve islamike cfare mendonte zemja i tropoljes?? Apo ate e kishit detyre vetem ti me berishen??

      Zgjebarrake te felliqur qe jo vetem qe e gjunjezuat vendin para botes por edhe e shemtuat ne nivelin e shemtise se surreterve tuaj.

  2. capajevi says:

    Nuk na the gje per raportet me Saliun…? teme delikate?

  3. Skrapari says:

    Vetem per instiktet politike mos na fol ! Edhe instikti politike i Azemit eshte si ai instikti i nje lideri politike qw dallove tek Saliu ,atje para LIceut Artistik,kur po shikonit demostraten e studenteve. Me te vertet lider politik na doli miku yt Sali sa edhe ti i ktheve kurrizin ,sepse te tundoi ajo largpamesia politike e tij ,ne shkaterrimin e vendit, ne vrasjen e qytetareve, ne grabitjen e popullit ne interes te femijeve te tij….. Pika qe s’te bie ty dhe instiktit politik te nje rrugaci si Azemi. Po te gjithe aguridhe ini…….

  4. Pensionisti says:

    Ky e ka analizuar veprimtarine e Azemit ne baze te parimeve ML ,qe ka studiuar ne institurin e Marksizem -Leninizmit,kur punonte……

    1. Lefter Lefteri says:

      Pensionisti – 2: Po ti me shoket tu ne cialt shkolla,dhe mbi cilat parime kerkonit ne ate koehe,-,”mos na i prishni kooperatvat bujqesore!”

  5. orli says:

    Besnik! A nuk do te ishte me mire te heshtje se sa te na genjesh ne qe e kemi njohur azemin se cfare rrugaci, hajduti, spiuni, imorali(kete zakonin e fundit e ke dhe ti)ka qene?! Ne njefare menyre qe ka qene maskara e thua dhe ti(tek kapercimi i karakterit)por te pakten trego qe ai ka mbaruar per te patur nje post ne ekzekutiv por qe sala nuk ja jepte kurre sepse e ka ditur qe azemi po te kishte pushtet do behej me i rrezikshem se sala vet.

  6. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Avash avash ore kodosh , se si e ke filluar do na e besh Azemin hero legjendar, po mir ore Niku , po se sa i dhunshem ishte me koleget e tij ne parlament do na thuash gje ore bythlepires ??? Azemi nuk kish kulture , qe nje dru me pre , mesoe njehere cthone shoket e tij student , pervetesuan ngritjen e virgjer te studenteve per fitim politik personal , dhe ky dallkauku na e quan revolucionar me flete , Azemi keshtu e Azemi asshtu ,Azemi lart e Azemi poshte . Na cau drasat me Azemin , mundohen te fshihen pas hijes se Azemit , po ik or kokbidon , Azemi qe nje njeri negativ i dhunshem , bandit i paskrupull dhe asgje me teper…………..

  7. tenhsiao pingu says:

    e paske bo si ke ato hartimet e pionierve te enverit me rastin e 8 nendorit dites se themelimit te partis komuniste shqiptare nga SHOKU YNE I PAHARRUAR ENVER”….
    tamam sic thot poplli “ke flutru me pras n byth”,por ne rastin konkret thuhet “ke flutru me Hajdar n myth”….
    ky esht vec nje hartim romantic,endrra me sy hap,ondrra n diell,…
    ja nje histori reale me Hajdar qe m tregonte nje mik.
    nga vitet 1992 -92 apo 94 ,ishte koha e pushtetit te par te Partis D, nje grup “garipash” vajten dhe takun Azem H. per ceshtje bisnesi.
    I kerkun qe ti ndihmonte me doganat,thjesht ,me ngrejt trarin e doganes per mallin qe do sillnin. Azem H. piu nje shishe uiski per gjysem ore. e pinte uiskin that dhe direct nga shishja ,jo me got. ishin ke hotel dajti.
    ju premtoji se do ti ndihmonte ,pra se do nderhynte qe dogana te mos ja kontrollonte maunet,por faktikisht s beri gje. se historija u la si bicim “neser mas nji jave”…
    ky ishte azem h. lideri demokracis,kta ishin njerzit qe e rrethonin dhe qe e zgjidhnin,dhe e till ishte sjellja e tij.
    llum.
    dhe nji gje.
    azemi bente si I fort.
    kshtu bejn maloket ne pergjithsi. e kan culture. kujtojn se te sillesh “me forc” eshte gje e mir. se ja dalin nji her apo dy,por dikur hasin nanji hunlesh dhe hajn dafllakun e nones s tyne nga kan dal masanej,si azem h i maleve.
    se kujtojn se t tjeret s kan forc. t tjeret s hajn buk.. vetem malot kan muskuj.
    dhe azemi u vra pikerisht nga kjo sjellje prej jopolitikani,sepse ju vajti “t fortve” me forc.
    I doli atyre qe t vrisnin per nji shikim “pse m pe” me pordh dhe me silencjator n dor,dhe desh edhe me u perlesh,dhe vajti per lesh pershesh me presh.
    po t ishte politikan e zgjidhte me politik konfliktin me haklajt e jo me forc.
    kush shet pordh dhe bo si I fort nga forca e ka fundin. esht postulat ky.
    dhe ky postulat veproj ke azem hajkari.
    ata qe shkruajn me e pastru emrin e tij te llumt,jan thjesht si lej fenat qe hyjnonin mao ce dunin ne kin.
    dhe lejfenat vazhdojn avazin… ne shqipni…

  8. ceni boston says:

    po qe vidhte pulat e qytetit, po qe perdhunonte femrat e mban mend ti o Besnik…po qe ishte spiun i sigurimit te shtetit dhe e cuan ne Tirane te mbaronte juridikun kur ishte me 5 dhe 6 ne gjimnaz e di ti? Besoj se po. Po qe bente kondrabande me nafte e mban mend? Po qe u ngaterua me kontrabande armesh apo nuk te kujtohet!

  9. saliu says:

    Instikt per malevite po. Futi kanabisin ne Lazarat(aty e ka dhe bustin). I pari qe u mor me tregtine e armeve, shiste arme e kerceninte gjithkend qe e konkuronte ( gjersa hengri koken nga kjo kontrabande). Gjeja me e mire qe ka ditur te beje ne te gjithe jeten e tij ishin rripat e mesit, ne dyqanin ne Bajram Curri.
    Tipik i malesorit ngaterrestar sic dine te jene vetem ata nga ku e ke dhe ti Z. Mustafaj origjinen.

  10. Loni says:

    Besnik,
    Ke shkruar per te mbrojtur ngjyrat e Tropojes. Argumentet tuaja jane te stisura si mos me keq. Polemizo me Mustafa Nanon po ta mbajti!
    Pastaj c’kuptim ka termi qe shpik: “kapercim fenomenal”?! Varferi mendimi. Ne teresi, shkrim i sforcuar qe nuk i ben nder intelektualit te shquar
    Besnik Mustafaj.
    Loni

  11. Jugu says:

    Hajde bythlepirje prej spiuni komunist hajde. Po ne e njohem Azemin dhe pervecse “guximit” prej budallaj nuk e dallonte gje tjeter.
    Ti thua Azemi kishte “disiplin studimi” ???? Ore je ne vete, ai kurr nuk hapi nje liber, vetem si cub I merrte dhe provimet.
    Mire ti se mund te kesh interesa krahinore, familjare, ekonomike, me te ven e tij dhe femijet, po ky Mero cfare dreqin do qe po ben nje rehabilitim thuajse si bythelepirje per Azemin. Duket se I bashkon gjobvenja si cuba dhe komit, Azemi kercenonte me forcen kurse Mero me gazeten dhe te dy mbledhin fitimet perkatese.
    Jam I sigurt se nje dite do bej te njejten gje edhe per Saliun, nese do ja doje interesi ekonomik.

  12. mirel says:

    Nje lango flet per nje tjeter lango.
    Qen bri qenash qe duheni zhdukur nga faqa e dheut.

  13. Tahir Gashi says:

    Ja kalove dhe Agim Docit me shkrimet per Azemin!
    Po Agimi e kishte nje hall se te jatin te akuzum per gjenocid, Azemi&Saliu nuk e lane ne burg as 24 ore, pune kamunistesh!
    Po ti, je be xheloz per Agron Gjekmarkaj apo Agimin?
    Mos do ju zesh vendin?!

  14. Zgalem says:

    Shkrimi I sotem I B. Mustafait , per A. Hajdarin , me detyroi te jap nje opionin te perseritur . Azemi eshte nje student I revoltuar , qe mbeti student . Nuk arriti te behej politikan , por mbeti ne nivelin e disidentit te perjetshem me gjithcka dhe me c’do gje . I kishte vene vetes detyre , qe te pasurohej pa pune . Perfundoi ne bandit dhe trafikant armesh . Nuk mund te shkruash dy rreshta pozitive per te , me perjashtim , qe urrente regjimin . Vetem kaq . C’jane keto attribute qe I vishen , pas vdekjes ? Sala nuk e donte , kur ishte gjalle Azemi , pas vdekjes I thur lavdi me kurora dafine . Thjesht interesa partiake . Me fal . Sala nuk ka as nje lloj interesi partiak dhe atdheater .Ai njef vetem inters familjare . Jeta e vertetoi ket . Nje grusht njerez , jane ata , qe deformuan demokracine shqiptare . Te tjeret jane te reabilitushem , Te pa reabilitushem mbeten : Pashko , Hajdari , Berisha dhe A. Meksi . Nje lloj si ne diktaturen para ardhese . fajtore te denushem jane Enveri , Hysniu , Ramizi , Kadriu , Te tjeret jane viktima . Permendoria e Azemit , eshte nje veprim me prapavije aspak politike , por personale familjare e Berishes . Vec Berishes , nuk ka njeri opozitar ne Shqiperi . Te tjeret jane jenicere te Berishes . Enveri ka qene me pozitiv si politikan , se sa Berisha me pasusit . enveri ndertoi dhe rindertoi , sado , qe marrezisht . Berisha vetem shkaterroi , nga themelet , jo vetem Shqiperine faktike , por dhe vete njeriun shqiptar . Zgalem

  15. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Me vjen keq o Besnik qe e ul kaq shume veten, te mbaj per intelektual,por nuk me besohet si e ve dijen tende ne sherbim te nje banditi, ndjese paste( themi kendej se eshte gjynah te shash te vdekurit,por une nuk po e shaj, duke thene nje te vertete) . Ju qenkeni “mielli i nje thesi” me Azema, Berisha e shume te tjere, ose me mire, siç ju ka quajt i madhi F Noli :
    A te duhen tropojane,
    Qe lepijne ne çdo sahane,
    Qe e perçajne vatane,
    Shko e merr tropojane…

  16. tonia says:

    Azem Hajdari ishte nje bandit qe bente pjese ne organizaten kriminale qe e quante veten “Mafia e Veriut” dhe drejtohej nga Isuf Haluci ,ne te cilen bente pjese edhe Skender gjyqtar Haluci.Vrasjen e Isufit e organizoi Azemi kur vendosi te merrej me politike per te mos pasur nje deshmitar qe kishte qene “Bossi” I tij te cilit I bindej si qen I rrahur. Azemi nuk u arrestua me Isufin e te tjere se ishte ushtar ne ate klohe,ne Kukes, dhe ishte psikopat.Nga niveli mendor ishte nje idiot noterik.
    Besoj qe keto qe po shkruaj I di edhe ti Besnik dhe glorifikimi I |Azemit eshte nje perpjekje e pa skrupull per te ngritur ne piedestal nje kriminel ordiner.Pse?Ti e di por e dine edhe te tjeret qe e kane njohur ose kane degjuar per Azemin tend “hero”.Duhet te te vije turp per c’ke shkruajtur se ti ,te pakten ,je I shkolluar,por kurre nuk ke qene e nuk je intelektual.

  17. Aliu says:

    Besnik! Turp per ty. Ti vete ke thene per Azemin shume nga ato qe thone komentuesit ketu. I kam degjuar me veshet e mi dhe i ke thene kur Azemi ishte gjalle. Mos do te thuash tani se ne ate kohe beje shaka dhe tani je serioz. Je dikushi dhe me vjen shume keq qe e felliq veten. “Per te vdekurin nuk flitet keq” thote populli, por Azemi ka vdekur shume kohe me pare dhe nuk eshte fjala per nje njeri qe s’ka bere deme. Tjetra, nuk te detyron askush te flasesh keq per te, por kjo qe ke bere tregon nje ane te erret te karakterit tend.
    Turp

  18. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Me vjen keq o Besnik qe e ul kaq shume veten, te mbaj per intelektual,por nuk me besohet si e ve dijen tende ne sherbim te nje banditi, ndjese paste( themi kendej se eshte gjynah te shash te vdekurit,por une nuk po e shaj, duke thene nje te vertete) . Ju qenkeni “mielli i nje thesi” me Azema, Berisha e shume te tjere, ose me mire, siç ju ka quajt i madhi F Noli :
    A te duhen sharlatane
    Qe lepijne ne çdo sahane,
    Qe e perçajne vatane,
    Shko e merr tropojane…

  19. Termal says:

    Aman ore Besnik me keto perralla me mbret! Pastaj ajo ndeshje” dhemb per dhemb me diktaturen” qe na paskesh bere Azem ” trimi “!? Kujt ja tregon keto more Beso,kalamanjve te kopeshtit ? Intelektual i menderes je edhe ti,genjeshtar i tipit komunist .Kushedi sa lart do ishe ngjitur me keto cilesi qe ke sikur ai sistem te mos kishte rene,natyrisht jo prej Azemit apo Saliut.Prej tyre apo edhe studenteve ai do te mbijetonte akoma njemije vjet.Jane krejt te tjera arsyet dhe kete duhej te thoje ne vend te budallalleqeve.

  20. spartaku says:

    Nuk ka malok me instikte te mprehta ashtu siç thot ky Besnik Gomari per Azem Hajdartradhetarin.Kemi shembull Sali Berishen qe eshte koqe gomari,qe nuk di nga lidhet gomari.Saliu po te dinte nuk e shkaterronte shqiperine,e dogji dhe vrau sa deshi.Shiti nje pjese te trupit te atdheut ja dha greqise.Pra maloket,historikisht kane qen tradhetar,si Ahmet Zogu qe i shiti Shen Naumin jugosllavise.Prandaj mos fol kot ti Besnik Muatafaj,mos u mund te mbulosh mutin me shurre,se Azem Hajkari ishte krimiel dhe njeri i trash,me i trashe se bagetia.

  21. Populli says:

    Nuk te dinim kaq gjysmak zoti Mustafaj. Gjysmak ne sinqeritet, gjysmak ne kulture, gjysmak ne analize. Kujt i duhen keto qe shkruan? Pse nuk thua se perse u vra ai bashkepatriotiyt, kush e vrau, cilat ishin bemat e padukeshme te tij, cili ishte formimi i tij, cila ishte e kaluara e tij, cila ishte e ardhmja e tij, cilet ishin miqte e tij, cilet ishin armiqte e tij, perse nuk i bene hetimin, kujt i duhej heshtja rreth tij.
    Pa thene keto o Mustafajti vetem se tregon qe ose je gjysmak, ose te eshte thene qe te shkruash keto per te justifikuar bustin. Do flase koha, mos u ben merak.

  22. bashkatdhetari says:

    Kujtuam se do te kishe mesuar pak nga shkolla e dibres or dhanderr por nuk qanka e thane pa nje dhander e pa nje magjar mos e e lante zoti shtepin e robit…..nuk mund te dalish dot nga bataku i b,lepirseve ,a e shikon qe asnje koment nuk te jep te drejte per ato qe shkruan ,hajt tung.

  23. shqiptari says:

    IK OR MALOK , mbron maloku malokun , e dhjen SHQIPERIN nga te kater anet , kjo rrac shkerdhat , bejn dhe heroin horrat hajdutet e kriminelet , ,azemin si rrugaç ordiner me shloll komunale per kpucar , e vran per pazare te prishura , kurse ti legen shite godinen e ambasades ne paris dhe bere shpi ne Tiran kur ishe minister i jashtem dhe ambasador ne paris , rrac e felliqur shporru me ate surrat si byth kriminelet e ti vendi .

  24. pincopalino says:

    çna qave hajdarin….

  25. I TILLE JE , SA HERE QE HAP GOJEN ! says:

    Nuk me ka pelqyer kurre ky njeri medioker , perfaqesues i islamizmit “modern” !
    Ai eshte nen nivelin mesatar te qytetarit shqiptar , por nuk e kupton dot kete , ndaj
    vazhdon t`i beje hosanara banditit tropojan , me shprese te rikthehet ne politike
    permes UDB-ashit tjeter , Lulushovicit !

  26. Edi says:

    Po kerkon ndonje post akoma ne PD ne kujtim te kohes se vjeter,si atehere kur ishe minister dhe “cunat” qe coje ne Zvicer te binin pjesen?

  27. Lili says:

    Besniku e mbron azemin se te dy ishin te lidhur ma shume se c’na tregon besnik zeza… ishin te lidhur ne imoralitetin e tyre me femerat, ishin te lidhur me imoralitetin e tyresi spiun ,po ishin edhe te lidhur se besniku duke mbrojtur Azemin kerk9n te mbroje vetin ne fakt,se gjithe «  dijen » e tij Azemi e fitonte nga Besniku,qe i perpunonte fjalimet…
    Mut nje ,po mut ma i madhe ky Besniku,e kete po e tregon me kete artikel,se sa mut eshte .. duke u munduar me na ba budallenj,neve qe e njohim mire Azemin, besnikun edhe veprimet e tyre.
    Kur t’u ka dukur burr i mire Azemi: kur i ka thye hundet fatmires deri sa i vdiq ne bark femija, kur ka perdhunuar shoqete ne konvikt,ndoshta me ndihmen e Besnikut e Elses, apo kur i ka shitur vajzat me ndihmen e te dyve tek kosovaret,

  28. Shqiptari i Ilirise says:

    E kupton o Besniku i malsise qe nuk ke asnje perkrahes ne oponionet pozitive qe jep per nje bashibuzuk?

  29. sula says:

    Tropojanet jane tipike dhe unikale:-Vrasin me shume njeri tjetrin dhe fshihen pas genjeshtres-Pra te vrasin naten e te qajne diten ….se edhe Besniku ka qen ne banden famekeqe te tropojaneve….tani na flet “si pastor i penduar”.

  30. NUK BEHET SHQIPERIA ME MALOK E MUSTAF SI PUNA JUAJ, PO IK FSHI BYT,,,,

  31. Vesi i Hienes says:

    Ato qe thoshte Azemi ishin te parapergatitura dhe e trimeronin, si agjent qe ishte para dhe pas dhjetorit. Ndersa kryeneçesia dhe gjaku i shprishur nga veset dhe grykesia i moren jeten, pas disa atentatesh. Thjesht nje figure e ndotur, nje hiene, qe i solli shume (po tmerresisht shume) zullume ketij vendi. Per fat te keq, politika shkaterrimtare “demokratike” vazhdon ende per inerci pas afro 30 vitesh.

  32. @autori says:

    Me duket se ti Besnik, nuk ke qene deputet ne 91, apo jo? Megjithate, cdo student i juridikut mund te permende perciptazi disa terma si “Karta e Helsinkit”, etj. Merite e quan ti kete? Sa per kontribute ligjvenese te Azemit, po te them se askush nuk i merrte ne konsiderate ato. Ishin te tjere ata deputete te PD-se (Ruli, Pashko, Meksi, etj.) qe ishin caktuar te perpilonin ligje dhe rregullore. Mos bej karagjozin me meritat e Azemit. Pune spiunash..

  33. lili says:

    A i lexon komentete lexuesve ky idioti qe shkruan karlliqe dhe i thur lavde nje banditi e kontrabandisti qe nuk kishte breke per te nderruar dhe jetonte i martuar ne nje dhome ne qytetin studenti…ku i gjeti parate ky hajdut e bandit qe beri vila ne Tirane…kete te shkruaj ky se sa per inteligjence e politike berje e njohim mire se sa idiot qe azemi

  34. Sali qeni qeni i qenit says:

    Bashkohem me komentet, Azemi ishte me te vertete kriminel dhe Azemi eshte organizatori i kriminalitetin shqiptar. Sala nuk beri gje tjeter vetem se e organizoj edhe me shume krimin shqiptar.

Lini një Përgjigje te orli Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *