Preç Zogaj… “In Love”: Si erdhi libri me 101 poezi dashurie

3 Nëntor 2017, 16:13Kulturë TEMA

Në mjediset e UET, përballë një auditori të mbushur si asnjëherë me poetë, shkrimtarë e njerëz të letrave, Preç Zogaj ka qenë thjesht një poet, lirik i dashurisë.

Libri i tij, përmbledhja poetike “In Love, 101 poezi dashurie”, botuar nga Mapo Editions, është shoqëruar nga  fjala e Gëzim Bashës, e vlerësuar si një tekst unik se si mund të shihen poezitë e dashurisë. Ky libër vjen në pritje të panairit të librit që hapet në mesin e nëntorit, dhe është e përfshirë në kontekstin e strukturës së ndërtuar pranë UET me idenë e ngritjes të një klubi të letërsisë kontemporane shqipe, me takime periodike duke kulmuar tek hapja e degës së letërsisë së Universitetit Evropian të Tiranës.

Duke ndalur në format që ende s’kanë ndryshuar në të bërit e promovimeve poetike, Zogaj u ndal në idenë e botimit të këtij libri duke thënë se: “Ishte ide e Henri Çilit, që përkoi me një mendim që kam krijuar edhe unë me veten time, sepse me çdo autor ndodh një proces i tillë, që precipiton ai që është koncentrati i subjektit krijues me kalimin e viteve . Sepse kur fillojmë, të gjithë pretendojmë të nisim si lumenjtë e gjerë. Shkruajmë poezi, prozë merremi me shumë gjëra të tjera por pastaj vjen në moment në jetë që bën shoshitjen dhe përfundon tek ai koncentrati që më duket se është fiks poezia lirike e dashurisë.

Në këtë vit letrar të panairit, Henri më propozoi të paraqitesha me librin përmbledhës 101 poezi dashurie. Është ky moment ku mori jetë ky libër.”

Me tej Zogaj tha se me këtë promovim, mbresëlënës për të ka qenë parathënia e librit, shkruar nga Gëzim Basha, një poet që ka lënë Shqipërinë prej 20 vitesh dhe jeton në SHBA, njohës i mirë i letërsisë botërore dhe asaj shqipe.

“Kjo parathënie është dhuratë e veçantë për poezinë time, por edhe një lloj modeli se si mund të shikohet, e prezantohet para lexuesit poezia e dashurisë, kur je ti dhe lexuesi.  Ky njeri është i prirur drejt së bukurës. Kjo është shumë e thjeshtë për ta thënë por shumë e vështirë në përgjithësi në këtë gjurulldinë e madhe ku përfshihemi vazhdimisht, humbasim shpesh sensin e së bukurës. Edhe e bukura duket sikur është përjashtuar, duke marrë rëndësi e dobishmja, pragmatistja. Kur në fund të fundit arti poezia, i kushtohen së bukurës, sado skematike është kur e themi por kjo është ligjësia.”.

Ndërsa, përkthyesi e shkrimtari Rudolf Marku tha se “Në traditën evropiane poezia e dashurisë është konflikti mes tundimit sensual ndaj femrës, ose e kundërta, dhe përjetimit shpirtëror. Nga ky konflikt lind një tension metafizik që krijon edhe poezinë e dashurisë. Tek Preç Zogaj poezia është zbulim si për herë të parë, ose krijimi për të parit e universit. Kjo mahnitje e e zbulimit për herë të parë, ngazëllimi apo pasiguria – të gjitha, bëjnë një kompleks ndjenjash, që janë komplekse të zbulimit të krijimit të universit. Poezia e Preçit në përgjithësi, në vecanti poezia e dashurisë është një mahnitje. Mahnitja e prekjes për herë të parë, e atij fëmijës që e sheh botën për herë të parë. Ky është poeti. Nëse poeti nuk e ka këtë mahinë, nuk ëshë poezi- ai është tharmi i poezisë. Preçi ka zgjedh 101 e poezi, por në fakt mund të ishin dhe 1001 netët e magjike të poezisë. Sepse gjithë në një kuptim gjithë poezia e Preçit

1 komente në “Preç Zogaj… “In Love”: Si erdhi libri me 101 poezi dashurie”

  1. lora says:

    A thua me te vertete qe te kete poezi dashurie kaq te bukura si thuhet nga Preç Zogaj, kur e shikojme dhe degjojme per dite me nje urrejtje çnjerezore ne butesine e tij dhe te pambarimte neper televizione e me shume ne tv Klan? E, s’ka se si te dashurosh kur urren! Mos valle eshte hipokrizi, mos valle eshte çmenduri apo si ta mendosh dhe ta thuash. Preçi politikan qe ne partine e tij mbron “Agimin e Arte” grek ne Himare dhe Preç i lumturuar nga dashuria! Si mund ti perkufizosh keta njerez qe dalin nga vetja e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje