“Tahiri”/ Deputetët e Bashës braktisin Komisionin e Ekonomisë, LSI jo

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetët e PD edhe sot kanë braktisur mbledhjen në Komisionin e Ekonomisë, duke përdorur si kauzë çështjen “Tahiri” edhe pse Prokuroria po heton për këtë dhe derimëtani nuk ka paraqitur ende prova që implikojnë ish- minstrin në dosjen “Habilaj”.

Por ndryshe nga PD, deputetët e LSI-së qëndruan deri në fund në komision ku po diskutohej buxheti.

Por ikja e deputetëve të PD nga mbledhja nuk ka mbetuar  pa një reagim nga kryetari i këtij Komisioni Erjon Braçe.

Ai u tha deputetëve të opozitës se…” Fakt është se deputeti Tahiri është pa imunitet dhe nën hetim. Institucionet kanë mundësi të hetojnë”.

PJESE NGA DEBATI NE KOMISION

Spaho: Nuk do bëhemi pjesë e përpjekjeve të maxhorancës për të paraqitur realitetin si normal

Braçe: Fakt është se deputeti Tahiri është pa imunitet dhe nën hetim. Institucionet kanë mundësi të hetojnë

Spaho: Për aq kohë sa maxhoranca mbron Tahirin, qëndrimi jonë është për të sensibilizuar opinion publik që të reagojë nga bashkëpunimi i qeverisë me krimin

Braçe: Kreu i opozitës jo vetëm ka sulmuar prokurorinë, por ka mohuar dhe faktet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *