Muli shpjegon planin e revolucionit bardhë e kaltër

3 Nëntor 2017, 19:44Antena TEMA

Muli ka marrë përsipër të bëjë strategun e revolucionit bardhë e kaltër.

Pas fillimit të kursit për të mësuar greqisht me Nerënxllarin, ai ka hedhur dhe idetë e para të fillimit të revolucionit.

Plani është që revolucioni të mos jetë militar, por i diversifikuar në forma të ndryshme.

Do të ketë sulm biologjik, sulm gastronomik, sulm etik dhe në fund, sulm fizik.

Nerënxllari ka marrë përsipër sulmin biologjik dhe gastronomik.

Sipas një plani që ja ka shpjeguar Mulit në detaje, ai do sjellë një sasi të madhe frutash të thata që përmbajnë radioaktivtet dhe droga të lehta, dhe do t’u shpërndahen demokratëve falas në shtëpi.

Për një muaj rresht ata do të konsumojnë frutat e thata me radioaktivitet dhe droga të lehta, për t’i deformuar biologjikisht dhe për t’i bërë rezistentë ndaj vështirësive fizike gjatë revolucionit.

Nerënxllari ka një sasi të madhe frutash të thata të gatshme për t’i groposur se janë importuar nga rajoni i Çernobilit, dhe ato do t’ua shpërndajë demokratëve që do të marrin pjesë në revolucion.

Pastaj do operohet me fruta me krimba, kundër policisë dhe forcave të armatosura.

Nerënxllari do të bëjë disa dhurata për furnitorët e policisë dhe ushtrisë me fruta me krimba, të cilat i ka me shumicë, dhe kur ata të bëhen gati për përballjen e madhe, do të kenë probleme të forta jashtëqitje, heqje barku dhe helmime.

Kjo e ka bërë shumë entuziast Flamurin, pasi nuk lind nevoja të përdoret forca mbi policinë.

Ajo nuk do rezistojë dot.

Sulmi i tretë do të jetë etik.

Do të prodhohen disa patenta të “Saje Qorrit” si pilot nëndetëseje për të çuar drogë në Itali, pilot avioni, pilot balone, dhe një liçencë për zhytje nënujore me bombla oksigjeni, që nënkupton daljen ilegale në brigjet e Italisë.

Këto do bëhen në disa kopje dhe do t’u shpërndahen demonstruesve.

Në fund do të ketë dhe disa sulme simbolike fizike.

Do të digjet dyqani i Karminës në Bllok, që të revoltohen demokratët dhe pastaj do nisë sulmi mbi Kryeministri.

Muli tha se Flamuri i këtij revolucioni është ngjyra e bardhë dhe e kaltër.

-E kaltra është PD, kurse e bardha përfaqëson pastërtinë tonë, tha Flamuri.

Nerënxllari që ndjek nga afër Mulin në çdo lëvizje, sapo mbaroi, i dërgoi mesazh: Bravo Megalo!

-Më vjen keq, ja ktheu Muli. Unë  nuk jam megaloman, u përpoqa të isha i thjeshtë dhe i kuptueshëm për njerëzit.

1 komente në “Muli shpjegon planin e revolucionit bardhë e kaltër”

  1. Flm says:

    Na e shpifet me keto ligesira… partiake.
    Nuk e kuptoni o injorante qe gazetari eshte per te “mbrojtur” vlerat dhe demokracin, eshte per te vene standarte dhe moral Qytetareve dhe lexuesve dhe jo te bije kaq posht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje